Është e ngushtë dhe e ndotur. Qyteti sikurse nuk mund të marrë frymë. Kemi nevojë për më shumë ajër të pastër. Gjithnjë e më shumë mendojmë se si të largohemi nga kaosi i qytetit dhe ku të pushojmë. Një ekip prej njerëzish kreativë ofron vendim. Kjo është “Park(ing) day”. Për se bëhet fjalë? Për transformimin e vendeve të parkimit në kopshte të vogla ose parqe.
Ideja ka lindur në vitin 2005 në San Francisko, ku studioja për art dizajn “Rebar” transformoi një vend parkimi në park të vogël. Qëllimi i tyre ka qenë t’i bëjnë njerëzit për të rishqyrtuar mënyrën në të cilën përdoren rrugicat dhe të shkaktojnë debat për ndryshime në infrastrukturën e qytetit. Më 30 shtator Sofja e përqafon kauzën për vitin e gjashtë me radhë. Çfarë është misioni i “Park(ing) day 2016”, për këtë na tregoi Simeon Vasilev, organizatori i aktivitetit:
“Misioni ynë është të provokojmë dialog për përdorimin e hapësirave të qytetit dhe më konkretisht për përdorimin e vendeve të parkimit. Këtë të premten do të bëhemi dëshmitarë të ideve shumë interesante.”
Pjesëmarrësit duhet të përdorin imagjinatën e tyre. Kushti i vetëm është të mos dalin nga vendi i parkimit. A ka kufizime sa i përket dizajnit?
“Gjithmonë kemi pasur qëllim që temat e “Park(ing) day” të kenë lidhje me zhvillimin e qytetit, ruajtjen e mjedisit rrethues, lëvizjen alternative etj” – na tregon Simeon Vasilev dhe vazhdon me hollësi më të mëdha rreth konkursit të sivjetshëm për projekt më të mirë dhe më kreativ:
“Fituesi tashmë është i qartë. Kjo është shoqëria “Viridis Architects”, e cila do të paraqesë art-instalimin “Park(ing) ROJAK”. Bëhet fjalë për figurat e qindra shpendëve që fluturojnë mbi një vend parkimi në qendër të Sofjes. Figurat e vogla do të jenë prej teli dhe letre dhe do të shiten. Mjetet e grumbulluara do të investohen në ndërtimin e foleve dhe vendeve për ushqim të shpendëve në disa parqe të Sofjes.”
Iniciativa është duke tërhequr gjithnjë e më shumë pjesëmarrës. Sivjet aktiviteti tërhoqi një numër rekord njerëzish të cilët dëshirojnë t’i transformojnë vendet e parkimit. Ja mendimi i qytetarëve për këtë ide:
“Gjithmonë ka pasur qëndrim pozitiv, madje nga ana e shoferëve. Shumë prej tyre shfaqin interes të madh dhe dëshirojnë të marrin pjesë në aktivitet.”
Ky qëndrim pozitiv shtron gjithashtu çështjen për parqet, nëse ato janë të mjaftueshme apo jo:
“Sa për Sofjen, bashkia bën hapa përpara në këtë drejtim. Shembulli për këtë është parku i ndërtuar para pak kohe në rajonin e zonës B5. Sigurisht që ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbra në qytet, ku njerëzit të takohen dhe të shëtitin.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Bozhidar Janev
Festa e sivjetshme e bullgarëve të Besarabisë, të cilën e shënojmë çdo vit më 29 tetor, u shndërrua në një sërë ngjarjesh kushtuar bashkësisë bullgare të shpërndarë në rajonin e Besarabisë, e ndarë midis Rumanisë, Ukrainës dhe Moldavisë. E fundit prej..
Një takim me temën "Ariu në kontekstin e ekoturizmit: mundësi dhe perspektiva" do të mbahet sot, 11 nëntor, në ndërtesën e Bashkisë së Smoljanit. Eventi është organizuar nga WWF Bullgaria dhe Shoqata "Horizonte të Reja" - Smoljan dhe synon të bashkojë..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..