Sot shënojmë festën më të ëmbël – Ditën evropiane të çokollatës. Më 7 korrik të vitit 1524 nga Amerika Jugore është furnizuar sasia e parë e kokrrave të kakaos në Spanjë. Ja për se kjo datë është zgjedhur nga evropianët për kremtimin e festës së çokollatës. Mendohet, se actekët kanë qenë njerëzit e parë të cilët kanë prodhuar çokollatën, e kanë quajtur “ushqim të perëndive” dhe e kanë lidhur me perëndeshën e pjellorisë. Çokollata e parë është bërë nga Xhon Kadberi në vitin 1842, pak më vonë Daniel Peter ka krijuar çokollatën prej qumështi, duke i shtuar qumësht recetës origjinale.
Në ditën më të ëmbël takohemi me pastiçerinë Aleks Ivançev, i cili tashmë dy herë fitoi titullin “Pastiçeri më i mirë në Bullgari”. I riu është novator dhe e bëri jurinë për vete me përpikërinë dhe shijen e mrekullueshme. U imponua mbi konkurrencën me skulpturat e bukura prej çokollatës dhe zuri vendin e parë. Kur ka qenë në klasën e dytë të shkollës, ka bërë një kek për të gëzuar të ëmën dhe ndoshta ky gatim vuri fillimin e përrallës së tij të ëmbël. Aleks Ivançevi u bind, se ky është profesioni i tij pasi ka bërë një stazh punë në Katar. Aty duhej të zgjidhtë me çfarë do të merrej – me pastiçeri ose me antipasta. Zgjodhi të parën, sepse deri në ketë moment të gjitha provat e tij për të bërë një desert të mirë, ishin të pasuksesshme. Aleks u motivua, mësoi shumë nga kujdestari i tij në restorant dhe kjo i ndihmoi që të kryesojë klasifikimin e pastiçerëve bullgarë. Pas një praktike të gjatë jashtë shtetit dhe pas konkurseve të fituara, aktualisht Aleks Ivançevi është shef i pastiçerisë në një varg të madh restorantesh të Sofjes dhe vazhdon të përsoset çdo ditë.
“Dashuria ime ndaj desertëve vjen nga dashuria ime e madhe në jetë” – thotë me buzëqeshje Aleks dhe drejton shikim tek mikesha e tij Stefi, e cila gjithashtu është mjeshtre e ëmbëlsirave.
A janë mjaltë dhe gjalpë punët në kuzhinën e tyre?
“Kur puna bëhet me dashuri nuk është vështirë. Puna jonë është shumë precize, është vështirë të kënaqsh të gjithë klientët. Disa thonë – unë nuk ha këtë, por secili kuzhiniei ose pastiçer i mirë duhet të arrijë t’u ofrojë diçka që do t’i shtyjë ta provojnë dhe ta pëlqejnë. Nuk është lehtë, por sjell kënaqësi!” – tregon Aleks.
Pastiçeri pohon, se punët shkojnë mirë ku ke muzë në jetë. Deserti më i dashur i Aleksit jo vetëm për gatim, por edhe për konsumim janë tortat e vogla me stika dhe trëndafila.
“Shumë njerëz hanë çokollatë në sasi të mëdha, që të jenë të lumtur dhe të kënaqur dhe të vlerësojnë punën e pastiçerëve dhe prodhuesve të çokollatës – thotë Aleksi. Dua të theksoi, se çokollata nuk është e dëmshme, përkundrazi është e dobishme në qoftë se nuk teprohet me konsumimin e saj.”
Në qoftë se edhe ju jeni të dhënë pas ëmbëlsirave ju propozojmë të bëni shëtitje në muzetë më të njohura të çokollatës – në Bryzh (Belgjikë), Këln (Gjermani), Geispolsheim (Francë), Barcelonë (Spanjë), Pragë (Çeki) etj.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Gjatë natës së 12 duke u gdhirë 13 gusht, qielli mbi Bullgari do të ofrojë një nga spektaklet natyrore më mbresëlënëse – kulmin e shiut të meteorëve Perseid. Pritet që dhjetëra “yje që bien” në orë të ndriçojnë errësirën – një moment ideal për..
Deri më 29 gusht 2025, banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit të Detit të Zi mund të vizitojnë ekspozitën udhëtuese "Gjurmët e Zhdukjes" në Muzeun e Historisë Natyrore në qytet. Ekspozita është pjesë e një fushate kushtuar ruajtjes së specieve të..
Një tendencë e re në falsifikimin e parave – më shumë janë kartëmonedhat e falsifikuara prej 100 levash, me portretin e Aleko Konstantinovit, ndryshe nga disa vite më parë kur më të falsifikuarat ishin ato prej 20 levash. "Këtë e tregojnë të..
Shkencëtarë zbuluan kocka të reja të dinozaurëve dhe kafshëve të tjera kurrizore pranë qytetit Trën, në Bullgarinë Perëndimore. Zbulimi u bë gjatë..
Vazhdon të jetë i qëndrueshëm interesi për universitetet bullgare nga të rinjtë me origjinë bullgare që jetojnë jashtë vendit, të cilët aplikojnë përmes..
Formacione vullnetare nga e gjithë Bullgaria, që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve, morën pajisje të blera falë donacioneve nga mbi 1800 persona..