Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ai, i cili u sjell gëzim djemve të Kërshëndellave, Zoti i bekoftë” – këngë kushtuar Krishtlindjes

БНР Новини
Foto: Bulfoto

Ai, i cili i bën të hareshëm djemtë e Krishtlindjes, i bekoftë Zoti...

Qoftë viti i begatshëm,

Qoftë i bereqetshëm,

Qofshin të mbushura plevicat,

Të mbijnë aty ku parmenda kalon dhe nuk kalon.

Qofshin të mbara të mbjellat!

Thoni, o shokë: Amin!




Një nga ritet më të dashura Natën e Buzmit që nga koha më e lashtë është zakoni i quajtur bullgarisht Koleduvane. Që në orët e para të 25 dhjetorit nëpër fshatrat niseshin grupe të djemve për të bekuar dhe për të uruar shëndet të plotë dhe mirëqenie, martesë të suksesshme dhe bereqet. Ata djem bullgarisht quhen “koledari”. Përgatitja fillonte që nga Dita e Ignat Hyjmbajtësit, e cila bie gjithnjë më 20 dhjetor. Atë ditë grupet mblidheshin dhe më të moshuarit u transmetonin më të rinjtë këngët karakteristike për këtë rit.

E zënë dhembjet e lindjes Nënën e Zotit që nga Dita e Ignat Hyjmbajtësit deri te Krishtlindja që të lindë Zotin e Ri” – kështu fillojnë shumë këngë të ritit, të cilat interpretohen gjatë Natës së Buzmit para Krishtlindjes, atëherë kur toka dhe qielli festojnë lindjen e Perëndisë. Disa prej tyre rikrijojnë subjekte, që hasen në legjendat folklorike kushtuar Hyjlindëses. Ajo lindi Jezusin e vogël, por pasi e lindi, e humbi. Nisi ajo për të kërkuar dhe hasi një grup djemsh koledarë. I pyeti, a ishin takuar Zotin e Ri. Ndërsa ata iu përgjigjën “E takuam, por nuk e njohëm.” I tillë është teksti i këngës së Krishtlindjes nga fshati Pirgovo, rajoni i qytetit Ruse.

Me lindjen çudibërëse të Zotit lidhet edhe legjenda për vasha me këmishën mahnitëse të zbukuruar me yje dhe diej, të endur dhe të qëndisur sikur nuk e ka prekur dorën e njeriut. E pyetën vashën kush e ka punuar këtë këmishë. Ndërsa vajza iu përgjigj, se e mori këmishën si dhuratë nga Hyjlindësja, sepse i ndihmoi duke kujdesur për foshnjën e saj. Shkencëtarët konsiderojnë, se kjo legjendë përbën një variant folklorik i teksteve apokrife të krishtere.

Ndër këngët urim, të cilat djemtë koledarë interpretojnë, ka urime për çdo anëtar të familjes, për çdo moshë, për çdo zanat. Ka këngë, të cilat djemtë interpretojnë duke kaluar nga një shtëpi në tjetrën. Zakonisht përmbajtja e tyre lajmëron, se “vijnë miq të mirë – djemtë koledarë”. Në një këngë nga Bullgaria Veriperëndimore tregohet për një pëllumb gri e bardhë, i cili gugati në vazhdim të tri ditëve. Një igumen i vjetër e pyeti pse gugat, ndërsa pëllumbi iu përgjigj, se te tij do të vijnë djemtë koledarë. Kjo këngë vjen të sugjerojë, se forca magjike e bekimit të djemve koledarë do të arrijë secilin.

Pavarësisht nga krahina folklorike, në të cilën janë të krijuara këngët e djemve koledarë interpretohen në mënyrë antifone – pra burrat janë të ndarë në dy grupe – njeri këndon, ndërsa grupi tjetri – përsërit po këtë tekst pas grupit të parë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD