Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si duket Bullgaria nga lartë? Një shëtitje nëpër qiellin tonë

БНР Новини
Foto: bulgariaotvisoko.com

A keni dëshirë të shikoni shtetin tonë nga lartë? Ngritni shikimin, lëni mbrapa problemet e përditshme dhe shihni fytyrën e ndryshme të Bullgarisë. Dhe kjo është e mundshme, bile duke qëndruar në zyrë apo në shtëpi, në sajë të teknologjive moderne, të përdorura me mjeshtëri nga një fotograf bullgar dhe ekipi i tij. Sajti http://bulgariaotvisoko.com ju jep mundësi të ndieni magjinë e vendeve më të bukura të shtetit tonë dhe këtë mund ta bëni krejtësisht falas. Se si filloi kjo aventurë ajrore, na tregoi organizatori i saj Atanas Paskalev:

“Ideja lindi në mënyrë spontane. Vitin e kaluar, kur punova mbi një projekt bashkë me një organizatë joqeveritare gjermane kishim nevojë për kuadro të xhiruara nga lartë. Bleva një dron dhe nisa të ndaja fotografitë që bëra me të. Kuadrot e para kishin nga 40-50 mijë shikime. Për këtë arsye gjatë shkurtit më erdhi në mendje ideja për krijimin e një sajti me materiale video falas. Për këtë arsye materialet janë të shkurtra – me gjatësi nga 2 deri më 5 minuta.”

Kështjella Baba Vida
Videot kanë titra me informacion për objektet e xhiruara. Do të jetë shumë mirë po të përdoren ato nga mësuesit në mësimet e historisë apo gjeografisë, për shembull. Kështu mësimet do të bëhen më aktuale dhe interesante për nxënësit. Qëllimi i krijuesve është që të tregojnë se me mjete jo të shumta mund të bëhen gjëra cilësore, të cilat do të pranohen mirë nga njerëzit:

“Në kuadrot e para paraqesim historinë tonë, sepse janë xhiruar kryesisht kështjella. Në Bullgari ka shumë objekte historike interesante dhe ato kanë nevojë për promovim. Mendoj se kështu ndihmojmë për popullarizimin e tyre. Me këto spote përpiqemi të tregojmë edhe pikëpamjen tonë artistike. Vendet duken shumë mirë nga lartë.”

Kështjella e Bellogradçikut
Aktualisht në sajtin e Atanas Paskalevit ka 16 filma të shkurtra për kështjellat Baba Vida (pranë qytetit Vidin) dhe Oveç (pranë qytetit Provadija), për Kalanë e qytetit Shumen, kepin Kaliakra. Mbi çdo një video ekipi ka punuar 3 ditë. Pavarësisht se djemtë e dinë Bullgarinë shumë mirë, kur xhirohen nga lartë, vendet duken ndryshe. Shumë prej kuadrove nuk mund të përdoren gjatë montimit të videos dhe shpesh ka nevojë për përsëritje të xhirimeve. Paskalevi shpjegoi se për shkak të buxhetit të kufizuar nuk kanë përdorur shërbimet e ndonjë kompozitori dhe blenë muzikën nga interneti.

Krijuesit e projektit shpresojnë se ky është vetëm fillimi dhe do të tërheqin interesin e donatorëve. Ia vlen që kjo nismë të marrë përkrahjen e shtetit, sepse ka potencial për tërheqjen e turistëve, pa nevojë për harxhime të tepërta nga buxheti shtetëror.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Heraklea Sintika – qyteti antik që lidh natyrën dhe shkencën

“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..

botuar më 25-09-08 8.20.PD

Turizmi i verës do ta vendosë Bullgarinë si një destinacion gjatë gjithë vitit

Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..

botuar më 25-09-02 9.59.PD

Çmimet në bregdetin bullgar të Detit të Zi po bien ndjeshëm

Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..

botuar më 25-09-01 2.05.MD