Vendet anëtare të BEnuk kanë të drejtë të arrestojnë të huajte për arsye se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e tyre. Ky është vendimi i Gjykatës së bashkësisë mbi çështjen gjyqësore lidhur me një refugjate të ndaluar në Francë, transmetuan agjencitë e lajmeve. Pritet që vendimi të ushtrojë ndikim mbi veprimet e policisë kufitare bullgare. Bullgaria është vend transit për fluksin e refugjatëve nga LM drejt Evropës Perëndimore, me gjithë se numri i refugjatëve që kalojnë përmes vendit tonë, është shumë i vogël në krahasim me atë në shtetet fqinje – Greqia, Turqia dhe Maqedonia. Më shpesh përmes territorit bullgarë kalojnë refugjatë në mënyrë ilegale dhe pa dokumente të identifikimit dhe ky fakt çon në arrestim nga policia kufitare për kalimin e paligjshëm të kufirit.
Gjykata në Luksemburg vendosi, se arrestimi i shtetasit të një vendi që nuk është anëtar i BE, për shkak të kalimit të paligjshëm cenon rregullat e bashkësisë dhe minon efektivitetin e tyre. Deri sa këtu bëhet fjalë për veprime të policisë kufitare, tek ne lindi një lloj arresti tjetër – civil. Në fillim të pranverës në rajonin e malit Stranxha një grup djemsh u bënë të njohur me këtë se duke bërë ekskursione të organizuara në mal, ktheheshin me refugjatë, duart e të cilëve i ishin lidhur me litar. Kuadrot brutale u përhapën shpejtë ndër publikun bullgar në Facebook pas kësaj dolën edhe jashtë shtetit. Kështu në sytë e Evropës doli një imazh jo shumë i këndshëm për Bullgarin, ku refugjatët ndiqen nëpër malet nga burrë të rinj me kokë të qethur, gjoja në emër të “mëmëdheut Bullgari”.
Ndërkohë aksionet e këtyre grupeve qytetare nëpër Stranxzha u pakësuan, MPB përforcoi patrullat e Policisë kufitare me nëpunës nga brendësia e vendit, në ruajtjen e kufirit ndihmon dhe ushtria.
Krasimir Kënev nga organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut “Komiteti bullgar i Helsinkit” mendon se ky rast ka lënë një shije të hidhur nga sjellja e bullgarëve ndaj migrantëve.
“Sjellja ndaj tyre nuk është e mirë. Nga viti i kaluar kemi qeveri, ku marrin pjesë dy parti të vogla nacionaliste. Kështu qe qëndrimi ndaj emigrantëve, por edhe ndaj pakicave në Bullgari u përkeqësua. Për këtë grupet të cilat kryejnë arrestime civile të refugjatëve në rajonet kufitare inkurajohen. Këto arrestime civile janë antiligjore” – nënvizoi juristi Krasimir Kënev.
Kundër veprimtarisë të reparteve vullnetare nëpër kufirin u shpallë Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova, me gjithë se banorët vendas i përkrahin aksionet vullnetare:
“Kjo gjë është e re, nuk e kemi pritur. Kur u shfaq për herë të parë, kishte shumë spekulime dhe paqartësi në lidhje me njerëzit që kalojnë kufirin këtu. Ende nuk jemi mësuar, se ky është një proces global dhe duhet ta pranojmë Është fakt, se Bullgaria është shtet transit dhe në këtë moment përkujdeset tona kryesore janë lidhur me kalimin e këtyre refugjatëve.”
Këtu duhet të shtojmë, se shumë pak prej refugjatëve dëshirojnë të mbeten në Bullgari. Ky është shkaku që ata të largohen nga qendrat e pritjes dhe të drejtohen tek Evropa Perëndimore, pa pritur vendimin për statusin e strehimit. Për udhëheqësin e Fondacionit politik gjerman “Fridrih Nauman” në Sofje Daniel Kaddik, ka një shpjegim tjetër:
“Bullgaria investon në qendrat e refugjatëve, por për to mungon perspektivë. Mendoj, se Bullgaria e nënvlerëson problemin me refugjatët, sepse përmes vendit kalojnë më shumë migrantë se sa tregon statistika e MPB. Është e njohur, se në shumicën e rasteve kalimi i kufirit bëhet në mënyrë ilegale, me ndihën e trafikantëve. Dihet mirë, gjithashtu se policia kufitare ka problem me korrupsionin.”
Presoni i migrantëve nëpër kufirin e jashtëm të BE, midis Bullgarisë dhe Turqisë gjatë muajve të fundit u pakësua, por ndoshta për kohë të shkurtër, duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara të Brukselit me Ankaranë. Për këtë arsye vetëm brenda disa javëve në rajonin kufitar me Greqinë u dukën grupe të mëdha të organizuara refugjatësh, të cilët ndoshta kërkojnë ndihmën e trafikantëve për të kaluar nga kampi Indomeni, tashmë të mbyllur, drejt Evropës Perëndimore.
“Përpjekjet tona janë që të mos lejojmë krijimin e itinerarit të ri përmes territorit tonë. Në këtë drejtim jemi shumë aktivë në sfondin e flukseve që tani po formohen. Prognoza ime është se do të ketë itinerar të ri dhe shpresoj, që ai të mos jetë përmes Bullgarisë” – theksoi Ministrja Rumjana Bëçvarova.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..