“Gëzohuni!” – këtë e ka thënë engjëlli i Zotit, grave miro prurësve, të cilat kanë shkuar në Varrin e Zotit në ditën e tretë pas kryqëzimit dhe duke lajmëruar se, Shpëtimtari është ringjallur. Që atëherë bota e krishterë çdo vit shënon Ringjalljen e Krishtit – festë e shpresës, rinimit, mundësisë për një fillim të ri.
“Paska e Krishterë, Ringjallja e Krishtit, Pashka është festa e festave për çdo një të krishterë – thotë Julian Perikliev, i cili na tregon për shërbesën fetare në Ditën e Pashkës. – Kjo është festa, e cila na vërshon me gëzimin nga fitorja mbi vdekjen. Shërbesat e Pashkës fillojnë pak pas mesnatë. Tamam në orën 12 (në mesnatë) përshëndesim njëri tjetrin me fjalët “Krishti u Ringjall! Kurse përgjigja është “Me të vërtetë u Ringjall!” Pas kësaj i vjen radha procesionit të Pashkës rreth kishës dhe fillon mesha e Pashkës e mëngjesit dhe Liturgjia e Pashkës. Liturgjia është shumë e bukur. E gëzueshme është kur më shumë njerëz shkojnë në kishë, kurse në fund kungohen me trupin dhe gjakun e Krishtit – kjo është tryeza më e pasur dhe më e thjeshtë, e cila na është dhënë nga Zoti. Kuptohet, kudo tingëllon tropari i njohur “Krishti u Ringjall”, i njohur me melodi të ndryshme lindore, në variante për kore të përziera, të burrave dhe të grave. Pothuajse të gjithë kompozitorët e muzikës ortodokse kanë shkruar në bazë të këtij teksti. Interpretohen “Stihira të Pashkës”, “Lavdi” dhe “Dita e Ringjallur”, të cilat janë të incizuara në disk dhe nga Mitropoliti i Sofjes dhe Patriku Bullgar Shenjtëria e Tij Neofit.
Për periudhën pas Pashkës – nga Java e Madhe deri në Lartësim është karakteristike kjo se këndimi i këngës “Biri tënd u ringjall!” zëvendëson këngën “Dostojno est” në shërbesë. Teksti i këngës “Biri yt u ringjall!” flet për gëzimin më të madh në botë. “Biri yt u ringjall!” – thotë engjëlli. E njohur është botërisht se që nga dita e Pashkës deri në Lartësimin e Krishtit – Dita e Shën Spasit – 40 ditë pas Pashkës të gjithë e përshëndesim njëri tjetrin me fjalët “Krishti u Ringjall!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e..