Si në vapën e verës, ashtu edhe në acarin e dimrit tregtarët nuk humbasin ditën e diel, në të cilën në mënyrë të ligjshme “pushtojnë” si të thuash tërë rrugën qendrore të qytetit Zllatica. Këtu vijnë prodhues të perimeve, frutave, luleve, artikujve për kopshtin dhe ekonominë bujqësore. Këtu mund të takosh kryetarin e bashkisë, mësuesin, mjekun, bariun. Në banakët ka mallra për çdo shije dhe për xhepin e secilit. As qendra e madhe tregtare, as tregtia me pakicë, as katalogët elektronikë nuk mund të zëvendësojnë tregun laraman dhe të zhurmshëm ditën e diel. Ky është vendi i takimeve të rastësishme dhe të caktuara, vendi i shkëmbimit të shakave dhe i bisedimeve të lira me tregtarët. Dita e tregut është një festë e vërtetë. Familje të reja shëtisin aty bashkë me fëmijët dhe më shpesh ndalen para banakëve me ëmbëlsira, lodra, akullore. Më i dobishëm është tregu për amviset, sepse ato mund të zgjedhin mallrat dhe të dëgjojnë informacion nga vet prodhuesit. Në se shikoni nga larg njerëzit do të zbuloni sa të kënaqura janë fytyrat e tyre. Të gjithë interesohen dhe blejnë kryesisht domate, speca, lakër, karota, pra perimet të cilët janë të domosdoshme për turshitë, sepse stina e gatimit të tyre është në kulmin e sipër.
Perime të tilla nga kopshti familjar ofron familja e Veselina Bakovës nga fshati Ljuben. Për pazarin e së dielës bashkë me bashkëshortin nisin në orën tre gjatë natës. Lodhja nga rruga e gjatë nuk i tremb dhe gjithnjë sillen me vëmendje me blerësit.
“Çdo të diel jemi në këtë treg. Ne jemi prodhues. Perimet, të cilët ofrojmë kërkohen shumë. Kemi klientë të përhershëm. Arritëm të fitojmë besimin e njerëzve. Gjithnjë përpiqemi që të jemi korrektë. Vijmë këtu gjatë tërë vitit. Na pëlqen të prodhojmë perime dhe fruta me cilësi. Pas një viti do të pensionohem, jam mësuese, por nuk e lë pas dore punën fushore dhe në kopsht. Kur njeriut i pëlqen të punojë, në se shfaq arsye në harxhimet dhe sillet me seriozitet ndaj punës, atëherë ai mund të nxjerrë bukën e gojës dhe të fitojë nga toka. Në treg sillemi me vëmendje ndaj çdo klienti. Këtu takohemi me shumë njerëz. Na pëlqen që të na vijnë miq në shtëpi, por nuk na mbetet shumë kohë. Burri im gjithashtu punon. Pas ditës së punës bashkë shkojmë në fushë, ku punimet janë çdo ditë dhe nuk mund të shtyhen.”
Radka Ilieva mbërrin në Zllatica që ditën e shtune, sepse vij nga qyteti Slliven. Aty është ekonomia e saj për prodhimin e fidanëve të pemëve frutore.
“Ndihemi të gëzuar nga takimet me njerëzit. Më shpesh na pyesin si bëhet mbjellja e fidanëve, a jemi prodhues. Japim këshilla për stinën në të cilën mbillen fidanët përkatës, për klimën për të cilën janë të përshtatshme. Ofrojmë më se 40 lloje fidanësh. Më të kërkuara janë kajsitë, pjeshkat, qershitë, dardhat dhe mollët. Punojmë bashkë me bashkëshortin. Interesohemi vazhdimisht për pemët, që rriten tek ne, kërkojmë shartesa edhe nëpërmjet internetit, vendosim lidhje me prodhues të tjerë. Për biznesin tonë është e domosdoshme këmbëngulje, njerëz të cilët të ndihmojnë dhe shumë dhurim. Vështirësitë vijnë kryesisht nga mungesa e parave. Gjithçka arrijmë me mjetet tona nuk u kemi borxh bankave, nuk marrim edhe subvencionime. Atë, që na jep motivacion në këtë biznes jo aq të lehtë, janë njerëzit. Shumica prej tyre janë buzëqeshur. Zhvillojmë bisedime të këndshme dhe të dobishme këtu në treg. Ndoshta tregjet e këtij lloji po rimëkëmben, sepse ndihmojnë prodhuesin të takohet rregullisht me klientët.”
Stefan punon frerët e kuajve, shiritat për kafshët shtëpiake, vegla të ndryshme për ekonominë. Vij më se 30 vite me radhë në tregun e së dielës. Ai ka frikë se kafshët tek ne bëhen gjithnjë e më pak dhe se si rezultat zanati i tij po zhduket.
“Njerëzit më njohin dhe më kërkojnë. Besimi meritohet me kohën. Në se shes mallra me cilësi dhe nuk gënjen njerëzit atëherë nuk do të kesh probleme. Zanatin e trashëgova nga im atë dhe nga pleqtë. Shes punimet edhe të mjeshtërve të tjerë, të cilët nuk mund të vijnë ditën e diel në treg. Sa më shumë vite tregtari vjen në treg, aq më shumë përvojë grumbullon, doemos fiton edhe respektin e kolegëve dhe klientëve. Biznesi na bashkon tërë familjen. Më ndihmojnë vëllai, ati, gruaja gjithashtu vjen me mua në treg. Më kërkojnë klientë të cilët i kamë prej kohe, por ata nuk blejnë, sepse tashmë nuk kanë kafshë dhe nuk merren me blegtori. Para pak kohe kishte shumë punë, por tani filloj të mendoj të ndërroj zanatin, sepse klientët po ulen.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Gergana Mançeva
Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Me ndihmën e qeverisë së Republikës së Bullgarisë u rinovua oborri i shkollës 9-vjeçare "Xhafer Ollomani" në fshatin Borje të Kukësit. Projekti u realizua..
Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..