Në vitin 1985 arkeologu Vasill Nikollov filloi studime të një banese të epokës së neolitit në lagjen e Sofjes Sllatina. Shkasi – ishte shkatërruar shtresa kulturore e banesave të lashta për shkak të ndërtimit të një linje tramvaji. Ditën e tretë të gërmimeve ai gjeti rastësisht mbeturinat e një shtëpie të madhe, të cilën e studioi në kuadrin e stinës. Atëherë studimet treguan se ajo është shtëpia më e madhe në Evropë për mijëvjeçarin e gjashtë para Krishtit.
Që në fillim të studimeve u bë e qartë se vendbanimi i epokës së neolitit në Sllatina është shumë interesant – shënon sot prof. Nikollov, i cili edhe këtë stinë punonte atje. Sipas tij në këtë regjion është zhvilluar një pjesë e qytetërimit evropian. Këtë e ripohon ardhja e popullsisë nga Azia Jugperëndimore – bujq dhe blegtorë. Shkaku për t’u vendosur atje kanë qenë ndryshimet e pafavorshme klimatike në fund të mijëvjeçarit të VII dhe në fillim të atij të VI.
“Të nxitura nga këto ndryshime, ata u nisën përmes Detit Egje drejt Ballkanit, kryesisht drejt luginës së Strumës, të Mestës, të Vardarit – na tregon arkeologu. – Dhe kështu ata mbërritën në Ballkanin Qendror, pas kësaj edhe në Ballkanin Lindor, nuk duhet ta harrojmë edhe Thesalinë e Greqisë Veriore. Në këtë regjion në vazhdim të kohës pas vendosjes së kësaj popullsie, domethënë në kuadrin e mijëvjeçarit të VI dhe të V, u zhvillua një kulturë, e cila më vonë u emërtua qytetërimi i parë evropian. Pikërisht këtu kultura e këtyre njerëzve u ndryshua, u adaptua ndaj kushteve vendase ekologjike. Ajo tashmë është më e ndryshme nga ajo që zhvillohej në të njëjtën kohë në Azinë e Vogël.”
Kështu, sidomos gjatë halkolitikut, në trojet e sotme bullgare u krijuan shumë qendra interesante. Një prej tyre është Provadia – qendra më e vjetër e nxjerrjes së kripës në rajonin e Liqeneve të Varnës. Në ketë rajon është edhe nekropoli i njohur i halkolitikut me arin më të vjetër të përpunuar në botë. Ai flet edhe për një organizatë të zhvilluar sociale. Për herë të parë në Evropë ka pasur një shoqëri me shtresa të qarta hierarkike, shënon prof. Nikollov. Ja si me vendosjen e popullsisë në Ballkan në fund të mijëvjeçarit të VII dhe në fillim të atij të VI gradualisht ka filluar zhvillimi i qytetërimit të parë evropian. Sot trojet bullgare janë pjesë e këtij qytetërimi.
Për çfarë aftësish të popullsisë të lashtë flasin artefaktet e zbuluara në Sllatina?
“Njerëzit kanë qenë bujq dhe blegtorë, por kjo që zbuluam dhe na bëri një përshtypje shumë të madhe është niveli i lartë i arkitekturës në atë kohë. Kur në vitin 1985 e zbulova këtë godinë, për të cilën u bë fjalë, në një sipërfaqe prej 117 metrash katrorë, ajo me të vërtetë u bëri një përshtypje shumë të madhe specialistëve dhe mësohet në kurset e historisë së lashtë të shumë popujve evropianë dhe të shumë popujve jashtë Evropës. Mirëpo, sivjet ndër mbeturinat e vendbanimit më të hershëm në këtë vend, zbuluam dy godina, të cilat janë më të mëdha nga ajo për të cilën folëm. Njëra është krejtësisht e studiuar dhe ka sipërfaqe 140 metra katrorë. Tjetra është më e madhe, por ende nuk është studiuar tërësisht. Ajo ndoshta do të ketë sipërfaqe të paktën 160 metra katrorë. Na mahnitin aftësitë e këtyre njerëzve, që kanë jetuar para më shumë se 8 mijë vitesh. Ata kanë ndërtuar godina me shtylla prej druri, me konstruksion prej argjile, me çati prej dy pjesësh, çati kjo e cila është shumë e rëndësishme për ruajtjen e godinës. Një prej këtyre godinave, të cilat i studiuam sivjet, është me tri dhoma të njëjta. Në çdo një prej tyre ka furrë dhe shesh ku e kanë përgatitur ushqimin, ka një mulli prej guri dhe shumë depo drithi. Ato janë plotë drithë të djegur. Kjo është rezultat i një zjarri.”
Sipas arkeologëve shkaqet për zjarrin mund të jenë sociale, fetare-mitologjike. Të dyja shtëpitë e zbuluara këtë stinë, si dhe ajo e zbuluar në vitin 1985 janë të një vendbanimi. Zjarri sipas specialistëve nuk ka qenë i rastit. Distanca midis shtëpive është 30-35 metra. Ka të ngjarë që në hapësirën e pastudiuar mes tyre të zbulohen akoma dy ose tri shtëpi të mëdha, gjithashtu viktimë e zjarrit.
Siç shënon prof. Nikollov, ka një ide, e cila mund të realizohet me bashkëpunimin e Bashkisë së Kryeqytetit dhe Akademisë Bullgare të Shkencave. Sipas kësaj ideje mbi godinat e ruajtura të vendbanimit të lashtë mund të ndërtohet një park parahistorik. Mund të fillohet me rimëkëmbjen e shtëpisë së studiuar në vitin 1985 në dimensionet e saj reale. “Desha që ajo të rimëkëmbet ashtu siç është dukur dikur, sipas informacionit të grumbulluar. Desha që këtu të vijnë fëmijë, të vizitojnë shtëpinë parahistorike dhe godina të tjera të vjetra autentike dhe të njihen me arkitekturën dhe kulturën materiale të historisë së lashtë. Desha që ata të dinë se trojet bullgare kanë qenë në qendrën e qytetërimit evropian...”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Wikipedia
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..