Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Park(ing) day” në Sofje

БНР Новини

Është e ngushtë dhe e ndotur. Qyteti sikurse nuk mund të marrë frymë. Kemi nevojë për më shumë ajër të pastër. Gjithnjë e më shumë mendojmë se si të largohemi nga kaosi i qytetit dhe ku të pushojmë. Një ekip prej njerëzish kreativë ofron vendim. Kjo është “Park(ing) day”. Për se bëhet fjalë? Për transformimin e vendeve të parkimit në kopshte të vogla ose parqe.

Ideja ka lindur në vitin 2005 në San Francisko, ku studioja për art dizajn “Rebar” transformoi një vend parkimi në park të vogël. Qëllimi i tyre ka qenë t’i bëjnë njerëzit për të rishqyrtuar mënyrën në të cilën përdoren rrugicat dhe të shkaktojnë debat për ndryshime në infrastrukturën e qytetit. Më 30 shtator Sofja e përqafon kauzën për vitin e gjashtë me radhë. Çfarë është misioni i “Park(ing) day 2016”, për këtë na tregoi Simeon Vasilev, organizatori i aktivitetit:

Снимка“Misioni ynë është të provokojmë dialog për përdorimin e hapësirave të qytetit dhe më konkretisht për përdorimin e vendeve të parkimit. Këtë të premten do të bëhemi dëshmitarë të ideve shumë interesante.”

Pjesëmarrësit duhet të përdorin imagjinatën e tyre. Kushti i vetëm është të mos dalin nga vendi i parkimit. A ka kufizime sa i përket dizajnit?

“Gjithmonë kemi pasur qëllim që temat e “Park(ing) day” të kenë lidhje me zhvillimin e qytetit, ruajtjen e mjedisit rrethues, lëvizjen alternative etj” – na tregon Simeon Vasilev dhe vazhdon me hollësi më të mëdha rreth konkursit të sivjetshëm për projekt më të mirë dhe më kreativ:

Снимка“Fituesi tashmë është i qartë. Kjo është shoqëria “Viridis Architects”, e cila do të paraqesë art-instalimin “Park(ing) ROJAK”. Bëhet fjalë për figurat e qindra shpendëve që fluturojnë mbi një vend parkimi në qendër të Sofjes. Figurat e vogla do të jenë prej teli dhe letre dhe do të shiten. Mjetet e grumbulluara do të investohen në ndërtimin e foleve dhe vendeve për ushqim të shpendëve në disa parqe të Sofjes.”

СнимкаIniciativa është duke tërhequr gjithnjë e më shumë pjesëmarrës. Sivjet aktiviteti tërhoqi një numër rekord njerëzish të cilët dëshirojnë t’i transformojnë vendet e parkimit. Ja mendimi i qytetarëve për këtë ide:

“Gjithmonë ka pasur qëndrim pozitiv, madje nga ana e shoferëve. Shumë prej tyre shfaqin interes të madh dhe dëshirojnë të marrin pjesë në aktivitet.”

Ky qëndrim pozitiv shtron gjithashtu çështjen për parqet, nëse ato janë të mjaftueshme apo jo:

“Sa për Sofjen, bashkia bën hapa përpara në këtë drejtim. Shembulli për këtë është parku i ndërtuar para pak kohe në rajonin e zonës B5. Sigurisht që ka nevojë për më shumë hapësira të gjelbra në qytet, ku njerëzit të takohen dhe të shëtitin.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Bozhidar Janev



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magdalena Stojanova

Vizatimi i një vajze bullgare u vlerësua në një konkurs botëror për shëndet dhe art

Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..

botuar më 25-11-10 11.21.PD
Brijë e bardhë

Dy pemë shekullore, 200-vjeçare, u shpallën të mbrojtura

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..

botuar më 25-11-09 7.00.PD

Kontrolle falas në fushën e mjekësisë riprodhuese në Korçë

Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..

botuar më 25-11-08 5.05.MD