Kohët e fundit në Sofje u zhvillua art-ekspozita në të hapur, organizuar nga drejtoria e shkollës tetëvjeçare numër 112 “Stojan Zaimov”, bashkë me Asociacionin Kombëtar të Nëpunësve të Bashkisë në Bullgari. Për ngjarjen tregoi Ivan Kostov, drejtor i shkollës:
“Iniciativa jonë “Prishni heshtjen” është një funksion i tensionit të grumbulluar gjatë viteve të fundit në të gjitha fushat sociale. Siç ekziston agresioni në shkollë, ashtu ai është dhe në familje, dhe kjo që dëgjoni dhe shikoni nëpër rrugë dhe në mediet, mjerisht. Vendosëm se për pjesën më të pastër të shoqërisë – fëmijët, është me rëndësi familja, prindërit bashkia e lagjes dhe i gjithë opinioni shoqëror të tregojnë një padurim drejt dhunës në çfarëdo qoftë forme. Fëmijët vet e zgjodhën këtë mënyrë të protestës-me bluza të cilat ata vet i shkruan. Ky është kontributi tonë minimal ndaj luftës me agresionin.”
Për gjendjen shpirtërore të fëmijëve dhe për krijimet e tyre koordinatorja e projektit Tanja Ivanova tha se: “Fëmijët u ndezën shumë dhe punuan me një entuziazëm të madh, qëndisën, dhe i pikturuan bluzat e tyre. Dhuna shpërthen në çdo një shtresë të shoqërisë, prandaj për ne qe shumë e rëndësishme që prindërit po kështu të përfshihen në këtë fushatë. Janë punuar mbi 300 bluza , shumë të bukura, shumë provokuese, të cilat përbëjnë një ekspozitë të shkëlqyer të krijimtarisë, të novitetit, të ideve jostandarde... Mori pjesë e gjithë shkolla, u përfshinë nxënës që nga klasa e parë deri në klasën e 7. Do të bëjmë një Pazar me qëllim bamirësi. Duam t’u tregojmë fëmijëve sesi mund t’u ndihmojnë fëmijëve të tjerë, dhe kjo përmes një fushate jashtëzakonisht pozitive, duke bërë mirë, sepse kjo është mënyra më e suksesshme për kundërvënie.”
Si t’i ruajmë fëmijët tanë nga dhuna, t’i mësojmë të reagojnë gjatë rasteve të tilla? Tradicionalisht njerëzit i kanë shpresat më të mëdha tek shkolla, e cila e ka këtë funksion – të mund të edukojë.
“Në ditët tona të përditshme të ngarkuara, kohën më të madhe nga dita fëmijët e kalojnë pikërisht me ne dhe kërkojnë ndihmë prej nesh. Ne jemi mësues me një përvojë shumëvjeçare, kështu që mundim ti njohim shenjat e një dhune familjare, me qenë se dhuna e zakonshme shtëpiake pas kësaj përsëritet si një model bazë të sjelljes në shkollë dhe në një etapë më të vonë dhe në shoqëri” – mendon Tanja Ivançeva.
Çfarë i ka motivuar nxënësit të përfshihen në këtë iniciativë?
“Ne i bëjmë bluzat, që të mund t’i tregojmë botës dhe viktimave të dhunës, se nuk duhet të kenë turp të thonë se janë të përdhunuar ose të rrahur ose përdhunuesve – se duhet t’u vijë turp nga veprimet e tyre.”
“Mendoj se në qoftë se ndonjë ditë kjo bëhet, bota do të jetë një vend më i mirë për të jetuar.”
“Ne i punojmë këto bluza , që të mund viktimat e dhunës të mos të turpërohen dhe të mund të kërkojmë ndihmë pas asaj që është përjetuar. Ne jemi kundra çdo lloj formash të dhunës.”
Art-ekspozita qe e pasuar prej një tryeze të rrumbullakët në përkrahje të fushatës kombëtare “Shkele heshtjen” – për informimin, parandalimin dhe mbrojtjen kundra dhunës së shtëpisë dhe dhunës së bazuar mbi shenja gjinie. Valentin Llazarov, drejtues i projektit dhe kryetar i Këshillit Drejtues i Asociacionit Kombëtar të Nëpunësve Bashkiakë në Bullgari, saktësoi se, qëllimi është të diskutohen problemet, të përmirësohet bashkë uniteti midis institucioneve dhe të shënohen drejtimet për pengimin e dhunës në të ardhme:
“Ideja është që të vazhdojmë të punojmë në këtë drejtim, duke kërkuar forma të ndryshme. Tani ne realizojmë fushatën e plotë “Prishe heshtjen” në kuadrin e 9 muajve me një varg prej veprimtarive. Projekti kryhet në akoma 9 bashki të tjera, përveç se në Sofje – në Stara Zagora, Sliven, Nedelino, Goce Dellçev, Panagjurishte, Kozlloduj, Mezdra, Pleven, Tërgovishte. Deri në fund të muajit prill do të organizojmë tryeza të rrumbullakëta në këto nëntë qytetet.”
Dhuna nuk është thjesht një fjalë. Kjo është ajo anë e shëmtuar nga jeta në Bullgari, me të cilën mjerisht, tanimë bile deri diku jemi mësuar. Agresioni është diku shumë afër. Shkaqet janë të shumta, por është me rëndësi të mos të kemi frikë as ne, as fëmijët tanë, të flasim për këtë. Ja se çfarë tha Ivan Kostov: “Nuk duhet të kemi frikë. Asgjë nuk është kaq e tmerrshme, aq sa duket. Nuk duhet të jemi të heshtur. Gjërat duhet të shqyrtohen, të dallojmë të keqen dhe të mund të luftojmë me të. Dhe po kështu dhe të mbajmë mend se, siç thuhet në një fjalë të urtë arabe, një grimcë paqe gjithmonë është më mirë sesa një tonelatë luftë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë ofruar nga organizatorët
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..