Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evgenija Radosllavova: Me frymëzim dhe këmbëngulje njeriu mund të arrijë gjithçka

Foto: arkiv personal

Evgenija Radosllavova është një ekzekutuese e cila jep koncerte të shumta. Bullgaria, Gjermania, Hungaria, Tunizia, Izraeli janë vetëm një pjesë prej vendeve, në të cilat doli në skenë si soliste ose si pjesë e formacioneve të ndryshme të muzikës së dhomës. Lindi në Bullgari, por prej dekadash jeton në Vjenë të Austrisë. Aty u diplomua master në Universitetin e Muzikës dhe Arteve të Bukura, në të cilin aktualisht është pedagoge.

Evgenija Radosllavova dhe Mihaell KrenPara kësaj ajo mbaroi me medaljen e artë Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” dhe Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Mësues i saj ishte pianisti i famshëm dhe pedagog bullgar profesor Anton Dikov. U bë mbajtëse e një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Vitet e fundit jep mësime në klasat e mjeshtërve, është anëtare e jurive të konkurseve të ndryshme ndërkombëtare për të rinj, incizoi disa disqe. Ndër më të suksesshmet është albumi “Fantastija”, të cilin e realizoi bashkë me saksofonistin klasik austriak Mihaell Kren.

Programi i albumit “Fantastija” u prezantua në vende të ndryshme të Evropës dhe kudo u mirëprit nga specialistët dhe adhuruesit e muzikës. Evgenija Radosllavova sjell më shumë hollësi për veprat në të:

Incizuam vepra soprano dhe alt saksofon, të cilat janë premiera si për Austrinë, ashtu edhe për Evropën. Disa prej pjesëve nuk janë të incizuara deri tashti për saksofon dhe piano. Për shembull sonata e njohur për oboe dhe piano të Pulenkut, të cilën e përpunuam për soprano saksofon. Disku përmban edhe vepra, origjinali i të cilave është i kompozuar për saksofon. Për shembull Rapsodia e kompozitorit Klod Debjusi. Ajo ka një historik shumë interesant. Kompozitori e krijoi me porosi të saksofonistes amerikane Elis Bajer Hall. Për arsye shëndetësore ajo kishte mundësi të kufizuara muzikore dhe Debjusi e morri në konsideratë këtë duke kompozuat partinë e solos. Më vonë kompozitorë të ndryshëm bënin përpunime të kësaj vepre dhe secili shtonte diçka në partinë e saksofonit. Në variantin, të cilin e zgjodhëm ka fragmente shumë të vështira për ekzekutim dhe prandaj shumë rrallë incizohet. Po këtë mund të thuhet edhe për Fantazinë e kompozitorit Hektor Villa Llobos. Ky kompakt-disk u mirëprit si nga publiku, ashtu edhe nga kritika. Koncertet e premierës në Austri ishin shumë të suksesshme. Po këtë program e paraqitëm edhe në Gjermani, Sllovaki, Itali, Rusi. Në Bullgaria dhamë koncerte në kuadrin e Sallonit të Arteve dhe në Festivalin Ndërkombëtar “Apolonja” vjet. Koncerti i parë i duos sonë ishte në vitin 2014, kur e formuam.

Përveç në Universitetin e Muzikës në Vjenë Evgenija Radosllavova ka edhe klasa të pianos në shkolla të ndryshme muzikore. Lidhur me këtë ajo shpjegon:

Kam nxënës në mosha dhe nivele të ndryshme. Më interesante është me më të moshuarit, të cilët bëjnë hapat e parë. Kam nxënës pensionist. Disa prej tyre punojnë me ngazëllim të madh dhe me dëshirë të etshme. Puna me këta njerëz edhe një herë vërtetoj bindjen time, se me këmbëngulje dhe frymëzim gjithçka mund të arrihet. Për këta njerëz dhe për nxënësit më të vogël në moshë incizova vargun “Piano, piano”, e cila u mirëprit në Gjermani. Në po këtë seri hyri edhe programi im i përbashkët me flautistin Matias Shulc – gjithashtu vepra të shkurtra dhe të lehta për ekzekutim.

Përsa iu përket angazhimeve krijuese gjatë vitit 2017 Evgenija Radosllavova dhe Mihaell Kren kanë ftesa për koncerte në Ukrainë, Rusi, Çeki, Portugali.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzikantët e rrugës performojnë në skena të shumta në natyrë në kryeqytet

Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..

botuar më 24-09-27 5.50.PD

"Diçka më e mirë"

Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..

botuar më 24-09-24 6.15.PD

Kënga më e re e Projektit “Artistë që këndojnë”

Projekti “Artistë që këndojnë” i producentit Igor Markovski tashmë ka këngën e tij të 41-të me titullin “E di prej kohësh”. Ajo është një duet lirik i këngëtares Maja Jordanova dhe kompozitorit Momçill Kolev, i cili krijoi muzikën. Aranzhimin e bëri..

botuar më 24-09-23 6.55.PD