Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sukseset sportive të Bullgarisë gjatë vitit 2016 edhe të thjeshta na sjellin gëzim

БНР Новини

Viti 2016 i solli Bullgarisë suksese sportive, të cilat në krahasim me të kaluarën janë tepër të thjeshta. Prapëseprapë ata japin bazë për optimizëm dhe u sollën gëzim admiruesve të sportit.

Kulmi i sukseseve sportive ishte në Lojërat Olimpike në Rio. Në to Mirella Demireva me rekordin personal nga 1.97 metra në kërcimin e së larti mori medaljen e argjendtë. Gjatë vitit ajo fitoi edhe një medalje tjetër të argjendtë. Kësaj here në Kampionatin Evropian në Amsterdam, duke kapërcyer 1.96 centimetra. Për këtë arsye ajo u caktua edhe sportiste numër një e Bullgarisë për vitin 2016.

СнимкаLojërat Olimpike në Rio sollën emocione edhe për adhuruesit e gjimnastikës ritmike. Ansambli kombëtar fitoi medaljen e bronztë. Dhe pasi ato gara ishin të fundit për “vajzat e florinjta” ato u ndanë me publikun me një shfaqje të paharrueshme, e cila plotësoi tribunat e sallës së kryeqytetit “Arena Armeec”.

СнимкаNdër pjesëmarrjet e suksesshme olimpike të sportistëve bullgarë duhet të theksojmë edhe bronzin e mundëses Elica Jankova në stilin e lirë në kategorinë deri 48 kilogram.

СнимкаTenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov nuk arriti të prezantohet mirë në Rio, gjë që u bë shkak për reagime dhe komente kritike. Megjithëkëtë viti 2016 ishte i suksesshëm për të, sepse u klasifikua në vendin e 17-të të ranglistës botërore. Një nga lajmet e mira lidhura me të është, se do të marrë pjesë në turneun e fortë të Asociacionit të Tenistëve Profesional gjatë shkurtit të vitit 2017 në sallën e kryeqytetit “Arena Armeec”.

СнимкаSuksese të jashtëzakonshme shënuan edhe sportistet bullgare të boksit në Kampionatin Evropian në Bullgari. Stanimira Petrova, Sevda Asenova dhe Denica Eliseeva regjistruan tri suksese në kategoritë e tyre dhe u revanshuan për mungesën e sukseseve në ringun e Rios.

СнимкаLajme të gëzueshme për Bullgarinë erdhën edhe nga snoubordi, ku në disiplinën atraktive të sllallomit Radosllav Jankovi fitoi Kupën Botërore të Federatës Ndërkombëtare të Sporteve Dimërore.

Në futbollin bullgar të gjitha lajmet e mira edhe gjatë vitit 2016 i solli skuadra “Ludugorec” nga qyteti Razgrad. Për herë të dytë në historinë e këtij ekipi ai hyri në fazën e grupeve të turneut më prestigjioz evropian – Ligës së Kampionëve. Në këtë garë ai u ndesh me skuadra të tilla si ajo angleze “Arsenall”, ajo franceze “Pari Sen-Zhermen” dhe ajo zvicerane “Bazell”. Megjithë rivalët e fortë, “Ludugorec” përfundoi i treti në klasifikimin definitiv të grupit. Gjatë pranverës do të ndeshet me ekipet e Ligës Evropa, ku rivali i tij do të jetë ekipi danez “Kopenhagë”.

СнимкаEmocione sportive gjatë vitit 2016 nuk munguan. Çfarë na pret gjatë vitit të ri 2017 mezi tani do të shikojmë. Mirëpo, me më shumë rëndësi është, se edhe në vitet e vështira, Bullgaria vazhdon të ketë kampionët e saj, të cilët t’u sjellin gëzim njerëzve.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Joana Konstantinova

Suksesi i parë për Bullgarinë në US Open tek vajzat

Bullgarja Joana Konstantinova dhe Reina Goto nga Japonia mposhtën kinezen Wei dhe japonezen Yoshida me rezultatin 7:5, 6:1 në raundin e parë të turneut në dyshe në Kampionatin e Tenisit të Hapur të SHBA-së. Ky është gjithashtu suksesi i parë për..

botuar më 25-09-02 10.54.PD
Ivan Ivanov

Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open

Tenisti ynë Ivan Ivanov filloi me një fitore në Kampionatin e Hapur të Tenisit të Shteteve të Bashkuara midis juniorëve. Kampioni i Wimbledon mundi amerikanin Michael Antonius me 7:6 dhe 6:1. Aleksandër Vasilev gjithashtu vazhdon..

botuar më 25-09-01 10.44.PD
Stojan Andonov

Bullgaria është mikpritëse e Kampionatit Botëror të Xhudos

Për herë të parë, Bullgaria është mikpritëse e një kampionati botëror në xhudo, njofton agjencia BGNES. Në ceremoninë e hapjes në "Asiks Arena", zëvendësministri i rinisë dhe sportit, Stojan Andonov, theksoi se kjo është një njohje e madhe si për..

botuar më 25-08-29 1.43.MD