Qytetarët shënuan një fitore shumë të rëndësishme kundër monopoleve dhe gjykatave private të arbitrazhit. Këtë e deklaroi ditën e enjte në Parlament Avokatja e Popullit Maja Manollova pasi deputetët miratuan në lexim të dytë ndryshimet në Kodin Civil Procesual. Javën tjetër ato do të publikohen në fletoren zyrtare. Avokatja e Popullit saktësoi se të gjitha proceset e filluara të arbitrazhit do të ndërpriten. Ajo sqaroi gjithashtu se me ndryshimet do të pakësohen gjashtë herë shpërblimet e juristëve. Sipas fjalëve të saj këto janë shpenzime të konsiderueshme, me të cilat monopolet i ngarkojnë klientët e tyre në rastet kur i dërgojnë në gjyq. Jemi dëshmitarë se si startohen procese gjyqësore vetëm për shkak të shpërblimeve të juristëve, që të mund të fitojë monopolisti edhe më shumë nga klienti i tij, deklaroi Manollova. Ajo dha një shembull me kompaninë “Ngrohja Qendrore”, e cila i dërgon klientët e saj në gjyq madje për 5 euro. Këtej e tutje këto shpenzime nuk mund të tejkalojnë 75 euro. Maja Manollova deklaroi se kjo fitore kundër monopolit është e mundur në saje të bashkëpunimit të mirë mes qytetarëve, Avokates së Popullit dhe Kuvendit Popullor. Ajo i falënderoi deputetët se i kanë mbrojtur qytetarët dhe se ata nuk janë gjunjëzuar para presionit korporativ gjatë disa muajve të fundit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork hap dyert për praktikantë dhe vullnetarë, të cilët duan të fitojnë një përfytyrim realist për profesionin e diplomatit dhe të përfshihen në jetën kulturore të komunitetit bullgar përtej Oqeanit. Në këtë..
Ministria merr shënim përmbajtjen e Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian mbi progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë vlerësimet dhe konstatimet në lidhje me gjendjen e integrimittë saj..
Ministria e Drejtësisë po propozon një ndryshim në Tarifën Nr. 1 të Ligjit për Tarifat Shtetërore për tarifat e mbledhura nga gjykatat, prokuroria, shërbimet hetimore dhe Ministria e Drejtësisë. Qëllimi është të përditësohet shuma e tarifave shtetërore..
Për të dytin vit radhazi, Kolegji Mjekësor i Universitetit Trak në Stara Zagora (Bullgaria Jugore) po organizon ekzaminime mjekësore falas në Shqipëri...
Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Nju Jork hap dyert për praktikantë dhe vullnetarë, të cilët duan të fitojnë një përfytyrim realist për..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Universiteti i qytetit Ruse do të jenë partnerë në aktivitetet kulturore dhe arsimore në degën e sapohapur të..