Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një parakalim i veshjeve popullore nga baulet e vjetra të gjysheve dhe një qerasje me gjellë të përgatitur në shtëpi

БНР Новини

Çdo vit gjatë muajit qershor në qytetin Elin Pelin organizohet një festë e madhe, e cila i kushtohet jetesës, folklorit, humorit dhe gjellëve nga krahina e Shopëve. Për festën vijnë dhjetëra amatorë nga fshatrat Musaçevo, Grigorievo, Gabra, Ognjanovo, Ravno pole dhe shumë të tjera, të shpërndara nëpër krahinën e rrafshët të Sofjes. Festat e shopëve në Elin Pelin fillojnë që nga dita në të cilën kisha nderon kujtimin e shpirtit të Shenjtë-kushtuar dhuntive shpirtërore si dashuri, gëzim, paqe, durim. Hareja popullore në këtë krahinë vazhdon një javë të tërë, kurse ditët janë të përmbushura me takime, tubime këndim të këngëve, të shoqëruar me një humor dhe gjellë të shijshme nga krahina e shopëve.

Снимка

Më shumë publik mblidhet në parkun e qytetit, ku gjatë ditëve të pushimit u zhvillua një shfaqje mode të veshjeve autentike popullore, të shoqëruar me një ekspozitë kulinare “Gjellët e shopit”. Nga “baulja e gjyshes” qenë nxjerrë dhjetëra xhamadanë, këmisha, shami koke, kollanë dhe qafore, të ruajtura aty më shumë se 100 vjet. Gra, vajza të reja si dhe djem parakaluan të veshur në veshje popullore, të cilat nuk mund të shikohen dhe në koleksionet e muzeve. Pjesëmarrësit vet i prezantuan elementet karakteristike si dhe historinë e veshjes së vet. Vështrimet kureshtare qenë të drejtuara drejt veshjes popullore nga fshati Musaçevo. Çdo gjë është punuar në tezgjah, është qëndisu dhe thurur në dorë - saktësoi gruaja e cila u prezantua nga Musaçevo.

Снимка

Kam veshur një xhamadan të zi me gajtan të bardhë, një këmishë prej pambuku me dantella tek mëngët, për zbukurim një gjerdan prej parave të argjendta, kurse në brez ka pafte të punuara në dorë. Këmbët janë të veshura me çorape, të punuara prej një leshi të punuar të zi të zbukuruara me penj lara-lara, të veshura në opinga. Në kokë ka vënë një shami-e ashtuquajturakërshenica, të punuar prej një pëlhure të hollë të punuar në shtëpi . Është zbukuruar me një qëndisje në dorë dhe me gurrëza . Kemi dhe një veshje popullore burrash nga krahina e shopëve, e cila është e përbërë prej një këmishe prej pambuku të bardhë me qëndisje , jelek të zi, të dekoruar me gajtanë , një brez të kuq prej leshi, i cili kap dhe një pjesë nga këmisha. Në këmbë ka opinga të punuara prej një lëkur derri, kurse në kokë ka një qylaf prej lëkur qengji.

“Nga baulja e gjyshes” nuk është e mundur të thuhet se kush është më e mira, çdo gjë është shumë e vlefshme dhe e papërsëritshme. Juria dalloj si të shkëlqyer absolutisht që të gjitha veshjet të cilat qenë prezantuar. Këngëtarja popullore Iljana Najdenova ka shkuar shumë nëpër vend, që të mund të kërkojë kostume autentike për skenë. Ajo qe e mahnitur shumë nga kjo defile e modës .

Снимка

Jem shumë e mahnitur nga këto veshje të banuesve të Musaçevos të nxjerra nga baulet e gjysheve. Unë vet kam kërkuar shumë dhe kam dashur të shikoj sesi pikërisht janë dukur në rajonin e Elin Pelinit. Ato janë shumë të vlefshme, sepse nëpër muze vështirë gjenden veshje të tilla. Jam e lumtur të shikoj dhe një veshje popullore prej vajze, me qenë se shumë herë kam qenë në dilemë me këngëtaret popullore, të cilat pohojnë se, këto thep të qepur mbi xhamadan janë karakteristike për krahinë e qytetit Ihtiman, kurse unë e di se në rajonin e qytetit Elin Pelin ka ekzistuar po kështu. Qëndisja tipike mbi veshjen popullore nga krahina e këtij qyteti qyet “roziçki”/trëndafila/, ajo është shumë e vjetër dhe mund të shikohet jo vetëm mbi veshjen popullore festive, por dhe mbi veshjen e përditshme të grave. Jam e mahnitur nga këmisha e prezantuar nga krahina e Elin Pelinit. Ajo është shumë e rrallë, përfundon me dantellën e bukur karakteristike. Kurse kjo, se mbi njërën mëngë mungon dantella do të thotë se rroba është e përgatitur për pajë dhe nuk është përfunduar. Qëndisja mbi këmishë në tre kate me ngjyra të larmishme është gjë e cila takohet shumë rrallë tek ne. Jam shumë e lumtur se kam shansin ta shikoj këtë gjë këtu.

Снимка

Në festë, si në festë. Ajo nuk mund ta kalojë pa një tryezë të larmishme . Më të shumtë qenë ata të cilët donin të degustojnë prodhimet nga konkursi kulinar “Gjellët e shopit”. Mes piteve dhe byrekëve, kaçamakut me copëra të vogla mishi, spikati reçeli i ëmbël i Asenka Ispirska nga fshati Novi han. Posaçërisht për dëgjuesit tanë ajo dha recetën e këtij specialiteti të përgatitur këtu denbabaden:

Снимка

Merret një shira prej lëngur të rrushit, në të kungulli qëndron për rreth 10 orë. 10 litra zien deri sa të trashet dhe të mbeten 5-6 kilogramë. Kungulli pritet copa- copa me madhësinë e pafkave të sheqerit. Ato qëndrojnë 2 orë në ujë me gëlqere. Derdhen mbi sharanë e trashur. Zihet edhe 1 orë. Akoma e ngrohtë shtihet nëpër kavanoza. Mbyllen mirë dhe kthehen me kapakun poshtë . Pas kësaj mbështillen me shami. Kur të ftohen futen në podrum, kurse kur hapet kapaku i kavanozit copërat e kungullit janë të freskëta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD