Bullgaria nuk është një vend me kështjella të ruajtura – kujtim nga sundimtarët e mëdhenj. Por, për llogari të kësaj të përmbushur me një shumicë manastiresh – një dëshmi, se populli ynë ka ruajtur jetën e vet shpirtërore bile në kohërat më të rënda të asimilimit kulturor. Manastiret tek ne janë formuar me shpesh larg nga qytetet e mëdha, në vendet malore, ku, të pa shqetësuar, murgjit kanë rishkruar librat me një karakter fetar dhe kanë krijuar shkolla, të cilat i përkushtohen letërsisë dhe pikturimit kishtaro-sllav. Për ndërtimin e çdo një manastiri të shenjtë bullgarët kanë zgjedhur vende të bukura, me një pamje piktoreske, për të cilat kanë menduar se janë të prekur nga Zoti. Kështu janë formuar grupe të tëra prej manastireve të lidhura midis tyre nga ana gjeografike, të cilat populli bullgar i ka quajtur Pylli i Shenjtë i Vogël. Sot shumë të vizituar janë manastiret rreth Sofjes, të quajtur akoma Mali i Shenjtë i Sofjes. Kryeqyteti i lashtë bullgar Veliko Tërnovo krenohet me kompleksin e vet shpirtëror, i cili përfshin 16 manastire vepruese në krahinë, mes të cilëve më i madh është Preobrazhenskijat.
Shumë nga manastiret bullgare kanë lënë  një gjurmë të qëndrueshme në vetëdijen e Kosta Marinovit – një fotograf amator  nga Sofja. Për rreth 40 vjetët e kaluara ai jo njëherë ka vizituar vendet e  shenjta, të cilat çdo herë kanë zbuluar sekrete të reja përpara objektivit të  tij. Akoma gjatë vitit 1977 fotografi për herë të parë ka vizituar Manastirin e  Glozhenit “Shën Gjergji Fitimtari” dhe ka mbetur i mahnitur nga bukuria e  natyrës përreth dhe bota e fshehtë e vendit të shenjtë. Që atëherë ai ua  përkushton ditët e tij të pushimit marshimeve të cilat i realizon deri tek manastiret.  Ka bërë qindra foto, kurse në fund të muajit nëntor inauguroi dhe ekspozitën e  vet të parë me 40 kuadro nga manastiret më të bukura në Bullgari. Vendi për  ekspozitën nuk është i zgjedhur rastësisht. Ajo mund të shikohet në filialin  “Serdika” në Bibliotekën e Kryeqytetit. Kështu manastiret “ulen” pavarësisht  dhe në mënyrë virtuale tek ne, që të na rikujtojnë se bota jonë është  kalimtare, kurse krijimi nga besimi dhe shpirti të pavdekshme. Ja dhe akoma nga  Kosta Marinovi:
“Unë  gjithmonë kam thënë se, kur krijon një kuadër, zemra jote dridhet. Mbase kam  bërë, mijëra kuadro, por vetëm disa më detyrojnë të emocionohem, kur i shikoj.  Ato ndihen me zemrën dhe mendoj se, kjo është një ndërhyrje nga lartë. Drejt  manastireve udhëtoj kryesisht me grupe. Por preferoj të udhëtoj vet, sepse  kështu mund t’u ndaj më shumë kohë gjërave, të cilat i shikoj. Edhe sikur të  jem me ndonjë shok gjatë kohës së udhëtimit, unë preferoj të mbetem vetëm me  fotoaparatin tim, pavarësisht se mund të dukem në mënyrë të çuditshme. Pjesa më  e madhe e manastireve të cilat i tregoj në ekspozitë, janë të vizituara dhe  përpara meje. Kureshtare janë fotot nga manastiret, të cilat janë pothuajse  gjysmë të shkatërruara, siç është për shembull Manastiri i Gërlenos. Më bën  përshtypje se në shumë vende njerëzit vet organizohen, mblidhen mjete dhe bëjnë  një punë fizike, që të shpëtojnë kisha dhe manastire. Edhe sikur të mos të ketë  ndihmë nga shteti, ata vetë e rivendosin pamjen autentike të godinave. Jam  ndeshur me vende të shumta të larta, kisha dhe paraklis, të cilët janë të  rivendosura me ndihmën e dhurimeve. Nga bisedat e mia të zhvilluara me dhurues  të tillë e kuptoj se, ata i nderojnë shumë traditat e veta të fiseve, ruajnë  dhe mbrojnë besimin e vet dhe nuk kursejnë punë dhe mjete, që të ruajnë vendet  e shenjta. Shumë familje kanë të ashtuquajturit kryqe prej guri të shenjta. Ato  janë një vend i caktuar për të gjithë fisin. Aty bëhet një kurban dhe që të  gjithë drejtojnë lutje të përbashkët për shëndet, begati dhe një mbrojtje  qiellore të pjesëtarëve të fisit.”
