Muajit dimërorë me acar në Bullgari, kur lëvizja nëpër rrugët e akullta të qyteteve kërkon aftësi speciale nga ana e këmbësorëve, ndoshta ka prindër, të cilët mendojnë cili nga sportet dimërore do të jetë më i përshtatshëm për fëmijët e tyre. Për më tepër në se i shikojnë shpesh të qëndrojnë para ekraneve të pajisjeve elektronike.
Hokeji mbi akull është një sport, i cili forcon shëndetin dhe ndihmon koordinimin dhe përqendrimin e mirë. Hokejin mund ta ushtrojnë edhe fëmijët 5-vjeçar, si dhe nxënësit më të mëdhenj. Dëshira dhe këmbëngulja janë me rëndësi të madhe.
Që të mësojmë më shumë iu drejtuam presidentit të Klubit të Hokejit CSKA dhe trajner, Kirill Hodullov. Ai i kushton vëmendje të madhe zhvillimit të shkollës së fëmijëve dhe të rriturve, nga ku në të ardhmen mund të dalin talentet e reja të Bullgarisë në këtë sport. E pyetëm zotin Hodullov a kanë fëmijët në Bullgari dëshirë të luajnë hokejin mbi akull dhe çfarë cilësi zhvillon ky sport te ta:
“Mund të them, se ata shfaqin interes të vërtetë. Kur fëmijët vijnë në sheshin e akullt të shikojnë lojën ose të shoqërojnë ndonjë bashkënxënës në trajnimet, shumë shpejt zgjohet kureshtja e tyre ndaj lojës. Në radhë të parë hokeji formon te fëmijët disiplinë dhe respekt ndaj bashkë lojtarëve dhe trajnerëve. Kjo sjellje shumë shpejtë transferohet edhe në shkollë. Zhvillohen cilësi si shpejtësia, zhdërvjelltësia, mundësia për marrjen e vendimeve. Të gjitha ato veti luajnë rol të madh në jetën e fëmijëve edhe jashtë sallës sportive dhe jashtë sheshit të akullt.”
Për fat të keq shkaku që hokeji në akull nuk ka popullaritet ndër të rinjtë dhe fëmijët është prozaik – mungesa e kushteve të mira për trajnim.
“Mund të tingëllojë si një klishe, por problemi i vërtetë janë bazat. Nuk disponojmë baza. Shumë nga fushat e akullta që ekzistuan para vitit 1990 u mbyllën. Disa prej tyre ishin në të hapur por në shumë shtete hokeji për fëmijë praktikohet edhe në sheshe në të hapur. Nuk është e domosdoshme që në ndonjë vendbanim të ketë ndonjë sallë me shesh të akullt që të praktikohet hokeji që nga nëntori deri në mars. Duhet të krijohen kushte edhe në vendbanimet e vogla, ku ngandonjëherë hasen më shumë talente sportive. Mendoj, se kjo është mënyra e vetme, kur sporti bëhet në masë.”
Megjithë këtë Kirill Hodullov është optimist për të ardhmen e sportive në akull në vendin tonë:
“Gjithnjë kam qenë optimist dhe do të vazhdoj të jem, pasi çdo ditë jam në fushën e akullt. Jam optimist sepse shikoj interes edhe në bashkitë të ndërtojnë salla, në të cilat të ketë edhe fusha të akullta dhe të trajnohet hokeji, patinazhi, short-treku, pse jo edhe kërlingu. Ky është një sport jashtëzakonisht interesant për të cilin nuk kërkohen këpucë të posaçme, nuk ka kufizime në moshë dhe secili mund të praktikojë në kohën e lirë. Jam me shpresë, se ministria e sportit dhe kryetarët e bashkive do të shfaqin interes ndaj ndërtimit të bazave.”
Trajneri Kirill Hodullov është i bindur, se nxënësit duhet të inkurajohen të ushtrojnë ndonjë sport, sepse sporti ka ndikim pozitiv mbi zhvillimin e tyre, si dhe mbi zhvillimin e sportit në tersi.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES dhe hockeycska.com
I rendituri me numrin 6 në skemën e Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, Ivan Ivanov, u kualifikua në finalen e turneut Grand Slam. Bullgari mposhti gjermanin Maks Shönhaus (i renditur i 13-ti) me rezultat 7:6(7), 7:6(5), duke marrë..
Aleksandër Vasilev, i renditur me numrin 12 në skemën e turneut të hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, u kualifikua për çerekfinalet e “Wimbledon”-it. Ai mundi Kijtën Hens (SHBA) me 7:6(5), 6:4 në një ndeshje që zgjati 1 orë e 37 minuta, duke..
Një lëndim i rëndë çoi në tërheqjen e të vetmit bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, nga ndeshja e 1/8 së finales ndaj Jannik Sinner në turneun e "Wimbledon", pas një loje fantastike. Bullgari e braktisi fushën emocionalisht i shkatërruar,..
Volejbollistet e ekipit kombëtar bullgar për vajza nën 21 vjeç luajtën ndeshjen e tyre më të mirë në Kupën e Botës në Surabaja (Indonezi). Vajzat..
Regata ndërkombëtare "Cor Caroli" fillon sot, 14 gusht, në orën 13:00 në Gjirin e Varnës, njoftoi Bashkia e Varnës. Gara, e cila do të zgjasë deri më 18..
Kikboksieri bullgar Borisllav Radullov fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Botërore Sportive që po mbahen në Cëndu, Kinë, njofton BGNES. Ky është medalja..