Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Alltëna” – një libër për ngrohtësinë njerëzore, i cili bashkon myslimanë dhe të krishterë

Foto: arkiv personal

Zoti është një, por është me emra të ndryshëm”, thotë poetesha Ivelina Nikova, e cila ka një sërë dekoratash letrare dhe është autore e përmbledhjeve të vjershave “Bullgaria në zemrën time”, “Fijet e arta”, “Një joshje pas diellit” dhe “Unë do të mbetem tek ti”. Ajo ka lindur gjatë vitit 1977 në qytetin e vogël Provadia, kurse krijimet e saj janë të frymëzuara nga Bullgaria nga dashuria midis njerëzve. Shkrimi i poezisë është forca e madhe e Ivelinës, por tani ajo na befason këndshëm me librin e saj të ri – romanin e shkurtër “Alltëna”. Veprimi zhvillohet në malet Rodope dhe e ve aksentin mbi forcën e gruas bullgare dhe mundësinë të ketë një mirëkuptim dhe dashuri midis njerëzve nga fetë e ndryshme – të krishterë dhe myslimanë.

“Alltëna” është një mesazh, i cili është kripa në plagë dhe mjalti në gjuhë, ajo është një sekret i zbuluar dhe shpresë për diçka më të mirë në ditët tona – tregon Ivelina për krijimin e vet. – Ky është një libër për forcën e shpirtit dhe për dashurinë, për të drejtën dhe për mirësinë, për bukurinë bullgare dhe për unitetin e zotit, për bashkimin e feve. Heroi kryesor Alltëna është një vajzë e bukur nga krahina e Rodopeve me një shenjë në ballë dhe me një zë, për të cilin i kanë zili dhe bilbilat. Ajo është një grua shumë e fortë e cila gjunjëzon përpara një fëmije, burimi ose lule, por përpara njerëzve brutal asnjëherë. Alltëna është e krishterë, e cila lind me një shenjë të errët në ballë, e cila bëhet shkak që ajo të jetë e braktisur nga prindërit e vet  në qytezën e afërt. Ajo është e gjetur prej një myslimani, i cili e adapton dhe në një etapë më të vonë nga jeta, i tregon të vërtetën. Vajza takohet me nënën e saj të vërtetë, dhe po kështu dhe vëllanë e saj dhe me motrën . Më vonë njihet dhe me dashurinë e saj të madhe dhe lind një vajzë me të njëjtën shenjë në ballë. Fundin e kam lënë të hapur. Lexuesit shpresojnë që libri të ketë zgjatje.

E quajnë Rodope “malin me shpirt”, kurse “Alltëna” po kështu është një libër me shpirt, i cili ka forcën të transportojë njeriun në rrëzat e malit, t’i këndojë nën tingujve të kambanave dhe këmborëve, t’i ofrojë qumësht të thartuar me yje, t’i tregojë shenjtërinë e bukës dhe të dëshmojë, se duhet të drejtohemi në vend të parë nga e mira dhe nga dashuria, pavarësisht se çfarë feje predikojmë. Emri Alltëna është simbol i dritës dhe i ndriçimit, vjen nga emërtimi për një monedhë të artë turke, të cilën heroina kryesore e mban në qafën e vet. Veprimi në libër zhvillohet gjatë vitit 1935, por vlerat e parashtruara në historikun e tij janë të vlefshme me një forcë të plotë dhe në këtë moment. Libri i shkurtër është i frymëzuar nga vjersha e Ivelina Nikovës “Alltëna tregon”, që është përfshirë në përmbledhjen e vjershave – “Bullgaria në zemrën time”.

Unë jam e bindur se, pjesa më e madhe e njerëzve në Bullgari, në një nivel të pastër jetik, nuk bëjnë dallim se kush është i krishterë dhe kush myslimanë, për ta është me një rëndësi më të madhe nëse njeriu është i mirë dhe kjo përcakton çdo gjë tjetër në jetë – pohon autorja. – Bashkërisht festojmë festat tona fetare, bashkë dëfrejmë nëpër dasma dhe për lindjen e fëmijëve tanë, bashkë përcjellim të afërmit tanë në momentet e tyre të fundit. Kur na udhëheqin fjala e mirë dhe zemra e mirë, nuk ka rëndësi sesi quhet ajo forcë, e cila na shikon nga qielli. “Alltëna” është e krijuar të na bashkojë, duke tronditur dhe zemrat prej guri. Shpresoj se pas leximit të librit  njerëzit do të bëhen të paktën pak më të mirë.

“Alltëna” u prezantua për herë të parë në Sofje më 10 dhjetor. Redaktore është Sonja Përvanova, kurse piktor – Maria Ilieva. Mendimet e lexuesve të romanit të saj të shkurtër janë jashtëzakonisht pozitive, me të cilën ajo bën hapat e veta të para drejt prozës. Shkrimtarja drejton këtë mesazh ndaj njerëzve:

Unë besoj se çdo një ka talent. Nëse ai do të gatuajë bukë ose do të qepë rroba, nëse do të shkruajë libra, do të këndojë ose do të pikturojë, çdo një ka ardhur në këtë botë me dhuntinë e tij dhe duhet të lërë diçka të mirë pas vetes së vet. Kështu që-krijoni, shkruani, kompozoni këngë dhe mundohuni të jeni njerëz të mirë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ljudmill Fotev

"Birra është art, jo produkt për konsum masiv"

"ABC-ja e birrës" është titulli i parë që më erdhi ndërmend 15 vjet më parë, kur fillova të mbledh historitë e mia për birrën” - shkruan në parathënien e librit të tij të fundit gazetari nga Radioja Kombëtare Bullgare, një ekspert i jashtëzakonshëm i..

botuar më 25-09-03 4.55.MD
Një kuadër nga filmi

"Sepse e dua atdheun tim"... filmi për Mara Bunevën arrin përtej oqeanit

Filmi dokumentar "Hakmarrësja" për jetën dhe veprën e Mara Bunevës, e cila sakrifikoi jetën e saj për të drejtat e bullgarëve maqedonas, është një pikë e veçantë në programin e kongresit treditor të Organizatës Patriotike Maqedonase në SHBA dhe..

botuar më 25-08-30 9.15.PD

Në Sofje u hap muzeu i parë për artin imersiv

MINA është hapësira më e re për artin imersiv në Bullgari dhe tashmë ka hapur dyert edhe në Sofje, njofton BGNES. Në të, vizitorët do të zbulojnë artin, shkencën dhe historinë e lashtë përmes projeksioneve 360 gradë, kolonës zanore origjinale dhe një..

botuar më 25-08-29 10.06.PD