Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pensionisët në Bullgari janë pjesa më e varfër dhe më e dëshpëruar e shoqërisë

БНР Новини
Foto: BGNES

Të jesh pensionist në Bullgari, kjo do të thotë të jesh shtresa më e varfër dhe më e braktisur në shoqërinë tonë. Pensioni mesatar në Bullgari është rreth 170 euro. Kjo shumë e bën pensionistin bullgar me të ardhurat më të ulëta madje nga njerëzit më të moshuar në vendet fqinje, të cilat nuk janë anëtare të BE-së.

Në vend që të jepen pas një pushimi të këndshëm të merituar, mosha e pensionimit për shumë njerëz në Bullgari është shoqëruar me lajmin e trishtuar për pensionin e ulët. Pasi pensionohen mund të mbeten në punë vetëm specialistët me kualifikim më të lartë. Të tjerët mund të punojnë me orë të caktuara si personel ndihmës në sferën e prodhimit dhe shërbimeve. Sipas parashikimit të Institutit Kombëtar të Statistikave, gjatë këtij viti pensionistët do të jenë pak nën 2 mln e 200 mijë veta, kurse pritjet janë se numri i tyre do të vazhdojë të pakësohet. Kjo është si rezultat i rritjes së ngadaltë me nja dy muaj të moshës dhe stazhit për pensionim. Kështu nga data 1 janar i këtij viti burrat në Bullgari pensionohen në moshën 64 vjeç me 38 vjet stazh pune, kurse gratë – në moshën 61 vjeç, me stazh pune 35 vjet. Ndërkaq pensionet do të rriten me 2.4 për qind nga data 1 korrik.

Lajmi për rritjen e vogël të pensioneve nuk i gëzoi njerëzit e moshës së tretë në Bullgari. Madje në Maqedoninë fqinje, e cila ka një produkt të brendshëm bruto dy herë më të vogël nga ai bullgar, pensionet janë më të larta nga ato bullgare – vë në dukje Ganço Popov, kryetar i një organizate të pensionistëve në Sofje.

166 leva është pensioni minimal dhe këtë shumë e marrin disa qindra mijë bullgarë. Këto mjete nuk mjaftojnë as për ushqim, as për ilaçe, madje biletat e transportit publik për një ditë kushtojnë parat e ditës të një pensionisti me të ardhura të tilla. Jeta e pensionistëve tanë nuk është thjeshtë një torturim. Ajo pasqyron qëndrimin cinik të pushtetarëve ndaj tyre. Është kështu, sepse nga paratë për pensionistët nuk mund të marrin aspak komision dhe zgjidhja e këtij problemi nuk përbën interes për ta. Ka nevojë për presion, duhet të gjendet ndokush i cili të kryesojë protestën e këtyre pensionistëve të uritur dhe të dëshpëruar. Sindikatat nuk i mbrojnë pensionistët, kurse njerëzit tashmë nuk kanë fuqi të protestojnë. Shumë prej pushtetarëve gjatë viteve të kaluara lidhnin marrëveshje të paleverdishme, por askush nuk e ka kërkuar përgjegjësinë e tyre për këtë. Në qoftë se nuk ka rregulla, atëherë duhet të ketë të paktën ndonjë moral nga ana e njerëzve, nga të cilët varet përmirësimi i gjendjes së pensionistëve.

Evgenia Bozhianova është pensioniste tashmë 21 vjet, megjithatë edhe sot e kësaj dite ajo vazhdon të kërkojë punë, që të mos kërkojë ndihma nga fëmijët dhe nipërit e saj:

Vite me radhë, pasi u pensionova, kërkoja punë. Të gjithë më trajtonin si një relikt, nga i cili nuk ka kuptim. Kam rënë në gjendje shumë të rënda. Njerëzit nuk mendojnë se një ditë edhe ata do të gjenden në këtë situatë. Ata mendojnë se pasi tani është mirë dhe i pret një të ardhme shumë të mirë. Madje arsimi nuk na ndihmon, kurse në të kaluarën vazhdimisht arsimoheshim.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD
Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD