Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trimona! Shija bullgare pushtoi SHBA-në

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Kosi bullgar “Trimona” u zgjodh për produkt Nr. 1 në klasifikimin amerikan “Dairy Foods” për produkte të reja qumështi. Ky nuk është vlerësimi i parë i lartë për markën bullgare. Para dy vjetësh ajo u bë finaliste në konkursin “Prodhuar në Amerikë” të organizuar nga drejtuesja e njohur televizive Martha Stweart. Prodhuesi është bullgari nga qyteti i Plovdivit (Bullgari Qendrore) Atanas Vëlev. Para 26 vjetëve ai mbërriti në SHBA me një kitarë në dorë. Mirëpo muzika është vetëm hobi për të dhe qëllimi i udhëtimit të tij atëherë qe shkëmbimi i përvojës profesionale në inxhinierinë bujqësore. Mbeti në SHBA, të mposhtur nga muzika bluesgrass, dhe pothuaj arriti të bëhet muzikant profesional. Mirëpo fati ka përcaktuar për të një rol tjetër. Kështu një ditë ai filloi prodhimin e kosit.

Për suksesin tregtar të një produkti aq jotradicional për amerikanët, Atanas Vëlev na tregoi:“Është e kuptueshme. Ndoshta shumë njerëz dinë se në sajë të marketingut të mirë në tregun amerikan më i njohur është një produkt tjetër që quhet “kos grek”. Ai është shumë i trash dhe i përshtatshëm për shijen e amerikanëve, duket si ëmbëlsirë. Por tani gjithnjë e më shumë njerëz preferojnë ushqimin e shëndetshëm. Ata, që kërkojnë informacion në internet, kuptojnë se kosi më i mirë është ai, në të cilin asgjë nuk është shtuar dhe prej të cilit asgjë nuk është hequr. I tillë është kosi ynë.

Për këtë arsye slogani i “Trimona”-s është: “Le që grekët të kanë filozofët e tyre, kosin e mirë na lëni neve”. Duket se bakteri i shquar bullgar, krenaria jonë – Lactobacillus bulgaricus, i zbuluar nga doktori Stamen Grigorov që përdoret në prodhimin e kosit, mund të zhvillohet mjaft mirë në afërsi të Nju Jorkut. “Koha, në të cilën bakteri ishte marrë drejtpërsëdrejti nga natyra tashmë është në të kaluarën. Ai, siç edhe tharmi i bukës, mund të transportohet brenda kontejnerëve dhe mund të përdoret për prodhimin e kosit në shtete të ndryshme. Ndoshta shtamet e ndryshme të këtij bakteri formojnë shijen konkrete, mirëpo ai përdoret në pothuaj të gjitha llojet e kosit” – pohon Atanas Vëlevi dhe vazhdon:

Në tregun amerikan ka disa lloje kosi, të ngjashme me kosin tonë dhe ato nuk quhen “bullgare”, pavarësisht se në prodhimin e tyre përdoren të njëjtat 4-5 baktere, përfshin edhe Lactobacillus bulgaricus. Shijen tonë të veçantë e arrijmë me anë të zgjedhjes së baktereve dhe përcaktimit të sasisë optimale të tyre në produkt. Kompania jonë ka bërë kombinacionin më të mirë të shtameve.

СнимкаPyetjes cilët janë klientët e kosit “Trimona” – bullgarët apo amerikanët, Atanasi i përgjigjet pa hezitim:

Të ndryshëm janë klientët tanë. Amerika është vend, ku vazhdimisht vijnë njerëz nga tërë bota. Kam bërë shumë promovime në dyqane dhe gjysma e njerëzve që provojnë produktin tonë flasin me aksent. D.m.th. shumica prej tyre nuk janë amerikanë, janë njerëz si ne – vetëm jetojnë në këtë shtet. Për mua ishte interesante që kuptoja se kosi është i njohur në shumë vende në botë – në Xhamajkë, në disa shtete të Afrikës, Meksikë, Suedi...

Çdo muaj rreth 6 mijë galonë kosi me markën Trimona nisin nga Nju Jorku për në dyqanet e 40 shteteve, kryesisht në Bregdetin Lindor në atë Lindor. Para Atanas Vëlevit është një “luftë” e rëndë me konkurrencën për akoma 10 shtete.

Shumica e konsumatorëve nuk dinë çfarë është kosi bullgar. Ne bëjmë çmos për ta popullarizuar produktin tonë dhe për të shpjeguar me çfarë ai ndryshohet nga produktet e tjera të tilla në treg.

СнимкаMe siguri Atanas ka shumë suksese në biznesin e tij dhe pavarësisht se në SHBA ai ndihet mjaft mirë, ai shpesh mendon për atdheun dhe natyrën tonë, të afërmit dhe miqtë në Bullgari. Dhe e mban këtë lidhje të gjallë. Pavarësisht nga situatat e rënda përmes të cilave shteti ynë kalon, ai është optimist:

Ka shumë njerëz të pakënaqur, por unë kam shpresë shumë të madhe në brezin e ashtuquajtur “Milenium” – njerëzit në moshë midis 18 dhe 35 vjeç. Sipas meje së shpejti do të ketë ndryshime të konsiderueshme dhe këto ndryshime do të vijnë pikërisht me këta njerëz të rinj.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimet e reja për dokumentet bullgare hyjnë në fuqi nga 1 janari

Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..

botuar më 25-01-01 4.59.MD
Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD