Dallimi në zhvillimin ekonomik mes krahinave të veçanta në Bullgari rritet, tregon studimi vjetor i Institutit për Ekonomi të Tregut për Zhvillimin e Regjioneve. Edhe në periudhën e rritjes ekonomike deri në vitin 2008, edhe në periudhën e krizës dhe në vitet e rimëkëmbjes së ekonomisë bullgare Sofja është duke u zhvilluar me tempe shumë të mëdha dhe vazhdon të përqendrojë një pjesë edhe më të madhe të veprimtarisë ekonomike në vend për llogari të krahinave të ndryshme, deklaroi për Radio Bullgarinë kryeekonomistja nga Instituti për Ekonomi të Tregut Desisllava Nikollova dhe shtoi:
“Përveç Sofjes akoma disa krahina zhvillohen mirë dhe arrijnë të mirëmbajnë një temp të mirë rritjeje. Këto janë Varna, Stara Zagora dhe Plovdiv. Një pjesë e madhe e krahinave të tjera mbeten prapa në zhvillimin e tyre. Në disa prej tyre vëzhgohet regres, domethënë PBB-ja e këtyre krahinave në krahasim me nivelet e mesme të BE-së po ulet. Perniku, Kërxhali, Silistra dhe Razgrad radhiten në fund të pothuaj të gjitha klasifikimeve ekonomike. Kjo u detyrohet problemeve të mëdha strukturore në ekonomitë e këtyre krahinave, të cilat e ngadalësojnë zhvillimin e tyre.”
Investimet e drejtpërdrejta të huaja dhe investimet e kompanive vendase janë një prej premisave për zhvillimin më të shpejtë të qyteteve të mëdha. Ky është çelësi për standardin më të lartë të jetesës, për punësimin dhe të ardhurat më të larta. Gjatë disa viteve të fundit u arrit në përfundimin se fondet evropiane janë zgjidhja kryesore e problemeve të krahinave të prapambetura, vazhdoi Desisllava Nikollova dhe shtoi:
“Sivjet provuam të kuptojmë në studimin tonë nëse përvetësimi i mirë i mjeteve evropiane nga BE-ja ndihmon në përballimin e dallimeve mes regjioneve. Për fat të keq nuk është kështu. Fondet evropiane madje e pengojnë këtë proces, sepse shihet se krahinat e mëdha me zhvillim të shpejt janë ato, të cilat absorbojnë më shumë mjete evropiane. Përveç kësaj faktori njerëzor është më i fuqishëm në krahinat e mëdha. Atje shkruhen projektet e suksesshme evropiane, derisa në bashkitë më pak të zhvilluara mjetet e përvetësuara janë nën nivelet e mesme. Në shumë bashki bullgare fokusi mbi fondet evropiane është i tepërt. Këto mjete u shndërruan në një instrument të politikës regjionale, gjë që sipas meje është shumë e dëmshme. Kjo nuk ndihmon për zhvillimin më të balancuar të regjioneve. Përkundrazi, dallimet mes tyre po thellohen, sidomos në periudhat e rritjes më të lartë ekonomike.”
Aktualisht paga mesatare në kryeqytet është katër herë më e lartë nga ajo në Vidin – krahina me pagë më të ulët mesatare. Produkti i Brendshëm Bruto për frymë të popullsisë në Sofje është 2-3 herë më e lartë nga ajo në krahinat më pak të zhvilluara dhe tashmë arrin nivelet e mesme evropiane. Në të njëjtën kohë PBB-ja e shumë krahinave bullgare është nga 20 deri më 40 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto për BE-në:
“Zgjidhja e këtij problemi është në rishqyrtimin serioz të politikës regjionale. Duhet të fillojë debat për decentralizmin e vërtetë dhe dhënien e më shumë të drejtave autoriteteve vendase për të disponuar një pjesë më të madhe të tatimeve të drejtpërdrejta, të cilat i grumbullojnë nga popullsia. Vetëm në këtë mënyrë ata kanë stimuj për të tërhequr investime të reja dhe të punojnë për krijimin e vendeve të reja të punës, sepse kjo do të thotë më shumë të ardhura në buxhetet e tyre. Me këto të ardhura bashkitë mund të ndjekin qëllime, të cilat nuk kanë ardhur nga lart, por janë në shërbim të zhvillimit të bashkësive vendase.”
Në disa regjione të vendit përballimi i prapambetjes do të jetë shumë i vështirë. Ndoshta duhet të përdoren masa jo standarde, si krijimi i zonave të lira pa tatime. Në rast të kundërt atje nuk do të shkojnë investitorë, sepse një pjesë e madhe e njerëzve të kualifikuar tashmë janë larguar nga këto krahina, tha në përfundim Desillava Nikollova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..
Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..
Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..