Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesionalizmi, ëndërrtat dhe guximi rinor e radhitën Hristo Tençevin ndër liderët botëror

Foto: capital.bg

Nga herë e quajnë Hristo Tençevin Mark Zuckerberg-un bullgar, për shkak të moshës së përafërt dhe sukseseve në fushën e softuerit. Emri i inxhinierit  dhe sipërmarrësi bullgar u dukë mes emrave të 30 menaxherëve me influencë më të madhe në moshë nën 30 vjeç.  Klasifikimi i revistës së autoritetshme Forbes synon të stimulojë sipërmarrësit më të suksesshëm dhe më të ndershëm në botë.

Që 18 vjeçar Tençevi është ndër themeluesit e kompanisë për video lojëra, e cila ka të ardhura vjetore për mbi 5 mln euro. Deri tani kompania XS Software ka 12 produkte të gatshme, të përkthyera në më se 35 gjuhë. Luhen në mbi 80 shtete. Suksesi financiar i bullgarit  duket i vogël në krahasim me atë të kolegut të tij nga SHBA, por puna e Hristo Tençevit tashmë ka kapërcyer sferën e lojërave kompjuterike dhe ka ndikim pozitiv mbi zgjedhjen jetësore ndër mijëra bullgarët.

29 vjeçari Hristo Tençev, specialist IT, është bashkëthemelues i Universitetit të parë të softuerit në Bullgari, ku deri tanë janë përgatitur mbi 33 mijë studentë në fushën e softuerit, teknologjive dhe sipërmarrjes. Tregues për suksesin e  kësaj qendre mësimore është fakti, se 97 % prej njerëzve që e kanë mbaruar menjëherë marrin propozime dhe fillojnë punë të përshtatshme.

Ajo që na bashkoi, ishte dëshira për të bërë Universitetin e softuerit edhe më serioz dhe më të mirë në interes të të gjithëve – thotë Hristo Tençevi dhe shton:

Përpiqemi ta bëjmë një vend me akses për të gjithë. Njerëz me aftësi të ndryshme mund të përfshihen në kurset, shumica prej mësimeve janë falëse. Ideja për Universitetin e softuerit është prej 2 vjetësh, por deri tani kemi përgatitur mbi 1000 specialistë të mirë në programimin. Njerëzit vijnë tek ne për të fituar aftësi  praktike që kërkohen në treg dhe ne i ndihmojmë për të gjetur punë jo vetëm në Bullgari. Punojmë me disa firma nga Gjermania, kemi dërguar studentë edhe në Katar. Në vendin tonë ka akoma disa akademi të softuerit, por në to cilësia është më e ulët dhe kurset  janë më të shkurtra dhe nuk lejojnë përgatitjen e mirë të programuesve – shpjegon Hristo Tenevi.

Për daljen e emrit të tij në klasifikimin e Forbes  Hristo na tregoi me emocion:

Unë shkova në takimin në Londër, ku ishin mbledhur të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë klasifikim. Ishte shumë interesante dhe emocionuese të jesh ndër liderët, që mendojnë dhe dëshirojnë të krijojnë gjëra të reja për automobilat elektrikë dhe smart teknologjitë. Kishte përfaqësues nga tërë Evropa. Për mua më interesante ishin kontaktet me njerëzit. Më bëri përshtypje një djalosh nga Estonia, i cili bën një chip elektronik për automobilat hibridë, i cili lidhet me telefonin e pronarit të tij. Kjo jep mundësi  të kontrollosh personalisht  gjithçka me anën e aplikacionit mobil. Kontakti me grupin e novatorëve, që krijojnë ide për të ardhmen më mbushi me shumë optimizëm. Arritjet e tyre do të lehtësojnë jetën e njerëzve ose do të ndryshojnë mënyrën e dëfrimit në kohën e tyre të lirë. Njohja nga ekipi i Forbes më gëzoi shumë, ajo është shenje, se ka kuptim të vazhdojmë të punojmë, sepse rezultati i përpjekjeve të bëra shihet. Për mua Bullgaria është një vend super me mundësi të shumta. Do të ishte edhe më mirë në qoftë se  arrijmë të tërheqim më shumë njerëz cilësorë në Bullgari, sepse këtu ka kushte për punë të qetë. Të vetmet gjëra që na vështirësojnë , janë pengesat burokratike dhe jeta politike që është plotë me mosmarrëveshje.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD