Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujdestaria – të duash pa zotëruar

БНР Новини
Foto: arkiv

Çfarë do të thotë kujdestaria – a është kjo profesion ose mision? A jemi gati t’u japim siguri, ngrohtësi dhe një shembull prindëror fëmijës, e cila vetëm për një periudhë të caktuar kohe ka nevojë prej një ngrohtësie familjare? A është i domosdoshëm një kualifikim, që të mund të jesh një prind kujdestar? Cilat janë veçoritë dhe nevojat specifike të fëmijëve nën mbrojtje? Si është e organizuar kujdestaria në Bullgari? Këto janë pyetjet, përgjigjet e të cilave i kërkon Fondacioni “Mbrojtja e Hyjlindëses” në një varg prej gjashtë takimeve, kushtuar kujdestarisë. Ato zhvillohen në atelienë-librari të kryeqytetit “Shtëpi për shpendët” çdo të shtunë deri më datë 18 shkurt dhe janë të drejtuara ndaj njerëzve, të cilët kanë vendosur të hapin shtëpinë dhe zemrën e vet për fëmijët, të privuar nga kujdeset prindërore. Lektor është Alina Vodeniçarova, e cila prej tetë vjetëve punon aktivisht mbi problemet e zhvillimit të hershëm të fëmijëve, të privuar nga kujdeset prindërore dhe fëmijët me nevoja të posaçme:

Iniciativa e fondacionit “Mbrojtja e Hyjlindëses” është në biseda më të lira në temë “Birësimi”. Ideja fillon me faktin se çdo një fëmijë e privuar nga kujdeset prindërore, ka nevojë prej një mjedisi familjar ose më të afërt pranë familjes, nga vet fillimi i jetës së vet. Kujdesi i birësimit është dhe një mision dhe një profesion njëkohësisht. Kjo është strehimi, vendosja e fëmijëve, të cilët në bazë të shkaqeve të ndryshme nuk mund të jetojnë me familjen e vet biologjike – tek të afërmit e afërt ose tek prindër-kujdestarë të regjistruar, të cilët t’u sigurojnë edukatë, dashuri dhe kujdese në një periudhë të ndryshme kohe. Strehimi i përkohshëm është një tipar dallues midis birësimit dhe kujdestarisë, që në fakt nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë mbi qëndrimin mbi fëmijën.

Në Bullgari nën 2000 fëmijë janë të strehuar pranë familjeve kujdestare. Sipas fjalëve të Alina Vodeniçarovës, që të shmangen tronditjet rreth strehimit që të gjithë duhet të punojnë në një ekip:

Këto janë zyrat sociale, prindërit kujdestarë të cilët janë të trajnuar mirë dhe organizatat të cilat i përkrahin, si dhe institucionet sociale, të cilat përkrahin familjen biologjike të mund të ngrihet në këmbë. Qëllimi është që të mund sa më shpejt kjo fëmijë të arrijë deri në zgjidhjen sa më të mirë të problemit – të kthehet tek prindërit e vërtetë ose të mund të adaptohet.

Shumë nga familjet kujdestare të cilat i pranojnë fëmijët i risin ata në një periudhë afatgjatë, me qenë se familjet biologjike nuk japin pëlqimin e vet për adaptimin e tyre dhe në të njëjtën kohë nuk mund të përballojnë krizën, e cila ka imponuar që të ndahen me ta. Fati i çdo një fëmije është i ndryshëm, prandaj dhe kujdesi i pranimit duhet të përshtatet me këtë:

Gëzohem të shënoj se, më shumë se pesë vjet bullgarët hapin jo vetëm mendjen e vet, por dhe zemrat e veta për këtë lloj veprimtarie sociale. Në fakt ky është një mision për shpëtimin e fëmijëve, më në veçanti të atyre të cilët janë në një moshë deri në 3 vjeç. Veprimtaria e kujdestarisë për fëmijët në rrezik zhvillohet mirë, pavarësisht se ka akoma se çfarë të dëshirojmë. Ne mbyllëm institucionet e mëdha sociale për fëmijë të shëndetshëm nga 0 deri më 3 vjeç dhe gjërat ecin drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij problemi. Kurse kjo me të vërtetë është një hap i madh përpara. Vet unë punova për një periudhë kohe jashtë shtetit dhe shikoj se Bullgaria po lëviz mirë sa i përket organizimit të këtij profesioni.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një spektakël diellor mund të shihet në Observatorin Astronomik të qytetit Kërxhali

Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat ​​e diellit - shpjegon drejtori i..

botuar më 24-10-20 6.15.PD
Në foto (nga e majta në të djathtë): Drejtoresha e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit Rajna Manxhukova, Zdravka Vlladova-Momçeva, Joana Znepollska, Radosllava Nedjallkova, gazetarja Cvetana Paskaleva dhe Nevenka Kostadinova

Radosllava Nedjallkova nga Milano është "Bullgarja e Vitit 2023", auditori nderoi Nevenka Kostadinova nga Serbia

Radosllava Nedjallkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare..

botuar më 24-10-18 4.14.MD

Në Sofje, tregojnë gjeneratën e fundit të makinave dhe të ardhmen e teknologjive auto

Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..

botuar më 24-10-18 11.06.PD