Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

CSKA fitoi Kupën e 20 të Bullgarisë pas startit nga fundi

БНР Новини
Foto: BGNES

Skuadra CSKA fitoi Kupën e saj të 20 të Bullgarisë, por tani triumfi do të mbetet në historinë e futbollit bullgar me faktin, se për herë të parë një ekip nga grupi B i kampionatit arriti të marrë trofeun. Në finalet e turneut CSKA-ja mundi Montanën me 1:0, i vetmi gol u shënuan nga Stanuisllav Mallamov në minutën e 12 të dyluftimit intrigues.

Ditë pas shous grandioze futbollistike të legjendës së skuadrës CSKA – Hristo Stoiçkov, tribunat e Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” në Sofje përsëri ishin plotë e përplot. “Arritëm deri në suksesin pas lojës vetëmohuese të djemve, ata ishin të mrekullueshëm. Këtë sukses ua detyrojmë të gjithë njerëzve që duan ekipin” – deklaroi trajneri i CSKA-së Hristo Janev pas ndeshjes dhe i përshëndeti tifozët.

Kupa në duart e CSKA-s është një çmim i merituar për këtë ekip, i cili ishte i detyruar të kalojë rrugën mundësisht më të gjatë tek trofeu, por tregoi, se ka vullnet të pamposhtur , prandaj gëzon dashurinë e fansave të tij të shumtë. Në vitin 2015 ekipi ishte përjashtuar nga elita e futbollit bullgar për shkak të detyrimeve financiare. Hija e borxheve e ndiqte CSKA edhe në grupin B dhe shumë shpejt u përhapën fjalët, se për shkak të tyre skuadra bile mund të nxirret edhe nga grupi B. Kjo nuk u bë dhe futbollistët startuan pjesëmarrjen e tyre në turneun për Kupën e Bullgarisë nga kualifikimet qarkore – do më thënë nga shkalla mundësisht më e ulët. Goditja e rëndë mbi klubin, mbajtës i traditave shumëvjeçare të kampionit, nuk arriti t’i demotivojë futbollistët, bile i frymëzoi edhe më shumë. Skuadra dhe fansat e saj vërtetuan, se CSKA është skuadër e pamposhtur dhe se dashuria ndaj futbollit bashkon. Ndeshjet e ekipit gjatë vitit ktheheshin në festë, ndërsa numri i spektatorëve në tribunat shpesh herë tejkalonte atë të ndeshjeve të grupit A. Në sfondin e problemeve kronike financiare dhe pa lojtarë të huaj në Hristo Janevi i çoi futbollistët e rinj deri në majë, ai e regjistroi emrin e vet si trajneri më i ri mbajtës i trofeut.

Në vitin 2015 UEFA e sanksionoi CSKA-në – me nxjerrje nga turnetë evropiane, për shkak të pagesave të vonuara. Në këtë mënyrë fitorja e Kupës kombëtare nuk mund t’i siguronte CSKA-së pjesëmarrje në Ligën e Evropës. Kështu skuadra e kuqe i bëri favor rivalit të saj të përjetshëm Levski, i cili do të fillojë pjesëmarrje në rrethin e dytë paraprak të Ligës Evropa gjatë stinës tjetër. Ndërsa në rrethin e parë të Ligës Evropa do të vendoset ekipi Beroe, i përjashtuar nga CSKAS-ja në gjysmëfinalet e turneut për Kupën e Bullgarisë.

Triumfi i CSKA-së është sukses për tërë futbollin bullgar, sepse tregon, se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme në lojën e madhe në kohën e sotme. Cilësitë si vetëmohim, dashuri ndaj ekipit dhe dëshirë për fitore i mbushin edhe sot tribunat, ndërsa fansat e CSKA-së vazhdojnë të presin lajme për kthimin eventual të ekipit  të kuq në grupin elitar të futbollit A të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD

Përfundon gara ekstreme treditore “Pirin Ultra”

Një nga maratonat më sfiduese në Bullgari, ultramaratona Pirin Ultra, zhvillohet në malin Pirin. Gara mbahet mes bukurisë madhështore, shtigjeve shkëmbore dhe majave të Pirinit nga 21 deri më 23 shtator. Sipas aftësive të tyre, pjesëmarrësit..

botuar më 24-09-23 3.45.PD

Skuadra nga 19 vende në Festivalin e Gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç në Burgas

Duke filluar nga sot, 22 shtator, qyteti ynë detar Burgas pret festivalin e parë evropian të gjimnastikës për personat mbi 50 vjeç /Golden Age Gym Festival 2024/ për vendin tonë. Më shumë se 1400 përfaqësues nga 19 vende nga Evropa dhe Japonia po..

botuar më 24-09-22 10.32.PD