“Diplomacia kosovare është me rëndësi që ta vlerësojë drejt rolin e të menduarit historik, i cili ende ka ndikim në bërjen e politikës ndërkombëtare. Veçmas në Ballkan është edhe më i shprehur. Politikëbërësit e ndryshëm jo vetëm që kanë kujtesën e tyre personale dhe ndikohen nga të menduarit historik, por ata përdorin të kaluarën për objektiva të caktuara politike. Gjithashtu, disa pjesëtarë të elitave politike të sotshme në rajon dhe personalitete me ndikim e shohin veten në funksion të historisë. Aktivitetin e tyre ditor politik e perceptojnë si përmbushje të një misioni historik. Përkundër të kaluarës së dhimbshme të Kosovës, e cila më tutje ndikon në botëkuptimet e njerëzve sa u takon temave të ndjeshme, orientimet politike vendi i bazon nëvlerësimin kritik të realitetit të sotshëm. Duke mos mohuar të kaluarën, Kosova ndjek një politikë të jashtme të bazuar në analiza të plota të rrethanave aktuale rajonale e ndërkombëtare. Përveç të menduarit historik, një vëmendje e rëndësishme i është kushtuar shmangies së stereotipeve, perceptimeve të gabuara dhe imazheve të rrejshme”. Citati është nga libri “Ngritja e një shteti” i shkencëtarit dhe politikanit kosovar Enver Hoxhaj.
Me rastin e Pavarësisë së Kosovës flasim me politologun e mirëfilltë bullgar Anton Pançev, i cili punon në fushën e marrëdhënieve midis Bullgarisë dhe Kosovës dhe është profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes. Verën e kaluar në Prishtinë ai prezantoi përkthimin e librit të Ministrit të Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj “Ngritja e një shteti”.
“Libri nuk është vetëm një përshkrim teorik, por edhe një plan-program për të ardhmen e politikës së jashtme të Kosovës. Parimet e politikës së jashtme, të gjeopolitikës, të diplomacisë, paraqitura në këtë punim edhe tani zbatohen në punën praktike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Ky pohim vërtetohet nga puna aktive dhe profesionale e Ambasadës së Republikës të Kosovës në Sofje, e cila gjithmonë ndihmon albanologët bullgarë” – mendon Profesor Pançev.
Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt BE-së Maqedonia e Veriut ka nevojë për veprime vendimtare dhe reforma për të filluar negociatat me BE-në, thuhet në raportin vjetor të Komisionit Evropian për përparimin e vendeve..
“Konvulsione para Multipolaritetit – koha kur iluzionet janë të shenjta, ndërsa e vërteta është herezi” – ky është titulli i një libri të ri, i cili do të prezantohet zyrtarisht në fillim të nëntorit në Sofje. Libri trajton agoninë e botës unipolare,..
Serbët në mbarë botën shënojnë 1 vjetorin e tragjedisë në Novi Sad Më 1 nëntor, serbët që jetojnë jashtë vendit do t’i bashkohen thirrjes së studentëve në Serbi për të shënuar përvjetorin e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi..