Në një përballje për titullin evropian të kategorisë së rënde që u zhvillua në “Barclaycard Arena” të Hamburgut, boksieri bullgar Kubrat Pulev (“Kobrata”) fitoi për nga pikat britanikun Dereck Chisora. Ndeshja ishte eliminuese për kupën botërore të versionit IBF. Në të njëjtën sallë gjatë nëntorit të vitit 2014 Kubrat Pulev humbi me nokaut nga Vlladimir Kliçko. Mirëpo këtë herë kundër britanikun, me përjashtim të disa momenteve të mira për Chisora, ai kishte epërsi dhe e fitoi titullin në mënyrë bindëse. Kubrat tashmë ka në aktivin e vet 23 fitore (12 me nokaut) dhe një humbje, derisa Chisora – 25 fitore (17 me nokaut) dhe 6 humbje. Pas ndeshjes bullgari komentoi se është përgatitur mirë dhe mund të arrijë akoma më shumë. Në lidhje me një duel eventual në Bulgari Pulev tha se brenda këtij viti mund të ketë një përballje në Sofje.
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..