Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“12 katrore” përqafojnë 12 vjersha dhe 12 piktura

Foto: sbj-bg.eu

Para pak kohe në Klubin Letrar “Peroto” u paraqit një botim i rrallë bibliografik – një libër i dy autorëve, çdo një prej të cilëve është një përfaqësues i theksuar i artit të vet. Ata janë poetesha Iva Nikollova, të cilën e njohim si gazetare dhe përkthyese, dhe piktori Vladimir Penev. Takimi i tyre i parë krijues është në faqet e një libri katror me 12 vjersha poetike dhe 12 piktura me pastele të piktorit, të krijuara mbi vjershat e Nikollovës. Tandemi i ri në art paraqiti para publikut edhe 12 botime koleksionistësh, ku ka nja një vjershë origjinale, të shkruar me dorën e vetë autores dhe një pikturë me pastele të krijuar nga Vladimir Penev, të cilat nuk i ka në tirazhin në masë të librit. Shtëpia botuese “Persej” dhe piktori Stefan Çuçurliev janë “fajtorët” për formimin filigran të librit. “12 katrore” tashmë gëzon kritikën e mirë të shkrimtarit Vladimir Zarev, i cili e paraqiti botimin e ri.

Iva Nikollova ka mbaruar në degën e poezisë në Institutin e Letërsisë “Maksim Gorki” në Moskë. Në shikim të parë gazetarja është llafazane dhe e guximshme, por kur të bëhet fjalë për poezinë e saj është tepër lakonike. Ja se çfarë tha ajo:

Unë shkruaj, ky është profesioni im. Jam njeri i zymtë, i mbyllur në vetvete. Poezinë unë e lidh me trishtimin se njeriu është i gjallë. Kjo, që shkruaj, është në kundërshtim të kësaj, që njerëzit e dinë për mua. Jam përkthyese. Kam përkthyer mbi 300 libra. Për këtë mund të flas shumë, por për poezinë nuk mund të flas. Ajo është diçka intime. Fajtori për gjithçka është Vladimir Penev dhe arti i tij magjik.

Piktori Vladimir Penev është biri i vetëm i poetit të madh bullgar Penjo Penev. Ka mbi 30 ekspozita me vete në Bullgari dhe në vende të tjera si Gjermania, Anglia, Portugalia, Spanja, Italia, Holanda, Zvicra, Austria, Franca. Pikturat e tij i quajnë poezi në pikturim. Për simbiozën midis vetes dhe Iva Nikollovës, Penev flet në një mënyrë shumë emocionale si me pikturat e tij, ashtu dhe me fjalë:

Për mua është më lehtë të them se çfarë nuk përbën ky libër: ky nuk është almanak poetik. Nuk është libër këngësh. Kjo, që unë kam pikturuar, nuk janë ilustrime. Këto janë piktura. 12 katrore, 12 piktura, 12 vjersha. Takimi ynë me Iva Nikollovën është absolutisht i rastit. Më bëri përshtypje poezia e saj. Folëm shumë se çfarë është poezia, çfarë është fjala etj. I thashë pothuaj me shaka: “Jepmë disa vargje. Unë do t’i pikturoj. Vargjet më pëlqyen. Ato janë një poezi verbale, piktoreske. Joshja ishte e madhe dhe unë pikturova vepra për këto vjersha. Ky është një album i përbashkët midis nesh. Përveç tirazhit në masë, ka akoma 12 ekzemplare bibliofile, të cilat i kemi nënshkruar ne të dy. Atje ka gjithashtu një vjershë të shkruar me dorën e vetë Iva Nikollovës, si dhe një pikturë me pastele të krijuar nga unë. Çdo një pikturë është pikturuar mbi bazën e një vjershe të veçantë. Ajo nuk tregon dhe nuk e ndihmon përvetësimin e poezisë. Ajo është leximi im i kësaj poezie.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Falenderime për Donvena Pandurskin, në Gjermani shqiptojnë shumë mirë emrin Stara Zagora

Donvena Pandurski – mjeshtre baleti bullgare me një karrierë të lakmueshme evropiane, ka përfunduar Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje në fund të viteve ’70 të shekullit XX dhe është emëruar në Operën e Sofjes. Në vitin 1988 diplomohet në..

botuar më 25-06-11 7.00.MD
Idriz Ameti

"Toka Shitet" në Sofje: Një Performancë Unike nga Idriz Ameti

Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti, artist me rrënjë në Maqedoninë e Veriut dhe një histori të pasur kulturore. Ai erdhi në kryeqytetin..

botuar më 25-06-08 7.00.MD
Foto: Karlovy Vary International Film Festival

Bullgaria është bashkëprodhuese në dy nga titujt e filmave në Festivalin e Filmit në Karlovy Vary

Nga data 4 deri më 12 korrik, në qytetin çek Karlovy Vary do të mbahet edicioni i 59-të i festivalit ndërkombëtar të filmit. 9 nga gjithsej 11 titujt në garën për çmimin “Globusi i Kristaltë” janë premiera botërore. Vendi ynë përfaqësohet atje me dy..

botuar më 25-06-08 7.00.PD