70 vjet, prej tyre 45 në skenë. Ata dy përvjetorë i shënoi artisti i madh bullgar në pantomimë Veljo Goranov. Kjo u bë me mono spektaklin “Incizimi i fundit i Krapit” në teatrin e kryeqytetit “Sëllza i smjah” (“Lot dhe gaz”). Autori i pjesës është Samjuëll Beket – njeri prej krijuesve të teatrit të absurdit. Në një intervistë për Radio Bullgarinë artisti me famë botërore në pantomimë Veljo Goranov rrëfen:
“Ky është një hero i zhytur në vetminë. Pranë tij nuk ka asnjeri – as mi, as të afërm. Ai ka vetëm kujtimet e incizuara. Ideja e regjisorit Boris Radev ishte të tregojë se çdo njeri lë diçka pas vetes. Disa lënë fëmijë, të tjerë para, të tretë – apartamente e kështu me radhë. Krap dëshiron të lërë kujtimet e tij për atë që ka përjetuar gjatë viteve. Mirëpo, fillon një epokë e re, ajo e teknologjive digjitale. Kështu ai kupton, se gjithçka që është incizuar në teknologji analoge duhet të transferojë në të digjitale, në se dëshiron të mbetet pas tij. Duke synuar të bëjë këtë, papritmas heroi zbulon, se në fakt tërë jeta e tij ishte boshe. Ai nuk ka kujtime; në atë, që ka përjetuar nuk ka asnjë kuptim.”
Megjithëkëtë në pjesë ka një fije optimizëm. Ai përmbahet në kërkimin e lumturisë, në kërkimin e atyre çasteve, të cilët i mbushin jetën me përmbajtje.
Një nga shfaqjet, në të cilat Veljo Goranovi luan në teatrin “Lot dhe gaz” është “Inkuizitori i madh” i Dostoevskit. Për tekstin artisti tregon: “Përmbajtja e tekstit është tepër ndikuese. Në nja njëzet faqe Dostoevski ka thënë aq shumë. Në se do të lexohen me kujdes të gjitha fjalët e tij njeriu do të zbulojë, se për nga kuptimi ky tekst mund të barazohet me Biblën. Mund të them, se në repeticionet para çdo shfaqjeje nuk kursej forcë. Krahas kësaj para çdo spektakli nevojitem të paktën dy – tre orë, që të përqendrohem në personazhin, të cilin duhet të rikrijoj në skenë.”
Në vitet 70-të dhe 80-të të shekullit XX Veljo Goranovi krijoi grupet e para të pantomimës – Studio “Pantomima” dhe Teatri “Lëvizja”. Në Festivalin e Pantomimës dhe Mim-dramës në Londër në vitin 1980 ai u shpall mima numër 1 në botë. Tani është menaxheri i programit të teatrit “Lot dhe gaz”. Megjithë këtë vazhdon të luajë dhe të vërë spektakle. Në lidhe me jubileun u dekorua me fletën nderi të çmimeve teatrore “Askeer”.
Mirëpo, pse Veljo Goranovi nisi të merret me pantomimë? Vet ai e shpjegon këtë vendim me lirinë, të cilën në të kaluarën i ka dhënë atij kjo gjini teatrore. “Para saj nuk ka barrierë gjuhësore dhe kështu para meje u hapën mundësi të vizitoj vende të ndryshme. Megjithëqë Bullgaria ishte një shtet i mbyllur, në sajë të pantomimës udhëtova pothuajse në mbarë botën. Krahas kësaj si krijues kisha mundësi të prezantoj para publikut atë, të cilën mendova se do të jetë mirë që njerëzit të dinë.”
Çfarë i sjell artistit Veljo Goranov gëzim më të madh në jetë?
“Dashuria e miqve dhe kolegëve më sjell gëzimin më të madh në jetë. Kam familje, të cilën e dua. Krahas kësaj kam edhe skenën, të cilën jo vetëm që unë e dua, por edhe ajo më do. Dhe tashmë 45 vjet jetoj me këtë dashuri.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..
Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme..