Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Një natë në Venecie” – premiera dhe mbyllja zyrtare e Festave muzikore të Burgasit “Emill Çakërov”2016

Foto: arkiv

Pas një sezoni të gjatë, plot me shumë muzikë në qytetin bregdetar Burgas përfundoi edicioni i nëntë i festave kushtuara dirigjentit të madh bullgar Emill Çakërov. Finali është më 2 shtator me “Një natë në Venecie” – një nga veprat më të bukura të “mbretit të valsit” Johan Straus – bir. Mysafirët dhe qytetasit e Burgasit do ta kenë mundësinë të bëhen pjesë e ballos me maska të kompozitorit të madh të vjenës nga shekulli i XIX.

Në vitin 2015 spektakli “Një natë në Venecie” ia solli regjisorit të vet Mario Nikollov çmimin prestigjioz të Ministrisë Rumune të Kulturës për shfaqjen në Teatrin Operistik “Oleg Danovski” në Konstancë. Tenori Mario Nikollov është një artist i dashuruar, i cili ka interpretuar në rolet më të shquara të operës. Në repertorin e tij ka role të njohura si Ajzenshtajn nga “Lakuriqi i natës”, Tasillo nga “Kontesha Marica”, Barinkaj nga “Baroni i ciganëve”, Paris nga “Elena e bukur”, Danillo nga “E veja e lumtur”. Është i njohur gjithashtu me punën e tij si regjisor. Është mbajtës i çmimeve “Lira e kristaltë”  për 2010 dhe 2014 dhe të “Lirës së artë për kontribut të veçantë në fushën e operetës dhe muzikalit, kështu edhe është mbajtës i dekoratës “Muzikanti i vitit” për vitin 2013. Për spektaklin në Teatrin operistik të qytetit Burgas na tregoi vetë Mario Nikollovi:

“Kjo është shfaqja, e cila vitin e kaluar u bë spektakli i vitit në Rumani. Jam shumë krenar me këtë çmim. Ftesa për shfaqjen sivjet erdhi nga drejtori i Teatrit Operistik të qytetit Burgas (Aleksandër Tekeliev). Kjo është një nga operetat më të mira të Straus-it. Në fakt ajo është komike, nuk është një vepër tipike. Muzika është e mrekullueshme dhe dramaturgjia gjithashtu është shumë interesante. Është një pjesë, me të cilën njerëzit zbaviten nga fillimi deri në fund. Dhe pikërisht kjo më provokoi. Në jetën e sotme të tensionuar një vepër e tillë është një mënyrë e përshtatshme për shkarkimin e stresit. Në të pranon problematika e përjetshme dhe gjithmonë është aktuale dhe e përshtatshme për jetën moderne.”

Për ekipin e suksesshme të shfaqjes “Një natë në Venecie” në krye me dirigjentin e Teatrit Operistik të Burgasit Ivan Kozhuharov, na tregon më shumë Mario Nikollovi:

“Dirigjenti Ivan Kozhuharov (i cili ka mbaruar Konservatorin e Sankt-Peterburgut “Nikollaj Rimski-Korsakov”) është një emër, i cili nuk ka nevojë për prezantim për publikun bullgar. Skenograf dhe piktor është Ani Tokaxhieva, koreografe Edelina Kallçeva. Jam shumë i lumtur për këtë se mund të punoj me këtë ekip, me të cilin kemi realizuar disa shfaqje. Prima e Teatrit Operistik të Burgasit Valentina Korçakova është në rolin kryesor të Aminës. Interpretuesit e mirë gjithmonë mund të bëjnë një pjesë shumë të suksesshme. Unë do të jem në rolin e Dukës Urbino. Jo për herë të parë prezantohem para publikut të qytetit Burgas si regjisor. . E ndjek këtë forum që nga fillimi i tij – tashmë nëntë vjet. Dhe mendoj se ai është një sukses i madh për Teatrin Operistik të qytetit dhe për administratën bashkiake, të cilët organizojnë festivalin.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Miro dhe ALMA sërish në një projekt të fuqishëm dhe emocional – “Atje”

Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..

botuar më 25-10-28 6.05.PD

Trioja е njohur vokale "Antibiotika" me një këngë të re pas një ndërprerjeje 14-vjeçare

Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..

botuar më 25-10-27 6.05.PD
Stefka Sëbotinova

Kryevepra të kulturës muzikore bullgare: “U shemb mali” – perla në repertorin e këngëtares Stefka Sëbotinova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA

botuar më 25-10-24 6.55.PD