Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Starti akademik për njerëzit në moshën e pensionimit

Foto: arkiv

Çfarë mund të bëjë njeriu, kur ka grumbulluar një përvojë të pasur jetike dhe profesionale, por imponohet që t’i japë fund karrierës aktive, për shkakun e thjeshtë, se e ka arritur moshën e pensionimit. Ky problem është në rendin e ditës për shumë gra dhe burra, të cilët hyjnë në “moshën e thyer” 60 +. Që të dalin nga rrethi magjik i “bërjes së asgjësë”, i cili përfshin vështrimi i televizionit dhe frekuentime të rregullta te mjeku, një grup intelektualësh nga “mosha e tretë” themeluan në Sofje Universitetin Kombëtar Bullgar “Mosha e Tretë”.

Modeli është i njohur në Evropë dhe iu bazohet universiteteve, të cilët kujdesen për dituritë, aftësitë dhe informimin, dhe mbrojnë interesat e njerëzve të moshuar. Hapja e vitit të parë akademik kaloi me një interes të theksuar me leksione për mënyrën e shëndetshme të jetës, për ushqimin dhe për mjekimin e sëmundjeve, tipike për moshën e pleqërisë. Universiteti parashikon edhe kurse për kualifikim profesional dhe për rikualifikim të pensionistëve. Lidhur me këtë rektori Ganço Popov, specialist në fushën e ekonomisë edhe resurseve njerëzore tha:

Parase të krijojmë universitetin tonë bëmë një anketim sociologjik që të mësojmë çfarë probleme preokupojnë njerëzit e moshës së thyer. Të gjithë në vendin e parë treguan aftësinë të shfrytëzojnë sa më gjerë kompjuterin dhe aplikacionet mobile. Të moshuarit tek ne kanë mbetur vet në shtëpitë dhe nuk ka me kë të bisedojnë dhe të komunikojnë. Iu drejtuam me lutje për ndihmë teknike të gjitha ministrive dhe tashmë Ministria e Zhvillimit Regjional dhe Urbanizimit na siguroi 10 kompjuterë të mëdhenj dhe 10 kompjuterë portativë. Tashmë bisedojmë me kryetarët e disa bashkive të dërgojmë një teknikë të tillë edhe në rajonet e tyre. Kjo për arsye, që pedagogët tanë të vizitojnë klubet e pensionistëve në ato qytete dhe t’u ndihmojnë njerëzve të mësojnë të punojnë me kompjuterë. Për gëzimin tonë hasim kuptim dhe na sigurojnë salla në godinat shoqërore, pa qira. Pedagogët gjithashtu punojnë pa pagesa. Moduli i ardhshëm leksionesh ka të bëjë me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe me mekanizmat e mashtrimeve pronësore dhe financiare.

Universiteti “Mosha e Tretë” ka ndërmend të zhvillojë edhe veprimtari të vet kërkimor-shkencore. Punimet do të përqendrohen mbi sistemin social dhe problemet, për të cilët interesohen më shumë pensionistët. Nëpërmjet bashkimit të strukturave ekzistuese civile në vend, pedagogë dhe miq të universitetit do të formojnë “grupe për presion” në zgjidhjen e problemeve të ngutshme. Më se 2 milion pensionistë bullgarë jetojnë në pragun e varfërisë. Lidhur me këtë doktori Ganço Popov tregon hapat e parë, të cilët ekipi i tij do të ndërmarrë:

Me iniciativën time do të shkruajmë një apel, në të cilin do të deklarojmë, se pensionet më të ulëta duhet të jenë jo më pak se sa 170 euro. Para në shtet mund të gjenden. Për shembull pasi do të kërkohet përgjegjësi prej njerëzve, të cilët arritën kontrata të paleverdishme për qindra miliardë leva për shitjen e ndërmarrjeve shtetërore me qëllimin e vetëm të marrin komision. Me këta njerëz duhet të merret prokuroria. Do t’u dërgojmë apelin tonë një sërë institucionesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Dëshirojmë, që të na dëgjojnë, sepse nuk meritojmë një fat të tillë. Le të kujtojmë se jemi komb, i cili i dha Evropës kulturën, shtetësinë dhe shumë talente” – tha në përfundim rektori i Universitetit “Mosha e Tretë” në Bullgari Ganço Popov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD