“Muzika buron nga zemra dhe pastaj kalon përmes trurit dhe duarve” – këto janë fjalët е violinistit të madh Misha Majskit, i cili pati një koncert në Sofje bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Dirigjenti ishte Aleksandër Zemcov, i njohur për publikun bullgar si një violinist i mrekullueshëm. Ai relativisht shpesh është mysafir në skena bullgare, ndoshta për shkak të faktit se bashkëshortja e tij është bullgare (klarinetistja e shquar Denica Lafçieva). Kjo është shfaqja e parë e Aleksandër Zemcovit si dirigjent tek ne. Një ditë para koncertit muzikantët u takuan me gazetarë në një nga sallat e Radios Kombëtare Bullgare.
“Ishte një çast i rëndësishëm dhe i vështirë në jetën time – tregoi Misha Majski në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Nga ana tjetër ishte shumë pozitiv. Unë përpiqem të gjejë të mirën. Jam i bindur se në secilën situatë kjo është e mundshme – siç në anekdotën klasike për pesimistin, optimistin dhe gotën. Jo gjithmonë kam sukses, mirëpo përpiqen ta shoh gotën me ujë gjysmë të mbushur. Në të vërtetë, ishte një moment i rëndë, mirëpo nuk më vjen keq për asgjë. Bile i jam një njëfarë mënyre mirënjohës fatit për këtë se pata mundësi ta përjetoja këtë gjë. Për shkak të kampit të punës nuk mora diplomën time nga Konservatori i Moskës, mirëpo mora diçka më të rëndësishme – përvojë të jetës. Tani çdo vit kthehem në Rusi, nganjëherë edhe më shpesh. Për herë të parë shkova atje në vitin 1995 – pas 23 vjetësh. Sepse për një kohë të gjatë nuk më ftonin, pastaj unë isha shumë i zënë. Mirëpo më pëlqen shumë të luaj atje – publiku është i jashtëzakonshëm, orkestrat dhe sallat janë të shkëlqyeshme. Akoma kur isha student jam takuar me muzikantë bullgarë. Me Stojka Milanovën, për shembull, të cilën e njoh prej aq shumë kohe, atëherë ekzekutuam koncertin për violinë, violonçel dhe orkestër nga Bramsi. Bullgarë, të cilët janë profesionistë të mirë ka kudo në botë. Dhe jo vetëm muzikantë.”
Ja se çfarë tha Aleksandër Zemcov për rrugën e tij të dirigjentit të nisur para pak kohe:
“Kur para meje ndodhen dirigjentë të shquar dua të ndiej se çfarë do të thotë të jem në skenë pa instrument në heshtje dhe kështu të komunikoj me muzikantët. Para 10-11 vjetësh fillova me klasa mjeshtërore, pastaj vazhdova të merrem me dirigjim. Pata një mik, në Angli, i cili ishte student i dirigjentit dhe pedagogut të shquar Ilja Musin. Ai më dha librat e profesorit dhe më shpjegonte gjëra të mësuara me të. Nuk mund të them se qëllimi im ishte që të bëhem detyrimisht dirigjent, u bë kështu në mënyrë natyrore. Tani dal në skenë më një solist i dëgjuar dhe kjo është një përgjegjësi të madhe. Me të jemi prezantuar së bashku, mirëpo si instrumentistë. Misha Majski është një njeri zemërgjerë dhe bujar. Kur është në skenë me një muzikant të tillë orkestra gjithashtu ekzekuton në mënyrë tjetër.”
Opera Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me operën e dashur "Tosca" të Giacomo Puccini-t. Pjesa e drejtorit të teatrit, Pllamen Kartallov, ka qenë në program për 14 vjet dhe ka bërë turne në Japoni dhe Turqi. Dy shfaqjet më 26 dhe 28 shtator do të..
Këngëtarja e re, por tashmë e afirmuar, ALMA e pret vjeshtën me publikimin e këngës së saj të parë solo në gjuhën bullgare – “Më thuaj që është ëndërr”. Autorë të muzikës janë vetë ALMA dhe Vasill Ivanov – Dexter. Për krijimin e tekstit, i cili trajton..
“Mary Boys Band “- grupi që këndoi ndërrimin e verës me vjeshtën - po përgatit një seri koncertesh dhe po prezanton një këngë të re, "Djali im". Të enjten, më 25 shtator, në studion e koncerteve të Radio Varnës në orën 19:00, Maria..
Dy vajza të reja - Elisaveta Tasheva - eleeza dhe Rada Ilieva - kanë kënduar që në moshë të vogël, por gjithashtu kanë krijuar këngë të tyre..
Kalina dhe Joana Andreevi janë marrë me muzikë gjithë jetën e tyre. Edhe pse kanë një arsimim muzikor klasik, si bija të këngëtares, dirigjentes..