Skuadra CSKA fitoi Kupën e saj të 20 të Bullgarisë, por tani triumfi do të mbetet në historinë e futbollit bullgar me faktin, se për herë të parë një ekip nga grupi B i kampionatit arriti të marrë trofeun. Në finalet e turneut CSKA-ja mundi Montanën me 1:0, i vetmi gol u shënuan nga Stanuisllav Mallamov në minutën e 12 të dyluftimit intrigues.
Ditë pas shous grandioze futbollistike të legjendës së skuadrës CSKA – Hristo Stoiçkov, tribunat e Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” në Sofje përsëri ishin plotë e përplot. “Arritëm deri në suksesin pas lojës vetëmohuese të djemve, ata ishin të mrekullueshëm. Këtë sukses ua detyrojmë të gjithë njerëzve që duan ekipin” – deklaroi trajneri i CSKA-së Hristo Janev pas ndeshjes dhe i përshëndeti tifozët.
Kupa në duart e CSKA-s është një çmim i merituar për këtë ekip, i cili ishte i detyruar të kalojë rrugën mundësisht më të gjatë tek trofeu, por tregoi, se ka vullnet të pamposhtur , prandaj gëzon dashurinë e fansave të tij të shumtë. Në vitin 2015 ekipi ishte përjashtuar nga elita e futbollit bullgar për shkak të detyrimeve financiare. Hija e borxheve e ndiqte CSKA edhe në grupin B dhe shumë shpejt u përhapën fjalët, se për shkak të tyre skuadra bile mund të nxirret edhe nga grupi B. Kjo nuk u bë dhe futbollistët startuan pjesëmarrjen e tyre në turneun për Kupën e Bullgarisë nga kualifikimet qarkore – do më thënë nga shkalla mundësisht më e ulët. Goditja e rëndë mbi klubin, mbajtës i traditave shumëvjeçare të kampionit, nuk arriti t’i demotivojë futbollistët, bile i frymëzoi edhe më shumë. Skuadra dhe fansat e saj vërtetuan, se CSKA është skuadër e pamposhtur dhe se dashuria ndaj futbollit bashkon. Ndeshjet e ekipit gjatë vitit ktheheshin në festë, ndërsa numri i spektatorëve në tribunat shpesh herë tejkalonte atë të ndeshjeve të grupit A. Në sfondin e problemeve kronike financiare dhe pa lojtarë të huaj në Hristo Janevi i çoi futbollistët e rinj deri në majë, ai e regjistroi emrin e vet si trajneri më i ri mbajtës i trofeut.
Në vitin 2015 UEFA e sanksionoi CSKA-në – me nxjerrje nga turnetë evropiane, për shkak të pagesave të vonuara. Në këtë mënyrë fitorja e Kupës kombëtare nuk mund t’i siguronte CSKA-së pjesëmarrje në Ligën e Evropës. Kështu skuadra e kuqe i bëri favor rivalit të saj të përjetshëm Levski, i cili do të fillojë pjesëmarrje në rrethin e dytë paraprak të Ligës Evropa gjatë stinës tjetër. Ndërsa në rrethin e parë të Ligës Evropa do të vendoset ekipi Beroe, i përjashtuar nga CSKAS-ja në gjysmëfinalet e turneut për Kupën e Bullgarisë.
Triumfi i CSKA-së është sukses për tërë futbollin bullgar, sepse tregon, se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në lojën e madhe në kohën e sotme. Cilësitë si vetëmohim, dashuri ndaj ekipit dhe dëshirë për fitore i mbushin edhe sot tribunat, ndërsa fansat e CSKA-së vazhdojnë të presin lajme për kthimin eventual të ekipit të kuq në grupin elitar të futbollit A të Bullgarisë.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo mposhti me figurat e zeza Bathuyag Munguntuul nga Mongolia. Kështu, pjesëmarrësja në turneun e..
Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Nurgyul Salimova shënoi fitoren e saj të parë në turneun e shahut të serisë Grand Prix në Shikment, Kazakistan. Në një ndeshje të raundit të tetë, ajo..