Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për kurajën e Ministres së re të Arsimit dhe Shkencës

Meglena Kuneva
Foto: BGNES

“Aktualisht të gjitha reformat lidhur me arsimin janë çështje kuraje. Ky është mendimi im dhe hapi im në marrjen e kësaj përgjegjësie si Zëvendëskryeministre. Mund të humbasësh shumë gjëra, por po të humbasësh kurajë, atëherë do të humbasësh gjithçka, kurse tani reformat në fushën e arsimit janë pikërisht çështje kuraje.” - Këtë e deklaroi Meglena Kuneva para gazetarëve në Parlament disa minuta pasi u zgjodh Ministre e Arsimit dhe Shkencës. Ajo u ul në karrigen e prof. Todor Tanevit, i cili u detyrua të japë dorëheqje për shkak të skandaleve rreth manualeve dhe programeve të reja shkollore, duke shkaktuar interpretime, si për shembull “shkelje e kulturës” dhe “shpërbërje e identitetit kombëtar”. Kështu profesori-politolog rriti numrin e ministrave të arsimit, që u gjendën në kurthin e “kulturës së cenuar bullgare”. Salla plenare nuk mban mend debate kaq të nxehta me rastin e nominimit të një ministri, sa gjatë nominimit të Zëvendëskryeministres Meglena Kuneva nga kuota e Bllokut të Reformatorëve, që marrin pjesë në qeverisjen e vendit, por “gjithçka është mirë, kur përfundon mirë”. Meglena Kuneva mori portofolin e ministrit në saje të 104 votave të ministrave. Pushtetarët nga GERB e përkrahën në votim, por gjatë debateve ishin të matur. Ajo mori miratimin e një pjese të reformatorëve, të Qendrës Demokratike Bullgare, të patriotëve dhe të të pavarurve. Pavarësisht nga kritikat a ashpra të kundërshtarëve të Kunevës, rezultatet ishin 66 “kundër”, 31 “të abstenuar”, kurse 15 nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë dhe “Ataka” nuk ishin në sallë. Kështu përsëri në saje të kuorumit të pakësuar Zëvendëskryeministrja mori postin e ministres dhe u parandalua tronditja e radhës në kabinetin “Borisov 2”.

“Ju ofroj një prej xhevahireve më të mira intelektuale në Bullgari – zonjën Kuneva!”, tha prof. Tanev, duke e paraqitur ministren e re. Në qoftë se mbetemi në lëmin e leksikut të profesorit, mund të kujtojmë një prej bizhuve të Madlin Olbrajtit – një karficë zbukurimi me qelq të thyer, si njëfarë simboli se ajo ka arritur të depërtojë përmes “tavanit prej qelqi” të një bote mashkullore dhe të bëhet gruaja e parë, që ka zërë karrigen e Ministrit të Punëve të Jashtme të SHBA-së.

Meglena Kuneva gjithashtu arriti të depërtojë në “tavanin prej qelqi” të traditës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, duke u bërë ministrja e parë, e cila nuk është përfaqësuese e gildës. Atyre, të cilët mendojnë se ajo nuk disponon kualifikimin e domosdoshëm, mund t’u themi se ndoshta ka një Ajnshtajn bullgar, që do ta kryesonte këtë ministri, por politika është një punë tjetër. Meglena Kuneva është një prej fytyrave-emblemë në politikën bullgare. Ajo është jurist për nga arsimi dhe disponon titull shkencor. Ajo ishte Ministre e Çështjeve Evropiane në kabinetet e Simeon Sakskoburggotski dhe të Sergej Stanishevit, si dhe komisionarja e parë evropiane në komisionin “Barozu” në resorin: “mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve”. E mbajmë mend gjithashtu si kandidate për Presidente të Republikës. Partia e kryesuar nga ajo “Lëvizja Bullgaria e Qytetarëve” u bë pjesë e Bllokut të Reformatorëve dhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare merr pjesë në udhëheqjen e vendit. Si Zëvendëskryeministre në kabinetin e Bojko Borisovit angazhimet e saj me prioritet janë krijimi i një strategjie për luftimin e korrupsionit dhe përgatitja për kryesinë bullgare të Këshillit të Evropës gjatë vitit 2018.

Një prej “tavaneve prej qelqi”, në të cilat Ministrja Kuneva duhet të depërtojë, është absorbimi i drejtë i mjeteve në kuadrin e programit operativ për shkencën dhe arsimin, mjete të cilat duhet të shpërndahen deri në vitin 2020 dhe kapin shumën 1.37 mlrd leva, bashkë me bashkëfinancimin kombëtar. Për shkak të resorit të Zëvendëskryeministres nuk është sjellshëm të mendohet për praktika eventuale korrupsioni. Si Ministre Meglena Kuneva duhet të thyejë shumë “tavane prej qelqi”, të bashkojë dhe jo të ndëshkojë rivalët e saj në vend, të provojë se portofoli i ministrit nuk është për shkak të dëshirës për më shumë pushtet, “por që të ketë fuqi arsimi në të ardhmen”, që të mund të arrijë idenë e vet për “shndërrimin e arsimit në një qëllim kombëtar” të Bullgarisë, që të mund të edukohen njerëz të lirë, që mund të mendojnë, që të mund të kenë akses tek arsimi edhe të varfrit, edhe të pasurit.

Dhe në fund një propozim – në vend që të grindemi me rastin e “kulturës së cenuar bullgare” Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Arsimit dhe Shkencës Meglena Kuneva propozoi që simboli i kryesisë bullgare të Këshillit të Evropës të bëhet alfabeti cirilik dhe misioni i Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodi. Kështu do të rikujtojmë se pikërisht për shkak të bullgarëve ky alfabet u bë evropian dhe se pikërisht ne jemi populli, që i mirëpriti nxënësit e tyre.


Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD