“Jehonë e të folurit të lashtë”, “Parajsa e humbur”, “O vajzë e bukur” – këto janë disa prej pjesëve të përfshira në vëllimin “Këngët e Trakisë”. Ato janë krijuar në mënyrë të tillë kështu qe të mund të interpretohen nga harpa klasike me pedale, si dhe nga varianti gjithnjë e më i përdorur i vjetër i instrumentit – harpa pa pedale. Autori i muzikës është Elica Aleksandrova. “Këngët e Trakisë” u paraqitën me një spektakël multimedial pasdreke më 4 shkurt në City Art Mark Qendër. Hyrja ishte falas. Edicioni ishte në dy variante – në bullgarisht dhe në anglisht. Harpistja jonë e njohur Anxhela Maxharova është redaktorja e pjesëve.
Ideja për t’i krijuar këto pjesë lindi spontanisht – vazhdon Elica. – Më ftuan për ta shoqëruar në harpë paraqitjen e një libri të Roman Kisjovit. Kështu e kompozova pjesën time të parë “Jehonë e të folurit të lashtë”, ajo tingëllonte si shoqërim i vjershave të tij. Gjatë viteve të kaluara kam shkruar mjaftë pjesë për interpretues të ndryshëm. Vendosa t’i bashkoja në një variant instrumental por jo për piano, megjithëse jam pianiste, por për harpë. Për mendimin tim harpa është një vegël muzikore, që është shumë afër zemrës dhe ka një ndikim shumë të madh. Unë jam pianiste, kurse i bie harpës më se dy vjet nën udhëheqjen e zonjës Anxhela Maxharova. Duke e njohur këtë vegël muzikore u frymëzova për të realizuar disa ide, të cilat i kisha gjatë të gjitha këtyre viteve. Disa prej pjesëve janë në formën e këngëve. Kjo e shpjegon pjesën e parë të titullit të vëllimit. Kurse Trakia për mendimin tim është një imazh i tërësishëm i së kaluarës sonë të lashtë, një pjesë e rëndësishme e imazhit të Bullgarisë. Nuk kam provuar të citojë huazime të drejtpërdrejta nga folklori bullgar. Më tepër muzika e rikrijon atë, që unë e ndiej ndaj atdheut tim, ndaj historisë dhe kulturës së tij.”
“Këngë nga Tarkia” është një provë për t’i gjetur rrënjat e mia në “botët e harruara”, të cilat kanë mbetur jashtë kohës dhe hapësirës së njohur, të ringjallë në vetveten shtresat e kujtesës fisnore. Përpiqem të rikrijoj bukurinë dhe emocionet e përjetuara prej meje nga pikëpamja ime krijuese” – thotë në përfundim Elica.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..