Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografi Bogdan Boev: “Prapa çdo fotografie qëndron një histori të shtrenjtë për mua”

БНР Новини

Bogdan Boevit i pëlqen të shikojë qiellin përmes fotoobjektivit dhe të përjetësojë... lirinë. Zogjtë e tij fluturojnë në mesë të reve dhe të rezeve të diellit dhe përmbushin ëndrrën më të madhe të shpirtit njerëzor – të fluturojë!

СнимкаAi është një njeri i dy ekstremeve – si basketbollist profesional mban në vet veten ngadhënjimin drejt fitores, por edhe një përulësi, sidomos kur ndodhet në mesë të natyrës. Dashuria e tij ndaj zogjve dhe kafshëve të egra u bë shkak, që para dhjetë vitesh të bëjë fotografitë e para. Fillimisht kjo ishte një mënyrë për çlodhje psikike nga dinamika e sportit të madh, por më vonë u bë një pasion i cili u kthye në art.

СнимкаE ashtuquajtura fotografia “Wildlife” ose “E natyrës së egër” ka të bëjë me shumë faktorë si etika, dashuria, njohja e kafshëve, këmbëngulje, kësmet dhe pothuajse në vend të fundit vjen fotografimi. Kjo është filozofia, me të cilën Bogdan Boevi kurrë nuk bën kompromis.

“Kur fotografojmë kafshët e egra, ne shkojmë në arealet e tyre dhe ndërhyjmë në jetën e tyre. Kështu që duhet të jemi shumë të vëmendshëm që të mos dëmtojmë atyre. Prandaj jo vetëm unë, por edhe shumë fotografë të tjerë, nuk fotografojmë rajonet ku zogjtë bëjnë foletë dhe kafshët rritin të vegjlit. Ata janë jashtëzakonisht të ndjeshëm dhe në rast qëndrim jo të përshtatshëm nga ana e njeriut, ata mund të bëhen të detyruar të braktisin territoret e tyre. Në fakt kjo është ana negative e fotografimit të natyrës së egër, e cila haset shumë shpesh. Njerëzit nuk sillen me moral dhe nuk janë të prirë të shfaqin kujdes të madh ndaj kafshëve.”

СнимкаDhurimi gjithnjë shpërblehet, është i bindur fotografi Bogdan Boev. Është çështja e kohës së kaluar të fshehur nën rrjetet e kamuflazhit ose në ndonjë shkurre. Që të fotografonte ujqit, ai mbeti të fshehur pesë ditë me radhë.

“Ndjenja më e këndshme dhe më e gëzueshme sjellin fotografitë të cilat realizohen në mënyrën e duhur dhe të cilat kushtojnë më shumë kohë. Kjo për arsye se në fotografinë e egër asgjë nuk garantohet. Fotografi shkon dhe pret, dhe bën gjithçka të mundshme. Por ka tre faktorë, të cilët shumë vështirë përputhen – drita e mirë, zog ose kafshë për objekt të fotografimit dhe momenti i saktë.”

СнимкаNjeri prej këtyre momenteve ishte kur Bogdan Boevi shikoi në një fushë luledielli një tufë trumcakësh në të cilën kishte një zog me ngjyra jo të zakonshme për harabelat:

“Kur shikova nga afër, zbulova, se ky ishte një trumcak i bardhë. Pak më vonë pash edhe sytë e tij të kuq – edhe më sot është i ngazëlluar nga ky takim fotografi. – Ky ishte një harabel i ri albinos, i cili lypte ushqim nga prindërit – të cilët ishin harabela të zakonshëm. Dhe në se nuk isha në këtë vend, kurrë nuk do të shikoja këtë trumcak. E tillë është situata në fotografimin e natyrës së egër. Shumë faktorë kanë rëndësi duke përfshirë edhe shansin.”

СнимкаBogdan Boevi ka fotografuar çfarëdo – arinj bojë kafe në Finlandë, kafshë të ndryshme në Bullgari. Mirëpo, mbi të gjithë atij më shumë i pëlqen të fotografojë zogjtë.

“Çdo fotografi për mua është lidhur me diçka të shtrenjtë. Edhe të mos ketë vlerë për njerëzit, ajo është me rëndësi për mua sepse më kujton ndonjë ndodhi argëtuese ose përjetim interesant. Prapa shumë prej fotografive me kafshë ose zogj të bukur, qëndrojnë histori interesante dhe të paharrueshme për mua.”

СнимкаSot fotografi përpiqet të shndërrojë hobinë në profesion ashtu siç e bëri para kohe me basketbollin, i cili ishte ëndrra e tij fëmijërore.

“Kjo është një punë për të cilën nuk ka treg. Prandaj realizohet shumë vështirë, por nuk është e pamundshme. Mendoj, se do të arrij sukses – me dashurinë ndaj natyrës dhe me etjen të përballoj të gjitha peripecitë. Akoma nuk mund të them, se e kam kthyer hobinë tim të fotografimit në profesion. Ndoshta vetëm përgjysmë e kam arritur këtë.”

СнимкаMirëpo, çfarëdo që të bëhet, asnjeri nuk mund të vjedhë aftësinë e tij të bekuar – të kapë bukurinë jo vetëm me shqisat, por edhe me shpirtin dhe pas kësaj të na prezantojë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Bettany Hughes

Prof. Bettany Hughes: Bullgaria është një vend shumë i veçantë

Në Ambasadën e Bullgarisë në Londër, Prof. Bettany Hughes prezantoi pjesë nga seria e filmave të rinj të BBC – “Thesaret e Bullgarisë”.Hughes është autore e dy episodeve "Thesaret e Bullgarisë" nga seria dokumentare "Thesaret e botës", që..

botuar më 24-12-09 7.05.PD

Galeria e Qytetit të Varnës përcjell vitin me një ekspozitë të studentëve të Universitetit të Veliko Tërnovos

Fakulteti i Arteve të Bukura në Universitetin e Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" feston përvjetorin e gjysmëshekullit me një ekspozitë interesante të bazuar në punët e diplomës të studentëve dhe punimet e profesorëve aktualë të universitetit të..

botuar më 24-12-08 7.05.PD

Sonja Jonçeva: Kultura nuk është vetëm e ardhmja jonë, por është çelës për një shoqëri më të mirë

“Artist lind, nuk bëhesh” – ndihet ende jehona e së vërtetës së këtyre fjalëve të Maria Callas, prima e operës botërore, e lindur më 2 dhjetor në Nju Jork. Në këtë datë, pikërisht 101 vjet pas lindjes së Callas, një grua bullgare, një yll i vërtetë..

botuar më 24-12-04 7.35.PD