Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditën e diel në treg – tradita po vazhdon

БНР Новини

Si në vapën e verës, ashtu edhe në acarin e dimrit tregtarët nuk humbasin ditën e diel, në të cilën në mënyrë të ligjshme “pushtojnë” si të thuash tërë rrugën qendrore të qytetit Zllatica. Këtu vijnë prodhues të perimeve, frutave, luleve, artikujve për kopshtin dhe ekonominë bujqësore. Këtu mund të takosh kryetarin e bashkisë, mësuesin, mjekun, bariun. Në banakët ka mallra për çdo shije dhe për xhepin e secilit. As qendra e madhe tregtare, as tregtia me pakicë, as katalogët elektronikë nuk mund të zëvendësojnë tregun laraman dhe të zhurmshëm ditën e diel. Ky është vendi i takimeve të rastësishme dhe të caktuara, vendi i shkëmbimit të shakave dhe i bisedimeve të lira me tregtarët. Dita e tregut është një festë e vërtetë. Familje të reja shëtisin aty bashkë me fëmijët dhe më shpesh ndalen para banakëve me ëmbëlsira, lodra, akullore. Më i dobishëm është tregu për amviset, sepse ato mund të zgjedhin mallrat dhe të dëgjojnë informacion nga vet prodhuesit. Në se shikoni nga larg njerëzit do të zbuloni sa të kënaqura janë fytyrat e tyre. Të gjithë interesohen dhe blejnë kryesisht domate, speca, lakër, karota, pra perimet të cilët janë të domosdoshme për turshitë, sepse stina e gatimit të tyre është në kulmin e sipër.

СнимкаPerime të tilla nga kopshti familjar ofron familja e Veselina Bakovës nga fshati Ljuben. Për pazarin e së dielës bashkë me bashkëshortin nisin në orën tre gjatë natës. Lodhja nga rruga e gjatë nuk i tremb dhe gjithnjë sillen me vëmendje me blerësit.

Çdo të diel jemi në këtë treg. Ne jemi prodhues. Perimet, të cilët ofrojmë kërkohen shumë. Kemi klientë të përhershëm. Arritëm të fitojmë besimin e njerëzve. Gjithnjë përpiqemi që të jemi korrektë. Vijmë këtu gjatë tërë vitit. Na pëlqen të prodhojmë perime dhe fruta me cilësi. Pas një viti do të pensionohem, jam mësuese, por nuk e lë pas dore punën fushore dhe në kopsht. Kur njeriut i pëlqen të punojë, në se shfaq arsye në harxhimet dhe sillet me seriozitet ndaj punës, atëherë ai mund të nxjerrë bukën e gojës dhe të fitojë nga toka. Në treg sillemi me vëmendje ndaj çdo klienti. Këtu takohemi me shumë njerëz. Na pëlqen që të na vijnë miq në shtëpi, por nuk na mbetet shumë kohë. Burri im gjithashtu punon. Pas ditës së punës bashkë shkojmë në fushë, ku punimet janë çdo ditë dhe nuk mund të shtyhen.

СнимкаRadka Ilieva mbërrin në Zllatica që ditën e shtune, sepse vij nga qyteti Slliven. Aty është ekonomia e saj për prodhimin e fidanëve të pemëve frutore.

Ndihemi të gëzuar nga takimet me njerëzit. Më shpesh na pyesin si bëhet mbjellja e fidanëve, a jemi prodhues. Japim këshilla për stinën në të cilën mbillen fidanët përkatës, për klimën për të cilën janë të përshtatshme. Ofrojmë më se 40 lloje fidanësh. Më të kërkuara janë kajsitë, pjeshkat, qershitë, dardhat dhe mollët. Punojmë bashkë me bashkëshortin. Interesohemi vazhdimisht për pemët, që rriten tek ne, kërkojmë shartesa edhe nëpërmjet internetit, vendosim lidhje me prodhues të tjerë. Për biznesin tonë është e domosdoshme këmbëngulje, njerëz të cilët të ndihmojnë dhe shumë dhurim. Vështirësitë vijnë kryesisht nga mungesa e parave. Gjithçka arrijmë me mjetet tona nuk u kemi borxh bankave, nuk marrim edhe subvencionime. Atë, që na jep motivacion në këtë biznes jo aq të lehtë, janë njerëzit. Shumica prej tyre janë buzëqeshur. Zhvillojmë bisedime të këndshme dhe të dobishme këtu në treg. Ndoshta tregjet e këtij lloji po rimëkëmben, sepse ndihmojnë prodhuesin të takohet rregullisht me klientët.

Stefan punon frerët e kuajve, shiritat për kafshët shtëpiake, vegla të ndryshme për ekonominë. Vij më se 30 vite me radhë në tregun e së dielës. Ai ka frikë se kafshët tek ne bëhen gjithnjë e më pak dhe se si rezultat zanati i tij po zhduket.

Njerëzit më njohin dhe më kërkojnë. Besimi meritohet me kohën. Në se shes mallra me cilësi dhe nuk gënjen njerëzit atëherë nuk do të kesh probleme. Zanatin e trashëgova nga im atë dhe nga pleqtë. Shes punimet edhe të mjeshtërve të tjerë, të cilët nuk mund të vijnë ditën e diel në treg. Sa më shumë vite tregtari vjen në treg, aq më shumë përvojë grumbullon, doemos fiton edhe respektin e kolegëve dhe klientëve. Biznesi na bashkon tërë familjen. Më ndihmojnë vëllai, ati, gruaja gjithashtu vjen me mua në treg. Më kërkojnë klientë të cilët i kamë prej kohe, por ata nuk blejnë, sepse tashmë nuk kanë kafshë dhe nuk merren me blegtori. Para pak kohe kishte shumë punë, por tani filloj të mendoj të ndërroj zanatin, sepse klientët po ulen.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Gergana Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD