Çfarë mund të bëjë njeriu, kur ka grumbulluar një përvojë të pasur jetike dhe profesionale, por imponohet që t’i japë fund karrierës aktive, për shkakun e thjeshtë, se e ka arritur moshën e pensionimit. Ky problem është në rendin e ditës për shumë gra dhe burra, të cilët hyjnë në “moshën e thyer” 60 +. Që të dalin nga rrethi magjik i “bërjes së asgjësë”, i cili përfshin vështrimi i televizionit dhe frekuentime të rregullta te mjeku, një grup intelektualësh nga “mosha e tretë” themeluan në Sofje Universitetin Kombëtar Bullgar “Mosha e Tretë”.
Modeli është i njohur në Evropë dhe iu bazohet universiteteve, të cilët kujdesen për dituritë, aftësitë dhe informimin, dhe mbrojnë interesat e njerëzve të moshuar. Hapja e vitit të parë akademik kaloi me një interes të theksuar me leksione për mënyrën e shëndetshme të jetës, për ushqimin dhe për mjekimin e sëmundjeve, tipike për moshën e pleqërisë. Universiteti parashikon edhe kurse për kualifikim profesional dhe për rikualifikim të pensionistëve. Lidhur me këtë rektori Ganço Popov, specialist në fushën e ekonomisë edhe resurseve njerëzore tha:
“Parase të krijojmë universitetin tonë bëmë një anketim sociologjik që të mësojmë çfarë probleme preokupojnë njerëzit e moshës së thyer. Të gjithë në vendin e parë treguan aftësinë të shfrytëzojnë sa më gjerë kompjuterin dhe aplikacionet mobile. Të moshuarit tek ne kanë mbetur vet në shtëpitë dhe nuk ka me kë të bisedojnë dhe të komunikojnë. Iu drejtuam me lutje për ndihmë teknike të gjitha ministrive dhe tashmë Ministria e Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit na siguroi 10 kompjuterë të mëdhenj dhe 10 kompjuterë portativë. Tashmë bisedojmë me kryetarët e disa bashkive të dërgojmë një teknikë të tillë edhe në rajonet e tyre. Kjo për arsye, që pedagogët tanë të vizitojnë klubet e pensionistëve në ato qytete dhe t’u ndihmojnë njerëzve të mësojnë të punojnë me kompjuterë. Për gëzimin tonë hasim kuptim dhe na sigurojnë salla në godinat shoqërore, pa qira. Pedagogët gjithashtu punojnë pa pagesa. Moduli i ardhshëm leksionesh ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe me mekanizmat e mashtrimeve pronësore dhe financiare.”
Universiteti “Mosha e Tretë” ka ndërmend të zhvillojë edhe veprimtari të vet kërkimor-shkencore. Punimet do të përqendrohen mbi sistemin social dhe problemet, për të cilët interesohen më shumë pensionistët. Nëpërmjet bashkimit të strukturave ekzistuese civile në vend, pedagogë dhe miq të universitetit do të formojnë “grupe për presion” në zgjidhjen e problemeve të ngutshme. Më se 2 milion pensionistë bullgarë jetojnë në pragun e varfërisë. Lidhur me këtë doktori Ganço Popov tregon hapat e parë, të cilët ekipi i tij do të ndërmarrë:
“Me iniciativën time do të shkruajmë një apel, në të cilin do të deklarojmë, se pensionet më të ulëta duhet të jenë jo më pak se sa 170 euro. Para në shtet mund të gjenden. Për shembull pasi do të kërkohet përgjegjësi prej njerëzve, të cilët arritën kontrata të paleverdishme për qindra miliardë leva për shitjen e ndërmarrjeve shtetërore me qëllimin e vetëm të marrin komision. Me këta njerëz duhet të merret prokuroria. Do t’u dërgojmë apelin tonë një sërë institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Dëshirojmë, që të na dëgjojnë, sepse nuk meritojmë një fat të tillë. Le të kujtojmë se jemi komb, i cili i dha Evropës kulturën, shtetësinë dhe shumë talente” – tha në përfundim rektori i Universitetit “Mosha e Tretë” në Bullgari Ganço Popov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..