Sonte në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore “Profesor Panço Vlladigjerov” adhuruesit e muzikës në organ do të mund të shijojnë krijime të cilat janë premiera për Bullgarinë. Koncerti është i kurorëzuar me një notë festive – prof. dr. Neva Krësteva feston përvjetorin e vet të 70. Përveç organistit të njohur, në program marrin pjesë Margarita Krësteva, Motra Serafima, Kirill Pavllov, Mirosllav Dimov. Ata paraqesin krijime moderne për organ, si edhe opuse nga Johan Sebastian Bah dhe Dmitrij Shostakoviç. Ja dhe një lajm nga ditët e fundit – profesoresha doktor Neva Krësteva u dallua me dekoratën “Shenjtorë Kirill dhe Metodij”-gjerdan, për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e artit, kulturës dhe shkencës.
Një pedagoge e afirmuar, teorik dhe kompozitore, Neva Krësteva është themeluese e shkollës për organ në Bullgari. Ajo ka përfunduar konservatorin e Moskës “Çajkovski” – dije muzikore tek profesori Jurij Hollopov dhe organ tek profesori Leonid Rajzman. Ka specializuar organ në Pragë dhe në Cyrih. Ka zhvilluar qindra koncerte në Evropë dhe Azi. Tek ne fillon të zhvillojë koncerte pas ndërtimit të organit të ri në sallën “Bullgaria” (organi i vjetër është i shkatërruar gjatë periudhës së bombardimit gjatë Luftës së Dytë Botërore). Koncerti i saj gjatë vitit 1974 është shfaqja e parë e një organisti bullgar pas një ndërprerje 30 vjeçare. Ajo është vajzë e historianit të njohur muzikor dhe publicist Venelin Krëstev dhe Ljuba Obretenova, profesor në piano, motër e kompozitorit Svetosllav Obretenov.
“Tek unë është e pranishme pamja tipike e një trashëgimie muzikore. Akoma së fëmijë mua më pëlqente të ekzekutojë Bah dhe Betoven. Doja që ta njoh organin si një instrument, sepse është më i afërt deri tek muzika ime e dashur. E gjithë jeta ime është nën diktimin e këtij instrumenti, i cili është i lidhur me improvizim, me shërbesa fetare dhe muzikë shpirtërore. Ka dalë nga Greqia e lashtë dhe është transportuar nga Lindja në Perëndim. Duke folur për vlera në Evropë, për mua më e rëndësishme është muzika. Në qoftë se do të mund të edukojmë ndonjërin në vlera evropiane, kjo është pikërisht përmes prizmit të muzikës. Koncerti i ardhshëm deri në një shkallë të madhe prezanton personalitetin tim. Nga Bah kam zgjedhur 3 korale, Preludi dhe fugë në si minor, Tokatë, adaxhio dhe fugë në do mazhor. Bëra një transkriptim të Preludit dhe fugë re minor prej “24 preludeve dhe fuga” për piano të Shostakoviçit. Ka dhe kompozicione të mia, një prej tyre është “E shkuar drejt kujtesës”, kushtuar nënës time. Dua t’u uroj njerëzve të dëgjojnë të ashtuquajturën muzikë klasike, të gjejnë diçka e cila të jetë në përshtatje me ta, vetëm duhet ta lenë veten që ajo t’i drejtojë. Nuk duhet harruar se, që nga kohërat antike muzika është indikatori më i qartë për proceset në shoqëri.”
Ralica Trifanova e cila mbron doktoranturë tregon për pedagogen e vet: “Ky është njeriu më i vlefshëm, të cilin e kam pasur si pedagog. Ajo më ndihmoi për formimin tim si muzikante e cila mendon, më tregoi përmes muzikës se bota është një vend shumë më i mirë. Frymëzohem shumë kur dëgjoj interpretimet e profesoreshës Krësteva. Ajo e merr përmbushjen e vet shpirtërore nga arti, mbi të cilin ndërtohet e gjithë jeta e saj jetike.”
“Neva Krësteva ka një veprimtari të gjithanshme, e cila e tejkalon fushën muzikore – përgjithëson historiani muzikor, profesoresha Natasha Japova. – Ajo interpretoi dy herë të gjithë krijimtarinë e Bahut për organ – një fitore të vërtetë krijuese. Në Bullgari, muzika për organ fare nuk qe e përfshirë në horizontin kulturor për vite të tëra me radhë, kështu që publiku i tanishëm i kultivuar është i krijuar nga Neva Krësteva. Ajo ka përgatitur shumë muzikologë, interpretues dhe kompozitorë. Neva Krësteva dallohet me një krijimtari mjaft të thellë, e cila është një kontribut në shkollën tonë moderne kompozitore. Ajo rilind tipin sinkretik të muzikantit, tek i cili veprimtaritë e ndryshme krijuese kanë qenë të pandara.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina..