Lloran e ka prezantuar projektin e tij të pazakonshëm në Francë, Luksemburg, Itali, Rusi, Brazil, Kore, Angola e të tjera. Ëndërron të vizitojë Indinë, Kinën... “Koncentratet e Parfumuara” nuk janë të përcaktuara për një auditor të madh për shkak të idesë për krijimin e një bote të ndryshme, shumë sekrete prej ndjenjave të këndshme. Deri tani pianisti ka botuar tri disqe njëri nga të cilat është në një trio bashkë me Marc Mishel Lebevillo dhe Matthieu Chazarenc. Pritet që gjatë vitit 2017 trioja të prezantojë edhe një album tjetër. Kurse Llorani është i bindur se do përsëri të kthehet në vendin tonë.
“Në Bullgari erdha me një pozitivizëm shumë të madh – thotë ai. – Kuptohet, fakti se kam mësuar tek Mario Stançevi, është njëri nga shkaqet për interesin që kam ndaj vendit tuaj. Por ka dhe diçka tjetër të cilën akoma nuk ju kam thënë – unë jam izraelit për nga prejardhja. E di se çfarë kanë bërë njerëzit këtu për shpëtimin e hebrenjve bullgarë. Kam dëgjuar tregimi nga gjyshi dhe gjyshja ime. Përpara ca kohe lexova në një libër hollësira rreth ngjarjeve dhe atëherë qesh shumë i emocionuar. Kjo më lidh me vendin tuaj dhe me popullin në bazë të një mënyre shumë të veçantë. Nga ana tjetër, si një person shumë i ndjeshëm, mund ta ndiej mirësinë e thellë dhe qëllimet e mira të sjelljes bullgare.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”