“Një  rrugë, e cila është kaluar me makinë, me biçikletë ose me këmbë, duket në një  mënyrë të ndryshme” – thotë fotografi. Dhe tregon se kur udhëton me makinë,  shikon shumë pak nga rruga. Kur i jep biçikletës, shikon më shumë, në qoftë se  kalon përmes së njëjtës rrugë në këmbë, atëherë shikon çdo një gurë nën këmbë.  Prandaj Kosta Marinov është përkrahës i udhëtimit të ngadaltë. Të shikoj dhe  detajet më të imëta është mësuar nga mësuesit e tij në fotografinë artistike,  mes të cilëve janë Ivo Haxhimishev, Zhorzh Kjosev, Rafi Marukian. “Me ekspozitën time të parë dua të ndikoj mbi  të gjithë bullgarët. Të kthejë më të moshuarit drejt kujtimeve nga manastiret,  të cilat tanimë janë të vizituara, kurse tek më të rinjtë të mund të provokoj  një dëshirë të nisen dhe të shikojnë vet bukurinë e Bullgarisë.
Një përshtypje më të mirë më bënë afresket në Manastirin e Rilës, kanë një pamje shumë të freskët, sepse janë të restauruara shumë mirë. Shumë e mirë është dhe gjendja e Manastirit Batoshevski, i cili qe me një statut të diskutueshëm. Aty arkitektët donin që ta përdorin manastirin për një bazë të vet. Manastiri tanimë kaloi nën juridiksionin e mitropolitit të qytetit Plovdiv. Shpresoj se, do të lëshohen mjete dhe do të fillojë restaurim, sepse afresket janë të shkëlqyera dhe nuk duhet t’i humbasim.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Në pranverën e vitit 2025, Pallati Kombëtar i Kulturës (NDK) rifilloi festivalin e tij më të pasur me zhanre pas një ndërprerjeje 10-vjeçare. Për herë të parë në historinë e "Sallonit të Arteve", një edicion i dytë do të mbahet brenda të..
I vetmi lektorat për gjuhën, letërsinë dhe kulturën bullgare në Gjeorgji gjen një mjedis të përshtatshëm në Universitetin Shtetëror të Sokhumit në Tbilisi dhe po bën hapa gjithnjë e më të sigurt. Shkolla bullgare në kryeqytetin gjeorgjian gjithashtu po..
Filmi bullgar "Dita kur ajo do të lindë", me regji dhe skenar nga Emil Spahijski (në bashkautorësi me regjisorin rumun Bogdan Mureshanu), i bazuar në tregimin me të njëjtin titull nga shkrimtarja Jordanka Beleva, fitoi Çmimin e Publikut në..
Galeria Kombëtare ("Kuadrat 500") hap për herë të parë më 4 nëntor në orën 6:00 pasdite një ekspozitë të Christo-s dhe Jeanne-Claude, duke shënuar..