Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galeria e Arteve “Pallati” prezanton: Ivan Mërkviçka dhe artin e ri figurativ

БНР Новини
“Dita e të vdekurve”

Galeria Arteve “Pallati” shënon përvjetorin e 160-të të lindjes së piktorit dhe njërit prej krijuesve të Shkollës Shtetërore të Vizatimit – Ivan Mërkviçka (1856 -1938). Ekspozita u përgatit për më se 4 muaj dhe pjesën kryesore prej saj përbëjnë portretet dhe kompozimet e autorit.

Ivan Mërkviçka është një piktor bullgar me prejardhje çeke. Ai është gjithashtu pedagog, person publik dhe një nga figurat e rëndësishme të jetës artistike të Bullgarisë pas Çlirimit. Është ndër themeluesit e artit të ri të vizatimit tek ne. Veprat e tij më të vlefshme prezantojnë jetën e përditshme të bullgarëve të asaj kohe: zakonet, festimet tradicionale, si për shembull piktura e tij “Rëçenica”, e cila mban emrin e një kërcimi tradicional bullgar. Ai studion në Akademinë e Arteve Figurative të Pragës, pastaj – në Akademinë e Vizatimit të Mynihut. Bën hapa të mëdha për ndërtimin e kulturës bullgare të kohës pas Çlirimit. Kompozimet e tij që prezantojnë jetën e bullgarëve janë emblematike. Mërkviçka është një nga organizatorët e ekspozitave të para të artit figurativ tek ne.

Gjatë jetës së tij artistik dhe publik Ivan Mërkviçka gjithmonë është rrethuar nga bashkëmendimtarë. Veprat e tyre gjithashtu janë prezantuar në këtë ekspozitë në Pallatin Mbretëror në qendrën e Sofjes (i cili është një nga filialet e Galerisë Kombëtare të Arteve). Numri i përbashkët i pikturave të shfaqura është 112, autorët janë 50. Disa prej tyre prezantohen për herë të parë para publikut të gjerë. Ekspozita ka si qëllim që të prezantohet krijimtaria e Ivan Mërkviçka në kontekstin e jetës artistike të Bullgarisë në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të XX – një kohë, në të cilën tek ne punojnë shumë artistë me stil të veçantë. Më shumë për këtë ekspozitë na tregoi kuratorja e saj Bistra Rangellova:

“Pazari i Plovdivit”“Një bullgare nga Smilevo”Ekspozita i është kushtuar përvjetorit të 160-të të lindjes së piktorit të madh bullgar Ivan Mërkviçka. Ajo bën një përpjekje të prezantojë situatën, kohën, në të cilën ai punon – njerëzit, me të cilët ai punon, ata, me të cilët ka koncepte të përbashkëta artistike dhe me të cilët punon për krijimin e institucioneve të para artistike në Bullgari. Ai është një autor i frytshëm, mirëpo nuk është i vetëm. Me këtë ekspozitë ne bëjmë një panoramë, tregojmë personat më të dalluar të asaj kohe me nënshkrimin e tyre artistik dhe me kombësitë e tyre. Prezantojmë ata, të cilët vënë themelet e artit figurativ bullgar. Disa prej emrave të tyre janë Anton Mitov, Ivan Angellov, Konstantin Veliçkov, Jarosllav Veshin, Georgi Kanela, piktori çek Oto Horejshi etj. Në ekspozitë janë prezantuar 50 artistë, të cilët punojnë në vitet pas Çlirimit. Disa prej emrave të tyre janë mirënjohur, të tjerët tregohen për herë të parë. Pothuaj gjysma prej tyre janë të panjohur për publikun, pikturat e tyre janë shfaqur në mënyrë episodike apo janë harruar krejtësisht. Ideja është që të prezantojmë pikërisht emrat dhe veprat e tilla – kështu në sfondin e proceseve artistike të Bullgarisë së atëkohshme mund të vlerësojmë kontributin e vërtetë të Mërkviçka në historinë e artit të ri bullgar. Kjo trashëgimi artistike duhet të ruhet, të vlerësohet dhe të popullarizohet.”

Ekspozita është organizuar nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës dhe do të vazhdojë deri më 4 shtator.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi në ekspozita: Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/

Një pllakë përkujtimore në Modena të Italisë përkujton basin e famshëm Nikollaj Gjaurov

Pesë vjet më parë /11 nëntor 2020/ në Modena të Italisë u përurua një pllakë përkujtimore kushtuar basit të famshëm botëror bullgar Nikollaj Gjaurov /1929 - 2004/. Ishte në këtë qytet italian që këngëtari ynë i shquar i operës jetoi dhe punoi nga..

botuar më 25-11-11 5.05.PD

Në “Kaligrafikisht” Nikolla Buzov identifikon pikturat me artin e shkrimit të bukur

Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat piktoreske nxjerrin në pah lehtësinë dhe lirinë me të cilën artisti krijon strukturat e tij gjeometrike...

botuar më 25-11-09 9.00.PD

“Krijuesi i vitit” shpërblen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë bullgarë

Më 8 nëntor, në orën 19:00, në Sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, për herë të tretë do të shpërblehen mjeshtrit dhe zejtarët më të mirë të Bullgarisë. Krijues dhe frymëzues i nismës “Krijuesi i vitit” është Nikollaj Trajkov, i cili ishte i ftuar..

botuar më 25-11-04 8.00.MD