Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Misha Majski, Aleksandër Zemcov dhe Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me një koncert në Sofje

Misha Majski dhe Aleksandër Zemcov në konferencën e shtypit në Radion Kombëtare BullgareMuzika buron nga zemra dhe pastaj kalon përmes trurit dhe duarvekëto janë fjalët е violinistit të madh Misha Majskit, i cili pati një koncert në Sofje bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare. Dirigjenti ishte Aleksandër Zemcov, i njohur për publikun bullgar si një violinist i mrekullueshëm. Ai relativisht shpesh është mysafir në skena bullgare, ndoshta për shkak të faktit se bashkëshortja e tij është bullgare (klarinetistja e shquar Denica Lafçieva). Kjo është shfaqja e parë e Aleksandër Zemcovit si dirigjent tek ne. Një ditë para koncertit muzikantët u takuan me gazetarë në një nga sallat e Radios Kombëtare Bullgare.

S’ka nevojë të kujtojmë se Misha Majski është një nga çelistët më të mëdhenj të kohës sonë. Bile nuk mund të numërojmë sukseset e tij dhe emrat e mëdha, me të cilat është lidhur karriera e tij. Disa prej muzikantëve të shquiar, me të cilët ka punuar ai i përmendi në takimin e tij me gazetarët: “Isha nxënës i Rostropoviçit dhe Pjatigorskit, kam ekzekutuar bashkë me Marta Argerih dhe shumë muzikantë të tjerë. Kjo më bën që të ndihem mjaft i lumtur. Secili koncert është më i rëndësishmi. Kështu që edhe koncerti im në Sofje është më i rëndësishmi në jetën time”. Për sa u përket parapëlqimeve të tij muzikore maestroja tha se bie në dashuri me çdo një vepër, të cilën e ekzekuton dhe në themelet e gjithçkaje është dashuria – “njerëzimi shumë para “Beatles”-it ka kuptuar se gjithçka, për të cilën kemi nevojë është dashuria (all we need is love)”. Në BRSS, akoma shumë i ri, Misha Majski ka qenë në një kamp të punës dhe pothuaj dy vjet nuk ka luajtur. Problemet e tij me pushtetin sovjetik u bënë shkak për emigrimin e tij.

“Ishte një çast i rëndësishëm dhe i vështirë në jetën time – tregoi Misha Majski në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Nga ana tjetër ishte shumë pozitiv. Unë përpiqem të gjejë të mirën. Jam i bindur se në secilën situatë kjo është e mundshme – siç në anekdotën klasike për pesimistin, optimistin dhe gotën. Jo gjithmonë kam sukses, mirëpo përpiqen ta shoh gotën me ujë gjysmë të mbushur. Në të vërtetë, ishte një moment i rëndë, mirëpo nuk më vjen keq për asgjë. Bile i jam një njëfarë mënyre mirënjohës fatit për këtë se pata mundësi ta përjetoja këtë gjë. Për shkak të kampit të punës nuk mora diplomën time nga Konservatori i Moskës, mirëpo mora diçka më të rëndësishme – përvojë të jetës. Tani çdo vit kthehem në Rusi, nganjëherë edhe më shpesh. Për herë të parë shkova atje në vitin 1995 – pas 23 vjetësh. Sepse për një kohë të gjatë nuk më ftonin, pastaj unë isha shumë i zënë. Mirëpo më pëlqen shumë të luaj atje – publiku është i jashtëzakonshëm, orkestrat dhe sallat janë të shkëlqyeshme. Akoma kur isha student jam takuar me muzikantë bullgarë. Me Stojka Milanovën, për shembull, të cilën e njoh prej aq shumë kohe, atëherë ekzekutuam koncertin për violinë, violonçel dhe orkestër nga Bramsi. Bullgarë, të cilët janë profesionistë të mirë ka kudo në botë. Dhe jo vetëm muzikantë.

Ja se çfarë tha Aleksandër Zemcov për rrugën e tij të dirigjentit të nisur para pak kohe:

Kur para meje ndodhen dirigjentë të shquar dua të ndiej se çfarë do të thotë të jem në skenë pa instrument në heshtje dhe kështu të komunikoj me muzikantët. Para 10-11 vjetësh fillova me klasa mjeshtërore, pastaj vazhdova të merrem me dirigjim. Pata një mik, në Angli, i cili ishte student i dirigjentit dhe pedagogut të shquar Ilja Musin. Ai më dha librat e profesorit dhe më shpjegonte gjëra të mësuara me të. Nuk mund të them se qëllimi im ishte që të bëhem detyrimisht dirigjent, u bë kështu në mënyrë natyrore. Tani dal në skenë më një solist i dëgjuar dhe kjo është një përgjegjësi të madhe. Me të jemi prezantuar së bashku, mirëpo si instrumentistë. Misha Majski është një njeri zemërgjerë dhe bujar. Kur është në skenë me një muzikant të tillë orkestra gjithashtu ekzekuton në mënyrë tjetër.

Moment nga repeticioni i Misha Majskit me Orkestrën Simfonike në Studion e Parë të Radios Kombëtare Bullgare
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

"Ngjitës për mjekrën" - kënga për Krishtlindje që këndohet edhe gjatë verës

"Më ngadalë" ... këndon Stefan Vëlldobrev, dhe refreni prej disa vitesh përsëritet nga bullgarët brenda dhe jashtë vendit me shpresën për të ulur shpejtësinë me të cilën lëvizim akrepat e orës së përditshmërisë sonë... Stefan Vëlldobrev njihet..

botuar më 24-12-26 7.10.PD
Kirill Mariçkov

Një Vatër e re e Kulturës në kryeqytet do të mbajë emrin e muzikantit Kirill Mariçkov

Fondacioni "Natalia Simeonova" dorëzoi dokumentet për regjistrimin e një vatre të kulturës, e cila do të mbajë emrin e legjendës së muzikës rock bullgare Kirill Mariçkov . Këtë e bëri të ditur për BNR ish-prezantuesja e një prej emisioneve të..

botuar më 24-12-25 4.14.MD

Mesazhet e këngëve me famë botërore të Krishtlindjeve tingëllojnë edhe në gjuhën bullgare

Krishtlindjet janë një festë shumë e veçantë për këngëtaren Rumjana Koceva. Për vite, ajo mbledh familjen dhe miqtë në shtëpinë e saj - momente të dashura që i ngrohin ditët e saj deri në Krishtlindjet e ardhshme. Këngëtarja e estradës këtë vit i dha..

botuar më 24-12-25 8.20.PD