Platforma ballkanike e bursave SEE Link, e cila lidh tregjet e kapitaleve të Bullgarisë, Kroacisë dhe Maqedonisë filloi punën e saj më 1 prill me zbatimin e dy indekseve, që përfshijnë kompani në tre shtetet dhe të cilat përllogariten nga Bursa bullgare e kapitaleve. Ideja është që ajo t’u sigurojë akses anëtareve të tregut unik te tregjet e shteteve që marrin pjesë në projekt. Në këtë mënyrë investitorët bullgarë nëpërmjet brokerave të tyre vendas do të kenë mundësi të tregtojnë me aksione maqedonase dhe kroate. Respektivisht tregu bullgar do të jetë i dukshëm për investitorët maqedonas dhe kroat.
Ivan Takev, Drejtor i Bursës bullgare të kapitaleve, tha në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, se bursat në Serbi dhe Slloveni gjithashtu do të jenë pjesë e platformës, me gjithë se ende nuk janë lidhur nga pikëpamja teknike me të.
“Pritet qe ata të ndërmarrin hapa për adaptimin e sistemeve të tyre ndaj SEE Link, kështu që të mund të realizojnë komunikim normal. Ishte parashtruar edhe një kërkesë tjetër, e cila u miratua – nga bursa në Banja Lluka. Para pak kohe dhe Bursa rumune e kapitaleve shfaqi interes ndaj platformës. Me siguri brenda vitit do të parashtrojnë kërkesë për lidhje.”
Fakti se platforma është gati nuk do të thotë, se menjëherë nëpërmjet saj do të fillojnë të lidhen kontrata.
“Ne deklaruam, se kemi gatishmëri teknike. SEE Link tashmë mund të “strehojë” anëtarët e bursave të tre shteteve. Tani për tani, mbase parimi i punës së platformës është nëpërmjet broker-korrespondentëve në shtetin fqinjë, ende nuk ka kontrata të nënshkruara, në bazë të të cilave të realizohet tregtia dhe të dërgohen kërkesat për blerje dhe shitje në tregjet përkatëse. Presim që kjo të bëhet shpejtë, ky proces varet nga bisedimet e anëtarëve tanë me anëtarët e dy bursave të tjera.”
SEE Link ka nxjerrë eksperiencë nga platforma të tjera të ngjashme, por ka edhe tiparet e saj dalluese:
“Ekzistojnë dy platforma të tilla të ngjashme. Njëra punon në Azinë Juglindore dhe bashkon bursat e regjionit. Tjetra është në Amerikën Latine dhe bashkon katër bursa. Koncepti i SEE Link është i ngjashëm. Por ne synojmë të përdorim disa prioritete që disponojmë – analizë më të plotë financiare të kompanive, të përgatitur nga brokerat, kështu që investitorët nga shtetet e tjera të kuptojnë më mirë biznesin e kompanive të veçanta, ku mund të investojnë. Të përfitojmë nga anëtarësia e Bullgarisë, Kroacisë dhe Sllovenisë në BE dhe nga prania e rregullave të unifikuara, mbi bazën e të cilave të realizohet tregtia dhe përzgjedhja e kompanive.”
Ivan Takevi paralajmëron, se tregjet vendase kanë disa probleme, të cilat nuk mund të kapërcehen me praninë e një platforme teknike. Ajo është vetëm mjeti që lehtëson aksesin e investitorit nga një shteti tek tregjet e tjera. Qëllimi është që tregtia midis shteteve ballkanike të bëhet më e lehtë dhe jo të krijohet atje ku nuk ekziston.
“Tani për tani 9 ndërmjetës të investimeve nga Bullgaria kanë shfaqur dëshirë të përfshihen në SEE Link – tha Ivan Takevi. – Investitorët nëpërmjet ndërmjetësve të tyre me të cilët punojnë në tregun bullgar, do të mund të dërgojnë kërkesa për blerje dhe shitje të instrumenteve financiare në tregjet e tjera të përfshira në platformë. Natyrisht ata do të mund të marrin informacion në lidhje me kontratat e lidhura.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Pas zgjedhjeve të 27 tetorit, deri në fund të muajit, qeveria e përkohshme duhet të paraqesë në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 2025. Sipas disa analistëve ekonomikë në vendin tonë, gjendja e planit buxhetor të shtetit për vitin 2024 ka qenë më e keqja..