Nga herë e quajnë Hristo Tençevin Mark Zuckerberg-un bullgar, për shkak të moshës së përafërt dhe sukseseve në fushën e softuerit. Emri i inxhinierit dhe sipërmarrësi bullgar u dukë mes emrave të 30 menaxherëve me influencë më të madhe në moshë nën 30 vjeç. Klasifikimi i revistës së autoritetshme Forbes synon të stimulojë sipërmarrësit më të suksesshëm dhe më të ndershëm në botë.
Që 18 vjeçar Tençevi është ndër themeluesit e kompanisë për video lojëra, e cila ka të ardhura vjetore për mbi 5 mln euro. Deri tani kompania XS Software ka 12 produkte të gatshme, të përkthyera në më se 35 gjuhë. Luhen në mbi 80 shtete. Suksesi financiar i bullgarit duket i vogël në krahasim me atë të kolegut të tij nga SHBA, por puna e Hristo Tençevit tashmë ka kapërcyer sferën e lojërave kompjuterike dhe ka ndikim pozitiv mbi zgjedhjen jetësore ndër mijëra bullgarët.
29 vjeçari Hristo Tençev, specialist IT, është bashkëthemelues i Universitetit të parë të softuerit në Bullgari, ku deri tanë janë përgatitur mbi 33 mijë studentë në fushën e softuerit, teknologjive dhe sipërmarrjes. Tregues për suksesin e kësaj qendre mësimore është fakti, se 97 % prej njerëzve që e kanë mbaruar menjëherë marrin propozime dhe fillojnë punë të përshtatshme.
Ajo që na bashkoi, ishte dëshira për të bërë Universitetin e softuerit edhe më serioz dhe më të mirë në interes të të gjithëve – thotë Hristo Tençevi dhe shton:
Përpiqemi ta bëjmë një vend me akses për të gjithë. Njerëz me aftësi të ndryshme mund të përfshihen në kurset, shumica prej mësimeve janë falëse. Ideja për Universitetin e softuerit është prej 2 vjetësh, por deri tani kemi përgatitur mbi 1000 specialistë të mirë në programimin. Njerëzit vijnë tek ne për të fituar aftësi praktike që kërkohen në treg dhe ne i ndihmojmë për të gjetur punë jo vetëm në Bullgari. Punojmë me disa firma nga Gjermania, kemi dërguar studentë edhe në Katar. Në vendin tonë ka akoma disa akademi të softuerit, por në to cilësia është më e ulët dhe kurset janë më të shkurtra dhe nuk lejojnë përgatitjen e mirë të programuesve – shpjegon Hristo Tenevi.
Për daljen e emrit të tij në klasifikimin e Forbes Hristo na tregoi me emocion:
Unë shkova në takimin në Londër, ku ishin mbledhur të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë klasifikim. Ishte shumë interesante dhe emocionuese të jesh ndër liderët, që mendojnë dhe dëshirojnë të krijojnë gjëra të reja për automobilat elektrikë dhe smart teknologjitë. Kishte përfaqësues nga tërë Evropa. Për mua më interesante ishin kontaktet me njerëzit. Më bëri përshtypje një djalosh nga Estonia, i cili bën një chip elektronik për automobilat hibridë, i cili lidhet me telefonin e pronarit të tij. Kjo jep mundësi të kontrollosh personalisht gjithçka me anën e aplikacionit mobil. Kontakti me grupin e novatorëve, që krijojnë ide për të ardhmen më mbushi me shumë optimizëm. Arritjet e tyre do të lehtësojnë jetën e njerëzve ose do të ndryshojnë mënyrën e dëfrimit në kohën e tyre të lirë. Njohja nga ekipi i Forbes më gëzoi shumë, ajo është shenje, se ka kuptim të vazhdojmë të punojmë, sepse rezultati i përpjekjeve të bëra shihet. Për mua Bullgaria është një vend super me mundësi të shumta. Do të ishte edhe më mirë në qoftë se arrijmë të tërheqim më shumë njerëz cilësorë në Bullgari, sepse këtu ka kushte për punë të qetë. Të vetmet gjëra që na vështirësojnë , janë pengesat burokratike dhe jeta politike që është plotë me mosmarrëveshje.
Përgatiti në shqip: Sofia PopovaKush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..