Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një përrallë dimërore – Cirku rus mbi akull me premierë në Bullgari

БНР Новини

Cirku rus mbi akull është sot për herë të parë në Bullgari me spektaklin “Përrallë Dimërore” në sallën e kryeqytetit “Arena Armeec”. Spektakli është një udhëtim magjepsës deri te përralla magjike mbi akull me një mjeshtëri të paharrueshme dhe një përsosje më të lartë teknike të patinave. Të pushton dhe të mahnit imagjinata me koreografinë shumë efektive, më shumë se 300 kostume të bukura, një muzikë shumë emocionuese dhe akrobatika shumë të ndërlikuara. Për gjendjen e mirë shpirtërore kujdesen shumë zhongler, akrobat, vallëzues, muzikantë.

Më shumë për Cirkun rus mbi akull tregon menaxherja e tij Rima Vahsman:

Ky është cirku i parë mbi akull në të gjithë botën. Ideja për krijimin e tij është e regjisorit të filmave Arnold Grigorieviç. Ai ka qenë një vizionar i madh. Gjatë vitit 1962 i ka ardhur ideja e mirë të zgjedhë vallëzues të mirë në akull dhe ti bashkojë me artistë të cirkut në arenë. Artistët e cirkut është dashur të mësohen të interpretojnë numrat e tyre mbi patina, kurse sportistët e patinazhit të mund të përsosin artin e cirkut. Që të gjithë kanë qenë shumë të emocionuar nga ideja. Pas dy vjetëve të stërvitjeve shumë të forta, gjatë vitit 1964, trupa ka dalë në skenë përpara publikut me një shfaqje shumë grandioze. Përpara dy vjetëve festuam 50 vjetorin e Cirkut rus mbi akull me një turne të madhe. Si menaxher që të gjithë klientët e mi të tjerë bien në xhelozi nga cirku në akull, sepse unë e adhuroj.

Suksesi i madh botëror i Cirkut rus mbi akull i takon më tepër sintezës së ndërlikuar midis rrëshqitjes figurative mbi patina dhe artit të cirkut. Në spektaklin “Përrallë dimërore” marrin pjesë heronjtë tanë të dashur nga përrallat e njohura "Mbretëresha e akullt", "Alisa në botën e çudirave", "Bukuroshja e fjetur", "Arrëthyesja" e të tjerë. Që të gjitha këto histori gërshetohen në një temë të përbashkët – një shpend i madh bojë qielli zanash i fton heronjtë e ndryshëm nga historia në ditëlindjen e vet. Por personazhet nuk shpien peshqeshe për festën, por në vend të kësaj paraqesin një shou dhe vallëzojnë.

СнимкаJemi shumë të emocionuar, sepse jemi për herë të parë në Bullgari. Ky është fillimi i turneut tonë evropian dhe premiera jonë për këtë stinë – tregon Rima. – Çdo herë kur jemi në një vend të ri ne mendojmë nga një dëshirë. Në Bullgari i uruam vetes që i gjithë turneu të jetë i shkëlqyer, sepse që të gjithë njerëzit këtu janë të shkëlqyer. Është shumë emociononte të jesh në skenë dhe të tregosh rezultatin pas kaq shumë punë të bërë. I transportojmë njerëzit në një botë fantastike, ku ata të harrojnë ditët e veta të vështira të përditshme dhe të kalojnë disa orë në një atmosferë të këndshme.

СнимкаArtistëve do t’u duhet të zhvillojnë spektakël në akoma 70 qytete si një pjesë nga turneu i tyre i madh evropian gjatë këtij viti.

Artistët tanë janë shumë të fortë fizikisht dhe stabil nga ana psikike. Është mjaft e vështirë që të dyja gjërat të mund të gërshetohen – pohon menaxherja. – Ata duhet të jenë të përqendruar, derisa lëvizin mbi akull, ose ndodhen në ajër ose kryejnë numra akrobacie, por në të njëjtën kohë të hyjnë në rol dhe të tregojnë historinë përrallore. Të mund të gërshetojnë të gjitha gjërat në një nuk është gjë e lehtë – kjo i bën special.

Stepan Rjabov, i cili paraqitet si kompozitor, kloun, artist dhe muzikant, tregon për pritjet e tij për shfaqen në kryeqytetin bullgar:

Jam në pritje të gjerave pozitive nga programi i cirkut. Popujt tanë janë të afërt dhe ne i kuptojmë gjuhët tona. Më e mira është, kur programi është interaktiv, kur publiku po kështu merr pjesë. Ne përgatitemi vazhdimisht. Gjatë gjithë jetës, çdo ditë gjejmë diçka të re. Duhet të çlodheni dhe të hapni vetëdijen tuaj, do të jeni të mahnitur. Ne jemi një përzierje nga të gjitha gjinitë – sport, cirk, rrëshqitje me patina, teatër, muzikë. Unë jam shumë i emocionuar dhe nuk kam fjetur një muaj të tërë.

СнимкаNë spektaklin magjik marrin pjesë 25 artistë. Ja se çfarë iu uruan ata fansave bullgarë:

Shijoni këtë spektakël, buzëqeshni, harroni për pak problemet tuaja dhe hajdeni me ne në këtë botë fantastike dhe përrallore. E ruani lumturinë në zemër gjatë gjithë vitit, derisa nuk shihemi përsëri gjatë spektaklit të ardhshëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal dhe Lluiza Llazarova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD