Me një dorezë kadifeje nuk mundet të luftohet terrorizmi. Këto janë fjalët e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme Georgi Kostov. Këtë ai e tha në lidhje me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave të thirrur nga kryeministri Bojko Borisov për diskutimin dhe pranimin e projektligjit për kundërvënien e terrorizmit. Kostov komentoi gjithashtu se kur zhvillohen diskutimet për një ligj të tillë pala e interesuar gjithmonë kërkon më shumë mundësi për ushtrimin e detyrave të saj zyrtare. Sipas fjalëve të tij balanca është tepër e thyeshme – midis kësaj cili duhet të jetë pushteti i zyrtarëve dhe cilat të drejta të qytetarëve duhet të kufizohen. Po, është e sigurt se do të ketë kufizime të tilla të të drejtave të qytetarëve, sepse vetëm kështu do të mund të arrihet njëfarë balance. Këtë tezë e përkrahën edhe përfaqësues të tjerë të pushtetit. Vetëm me kufizimin e të drejtave mund të garantojmë sigurinë e qytetarëve – kështu kryetari i grupit parlamentar të partisë qeverisëse GERB Cvetan Cvetanov shpjegoi ndryshimet që implementohen me projektin për ndryshimin e Ligjit për Kundërvënien e Terrorizmit.
“Qëllimi kryesor i Ligjit antiterrorist është që të garantohet jeta e qytetarëve, bile në se duhet të pakësohen të drejtat e njerëzve të përfshirë në procesin terrorist” – tha Ministrja e Punëve të Brendshme Rumjana Bëçvarova. Këtu nuanca është se bëhet fjalë vetëm për njerëz të përfshirë në procesin terrorist. Duke folur për kritikat e organizatave për mbrojtjen e të drejtave, shpjegimi është se kur merren vendime të tilla ato duhet të jenë më të mirat për sa më shumë njerëz.
E reja në këtë rast është se forcat e armatosura do të marrin pjesë në aksione kundër terrorizmit. Në se ligji pranohet, ato do të kenë të drejtën të bastisin, të bëjnë kontrollime të sendeve, të ndalojnë dhe të përdorin armë. Ministri i mbrojtjes Nikollaj Nençev tha se menjëherë duhet të fillojë përgatitja e ushtarëve, sepse deri tani ata nuk kanë pasur misione dhe angazhime të tilla. Për sa i përket kufizimit të të drejtave dhe lirive të qytetarëve në zhvillimin e operacioneve kundër terrorizmit, ministri i mbrojtjes shpjegoi se masat dhe dimensionet e tyre do të varen nga kërcënimi konkret.
Përfundimi është se teorizimi nuk luftohet me një dorezë kadifeje. Duket se doreza do të jetë e hekurt. Është e vërtetë se luftimi i terrorizmit është luftë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës dhe terroristët nuk bëjnë shaka – duhet t’i pranojmë seriozisht. Është e drejtë ministrja Bëçvarova duke thënë se një sulm terrorist është kërcënim për jetën e njeriut dhe kjo do të thotë se ai rrezikon një të drejtë themelore njerëzore. Pyetja është çfarë na thanë me këtë projektligji. Shpresoj se nuk na thanë se kur bëhet fjalë për terrorizëm krahas me të thatën digjet dhe e njoma.
Ndryshe, gjithçka duket e reglamentuar. Për shembull për njerëzit, për të cilët ka të dhëna se marrin pjesë në përgatitjen e akteve terroriste duhet të hartohet një supozim i arsyetuar dhe të aplikohen masa parandaluese të lidhura me kufizimin e lëvizjes së tyre dhe konfiskimin e dokumenteve. Procedurat janë përshkruar në mënyrë të përpiktë dhe ato i nënshtrohen kontrollit gjyqësor. Ligji parashikon rregulla për zhvillimin e operacioneve kundër terrorizmit në rast se ka të dhëna për kërcënim konkret. Ligji lejon shpalljen e situatës së jashtëzakonshme me një vendim të Kuvendit Popullor ose me një dekret të Presidentit të Republikës. Qëllimi është që t’i jepet përparësi shpëtimit të jetës së njeriut. Dhe me siguri ky synim është i arsyetuar. Cilat do të jenë mjetet e arritjes së qëllimit, do të kuptojmë pikërisht në këtë Ligji për Kundërvënien e Terrorizmit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..