Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Magjia e zanateve po gjallërohet në Muzeun Etnografik

БНР Новини

Byzylykë të farkëtuar, këmisha të qëndisura, përparëse shumëngjyrëshe dhe gajtanë... Magjia e ngjyrave të tyre të përmbush me energji dhe të bën të buzëqeshësh, kur hyn në Muzeun Etnograf Kombëtar. Deri më 20 prill sallat e tij do të kthehen në një punishte të mjeshtërve të zanateve popullore dhe artistike nga Sofja. Deri atëherë në të mund të shikohen demonstrime të qëndisjes, qepjen e gajtanëve, punimin e dantellës, punimin në një gjergjef vertikal për të endur, punim të bizhuterisë, punime të bakrit. Vizituesit mund të shikojnë dhe punimet e bukura, të vërejnë sesi krijohen dhe në qoftë se vendosin, të blejnë prej tyre.

СнимкаNë ekspozitë dhe në punishtet marrin pjesë disa breza mjeshtresh. Përveç se mundin të krijojnë, ata janë dhe njerëz të cilët kanë aftësinë të tregojnë me zë të ëmbël dhe me shumë dashuri për zanatet dhe traditat. Cilat janë sekretet e punimit i zbulon njëra nga mjeshtret Lidija Raeva, anëtare Shoqërisë të mjeshtërve të zanateve popullore artistike në Sofje:

Jam nga një familje të artistëve aplikues. Babai im dhe mësuesja ime – e cila punon si endëse janë mes themeluesve të shoqatës sonë. Unë punoj në një tezgjah vertikal. Merrem me këtë prej 33 vjetëve dhe vazhdoj ta dua. Për këtë nevojitet një durim i madh, kohë dhe shumë dashuri. Sa i përket teknikës,dhe tezgjahu vertikal dhe ai horizontal i ngjajnë njëri-tjetrit, ku ai vertikal konsiderohet për pak më artistik. Punohet vetëm me dorë dhe mund të bëhen figura nga më të ndryshmet. Në Bullgari ka dy drejtime bazë për punë në tezgjah vertikal – shkolla e çiprovos dhe të kotelit. Unë punoj në bazë të mënyrës së çiprovos për thurje. Përdor modele, të cilat janë të pikturuara. Qilimat e çiprovos vjet qenë të njohura nga UNESKO-ja për një trashëgimi jo materiale kulturore, kurse kjo e rriti interesin dhe të të huajve ndaj zanateve tona.”

СнимкаLidija ka marrë pjesë në ekspozita të shumta si dhe në festivale, ja ka transmetuar mjeshtërinë e vet disa nxënësve. Gëzohet se gjatë viteve të fundit ka një gjallërim të interesit ndaj zanateve artistike, më në veçanti drejt endjes së qilimave të çiprovos.

Derisa bisedojmë, përmes sallave të muzeut kalojnë vizitues, shikojnë, bëjnë pyetje për simbolet, për ngjyrat, për punimin, zgjedhin të marrin diçka. Për mjeshtrit është një mundësi e rrallë të tregojnë personalisht mjeshtëritë dhe frytet e punës së vet. Mjerisht, mjeshtrit e kryeqytetit nuk kanë baza dhe salla, që të mund të ekspozojnë krijimet e veta. Kjo i privon nga të ardhura të vazhdueshme, kurse turistët – nga një mundësi të mund të blejnë krijime të punuara në dorë, tipike për Bullgarinë. A janë të mjaftueshme të ardhurat nga praktika e këtij arti, që të mundet njeriu të jetoj prej tyre? Ja se çfarë përgjigjet Lidija:

Снимка“Mund të them se, është mjaft e vështirë të nxirren para nga zanati. Prandaj disa nga mjeshtërit punojnë dhe në vende të tjera. E vërteta është se, që të mund të ushtrosh vetëm zanatin, duhet të kesh dhe një mundësi për këtë. Duhet të kesh bazë, një atelie, duhet të marrësh pjesë në aktivitete të ndryshme, ku taksat nuk janë të vogla. Gjatë një dëshire të mirë dhe me një mjeshtër të mirë, mundet deri në një shkallë të madhe të nxirren para me këtë punë. Më duket se, në Bullgari puna e dorës akoma nuk është e vlerësuar dhe e paguar në mënyrë të mjaftueshme. Pavarësisht nga kjo mendoj se kemi kontakte të mjaftueshme me botën, me njerëzit të cilët i vlerësojnë këto gjëra. Vijnë, i shikojnë dhe këmbejmë përvojë.”

Këtë na e tregon Lidija, derisa duart e saj të shkathëta  krijojnë figura magjike mbi qilim, kurse një grup i vogël të huajsh shikojnë me mahnitje. Mbase ka ardhur kohë të fillojmë të vlerësojmë punën e dorës dhe mjeshtërinë e artizanaleve bullgare dhe ti pranojmë si një gjë të dhënë por si një pasuri kombëtare.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Joan Kolev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Milena Selimi dhe Georgi Gospodinov

Milena Selimi përkthen romanin ”Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov

Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..

botuar më 24-10-28 2.10.MD
Maria Bakallova ia jep Çmimin e Madh në festival regjisorit Kirill Serebrennikov

Filmi-drama "Limonov" fitoi çmimin e madh në "Cinelibri" në Sofje

Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..

rinovuar më 24-10-27 6.29.MD

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD