Ndër monumentet e kulturës me rëndësi kombëtare në qytetin Bansko është Shtëpia Veljanova. Historia e saj lidhet ngushtë me dy bullgarë të njohur – Ivan Haxhiradonov dhe Veljan Ognev. I pari ishte ndër tregtarët më të pasur të pambukut në këtë krahinë. I dyti – zograf dhe gdhendës në dru njihet me popullarizimin e afreskeve mondane mbi mur në Shkollën e Pikturimit të qytetit Bansko.
“Kjo është një nga shtëpitë më të vjetra në qytetin Bansko. Ajo u ndërtua në mëzin e shekullit XVIII dhe është përfaqësuese e të ashtuquajturës shtëpi kështjellë – tregon Georgi Pitov, ciceron në Shtëpinë Veljanova. – Domethënë përveç një vend për jetesë, ajo ishte edhe një vend për mbrojtje. Për arsye të anarkisë së madhe në Perandorinë Turke dhe bandat e shumta të plaçkitësve banorët e qytetit Bansko filluan të ndërtojë shtëpi – kështjellë, me mure të trasha prej guri. Në disa shtëpi ato mure ishin nga një metër, një metër e gjysmë. Shtëpitë kanë edhe porta të forta prej druri dhe struka. Gjatë shekullit XVIII qyteti Bansko u zhvillua si një qendër tregtare. Banorët transportonin pambuk, duhan, verë, afion, erëza të llojllojshme nga Greqia dhe nga rajoni i Detit Egje për Evropën Perëndimore. Nga atje importonin mallra industriale dhe armë për Perandorinë Turke. Në këtë mënyrë ata grumbullonin pasuri të konsiderueshme për atë kohë. Pikërisht ato pasuri tërhiqeshin shumë grabitës. Për këtë arsye banorët e qytetit Bansko filluan të ndërtojnë shtëpi të këtij tipi.”
Mirëpo, Ivan Haxhiradonov falimentoi, sepse tregtia me pambuk filloi të realizohej në det nga portet e Greqisë deri te Triesti të Italisë. Atëherë ai i shiti bashkisë shtëpinë.
“Në vitin 1835 në Bansko mbërriti Veljan Ognev, i cili ishte ndër piktorët e njohur të Shkollës së Dibrës – tregon Georgi Pitov. – Ai erdhi këtu me ftesë të kryetarit të bashkisë Lazar German, që të pikturojë kishën “Trinia e Shenjtë”. Atëherë ai u njoh me motrën e murgut, mësues dhe piktor bullgar Neofit Rillski – Sofija Benina. Veljan Ognev u martua me të dhe bashkia i ofroi atij këtë shtëpi si pjesë e honorarit. Ai e restauroi dhe e pikturoi. Kjo ishte shtëpia e parë e pikturuar në qytetin Bansko. Edhe më sot më mirë ruhen afresket djathtas së të ashtuquajturës dhomë të grave. Kjo është dhoma e amvisës, në të cilën ajo priste mysafiret e saj. Aty ka dy afreske mbi mure – njëra nga Stambolli, tjetra – nga Venecie. Në ato piktura dominon e kaltra dhe prandaj ajo njihet si Dhoma e Kaltër.
Sofija Benina ishte bashkëshortja e dytë e piktorit Veljan Ognev. Para kësaj ai kishte martesë me një italiane, me të cilën udhëtuan shumë dhe ai kishte parë një pjesë të madhe të Evropës. Kur ai mbërriti në Bankso dhe u martua, deshi, që dhoma e bashkëshortes të jetë më e bukura. Prandaj pikturoi ato dy afreske mbi muret. Përsa iu përket ornamenteve të pikturuara mbi tavan, ato janë të njëjtat si e kishës “Trinia e Shenjtë”. Konsiderohet se më parë ai i rikrijoi në tavanin e dhomës dhe pasi i pëlqeu i transferoi në kubenë e kishës.”
Nën dhomën e madhe fillimisht ishte stalla dhe për këtë arsye kjo dhomë ishte më e ngrohtë dhe familja mblidhej aty. Pasi ishte mjaftë e errët, Veljan Ognevi pikturoi pasqyra mbi muret, që të krijojë iluzionin për një dhomë më të ndritshme dhe më të madhe. Aty është edhe oxhaku i madh, zjarri i të cilit shërbente për ndriçim, për ngrohje dhe për përgatitjen e ushqimit.
Pranë kësaj dhome është punishtja e amvisës, ku janë tezgjahu dhe vegla të tjera, të cilat ajo i shfrytëzonte për qëndisje, tjerrje, thurje e të tjerë. Pas kësaj është dhoma e fëmijëve. Pas lindjes së fëmijës ai veçohej në këtë dhomë bashkë me nënën dhe të atin, përderisa mbushte moshën trevjeçare. Pas kësaj fëmija transferohej në dhomën e përbashkët, ku ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes. Në anën e majtë ndodhet dhoma e mysafirëve. Veljan Ognev pikturoi të gjitha muret e kësaj dhome. Mirëpo, shtëpia për një kohë të gjatë përderisa të bëhet muze nuk kishte pronarë. Si rezultat pjesa e madhe e këtyre afreskeve janë në gjendje shumë të keqe. Gjatë restaurimit të shtëpisë specialistët zbuluan, se pronarët pas piktorit Veljan Ognev asgjësuan disa prej afreskeve duke i ngjyrosur muret. Ndër afresket e ruajtura të shtëpisë ka skena me ujq. Konsiderohet se ato kafshë janë nga pak shtazët që bëjnë familje për mbarë jetën. Dhe në se njeri prej çiftit vdes, tjetri mbetet i vetëm deri në fund të jetës. Me këtë zografi deshi të tregojë sa ngushtë ishin lidhur me bashkëshorten Sofijën.
Gjatë verës familja shfrytëzonte më tepër çardakun. Edhe më sot në të mund të shihet i ashtuquajturi qoshk – një qoshe për pushim. Aty ka edhe një oxhak të vogël për përgatitjen e ushqimit. Në çardak ka gdhendje të shumta të drurit, në katin e parë ishin punishtet dhe bodrumet. Një hollësi interesante është se në dhomën e fëmijës ndodhet hyrja e strukës së shtëpisë. Drejt saj ka një shkallare prej guri. Në të kaluarën me një tunel special, kjo shtëpi lidhej me shtëpinë fqinje Sirleshtova. Shtëpia e fundit ka një strukë më të mirë me më shumë dalje.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Pavllova dhebulgariatravel.org
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..