Më 28 dhe 29 tetor Asociacioni Bullgar i Punëdhënësve në Kulturë zhvillon një takim me përfaqësues të Forumit Orkestral Evropian. Bashkorganizator dhe mikpritës i veprimtarisë është Radioja Kombëtare Bullgare. Asistojnë ekspertë të njohur nga Britania e Madhe, Finlanda, Polonia, Rumania, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Bullgaria. Secili, që shfaq interes për forumin, mund të ndjek onlajn në sajtin e medias sonë.
“Veprimtaria jep mundësi, që Sofja të kthehet në një qendër regjionale të aktiviteteve simfonike. Si rrjet i asociacioneve evropiane të orkestrave të 16 vendeve, Forumi Orkestral evropian ekziston që nga viti 2005. Megjithëkëtë për herë të parë organizohet një konferencë e tillë e punës në kuadrin e Ballkanit. Situata aktuale ekonomike, politike dhe sociale nuk janë të përshtatshme për afirmimin dhe përhapjen e muzikës simfonike. Subvencionimi i kulturës është një problem lidhur ngushtë me orientimet e partive politike dhe kuptimin e tyre në ç’shkallë ajo duhet të financohet nga shteti. Progresi ose regresi i ardhshëm i orkestrave, festivaleve, godinave dhe sallave të cilat janë nën kërcënimin e terrorizmit kërkojnë një regjim special të hyrjes. Tematika ka të bëjë me tre fusha të punës orkestrale: menaxhimi dhe investimet, kontribut dhe dëgjues; novitete dhe qëndrim prej novatori.”
Në debatet marrin pjesë muzikantë të njohur bullgarë si Georgi Arnaudov, Simeon Pironkov, Dragomir Josifov. Nëpërmjet një lidhje video në diskutimet përfshihen përfaqësues nga Brukseli, Vjena, Parisi, Budapesti, Asociacioni i Festivaleve Evropiane dhe Federata Botërore e Muzikantëve. Pritet, që forume të tilla të fillojnë të organizohen gjithnjë e më shpesh.
Në finalin e Forumit Orkestral Evropian, Orkestra e Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Dimitër Hristov do të japë një koncert. Organizatorët janë të bindur, se specialistët në muzikën klasike do të vlerësojnë mjeshtërinë e virtuozëve të orkestrës më prestigjioze folklorike tek ne.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”