U nis një tramvaj në stilin retro me rastin e Krishtlindjeve në qendër të Sofjes. Tramvaji do t’i transportojë falas fëmijët gjatë gjithë javës përpara Krishtlindjeve, ku itinerari fillon nga sheshi “Vëzrazhdane”, dhe kalon mes shesheve “Gariballdi” dhe “Sllavejkov” dhe përfundon në stacionin emblematik “Vishneva”, i cili ruan frymën e viteve 30 të shekullit të XX-të. Tramvaji i Babadimrit lëviz me një interval prej 45 minutave, ku orari i saktë mund të shikohet në të gjitha stacionet, por këshilla jonë është të armatoseni me durim.
Vogëlushët kanë mundësinë të shëtisin në njërin prej tramvajeve të rinovuar Siemens që nga viti 1924 me një numër serie 35. Makina 115 vjeçare është e zbukuruar me lodra të shumta dhe krijon një gjendje të mirë shpirtërore. Në tramvaj tingëllon muzikë me rastin e Krishtlindjeve, kurse Babadimri dhe Borëbardha kujdesen për gjendjen e mirë dhe festive të pasagjerëve. Ata i urojnë çdo një pasagjeri i cili ka hipur shumë fat dhe shëndet dhe i ftojnë që të gjithë të besojnë në frymën e Krishtlindjeve. Dëshirat e fëmijëve për peshqeshet e sivjetshme qenë mjaft të larmishme:
“Unë dua biçikletë me shpejtësi dhe frena dhe rrotullame... Dua pizhame... Sivjet kam kërkuar një autobus dhe një makinë – xhip me timon.”
“Ato janë të pakrahasueshme, sana ka një paracaktim, kurse tramvaji – tjetër”. Në kursin e parë të tramvajit kushtuar Krishtlindjeve udhëtarët mund të dëgjojnë këngë për Krishtlindjet në interpretim të grupit të fëmijëve nga Pallati Kombëtar i Fëmijëve. Ja cilët qenë përshtypjet:
“Qe një përjetim i gëzueshëm dhe më tepër më pëlqeu zilja. Si tërësi qe shumë emociononte. Kishte dhe kor, i cili këndonte nga ana e pasme e tramvajit” – tha një nga nënat, kurse një tjetër plotësoi:
“Sivjet e kapëm tamam në kohë dhe nuk pritëm fare. Për vit të parë ka një orar të caktuar, sepse më përpara njoftonin se lëviz në periudhën midis orës 12 dhe 16 dhe duhej të pritet. Tramvaji krijon një gjendje festive shpirtërore dhe me vajzën time hipim çdo vit, akoma kur ajo ishte bebe. Krijoni vend për kalimin e tramvajit festiv.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..