Gazetaria nuk është vetëm një punë, por është një kauzë dhe nuk është për secilin njeri. Disa kanë talent dhe janë të mirë në këtë punë, të tjerët – jo, ndoshta sepse kanë ndonjë talent tjetër. Studimi në degën e gazetarisë në Universitet nuk mjafton dhe jo secili mund të jetë mbrojtës i së vërtetës. Nisma “Gazetarët në shkollë”, e cila zhvillohet për herë të katërt, u jep mundësi nxënësve të gjimnazit që të bëjnë pyetjet e tyre dhe të mësojnë një pjesë të vogël prej të fshehtave të këtij profesioni. Pyetjeve të tyre u përgjigjen gazetarë të njohur të televizionit, radios apo shtypit. Ideja për këto takime është e Fondacionit “Punishtja për Nisma Civile”.
Më shumë për to na tregon drejtorja ekzekutive e fondacionit Ilijana Nikollova: “Kjo nismë është pjesë e punës së fondit “Valja Krushkina”, i cili u krijua para gjashtë vjetëve pas vdekjes së gazetares së njohur bullgare. Kështu fondi punon në ambientin tonë, për gildë, por edhe përtej saj – me brezin e ardhshëm. Ne kemi gazetarë të mrekullueshëm, mbajtës të shumë çmimeve, dhe ia vlen që të rinjtë të takohen me ta. Prandaj para katër vjetëve filluam organizimin e këtyre takimeve në Sofje. Ne zgjidhnim shkollat dhe ftonim nxënësit. Vitin e kaluar dolëm jashtë kryeqytetit. Ishte shumë mirë, sepse morëm 30 kandidatura nga shkolla të ndryshme dhe vizituan më se 20 prej tyre.”
Gazetarët, të cilët e pranojnë këtë sfidë, duhet të jenë të përgatitur për pyetje jokomode, sepse ka mjaftë të tilla. Gjithnjë e më shumë nxënës interesohen për tema si cilët janë pronarët e mediave, a është i besueshëm informacioni në media. Shpesh pyetjet janë lidhur me sigurinë e profesionit të gazetarit dhe me rreziqet më të shpeshta para tij. Nxënësit kuptojnë se nuk bëhesh gazetar për të qenë i njohur, por për t’i ndihmosh njerëzit, duke u dhënë zë problemeve të tyre.
Fondacioni “Punishtja për Nisma Civile” është iniciatori i çmimeve në kujtim të gazetares së Radios Kombëtare Bullgare dhe të Televizionit Kombëtar Bullgar “Valja Krushkina”. Tani ato tregojnë arritjet e më të vlefshme të gazetarisë bullgare. Përveç kësaj fondacioni punon edhe mbi projekte të tjera të lidhura me fëmijët dhe adoleshentët, që kanë nevojë për përkrahje për të plotësuar ëndrrat e tyre. Ndër to janë projektet “Trashëgimia e gjallë”, “Rrethi i donatorëve”, “Banka e të rinjve” dhe “Dëga”(Ylberi).
“Banka e të Rinjve” është një model, i cili punon për zhvillimin e aftësive dhe diturive të të rinjve në fushën e pjesëmarrjes së tyre civile – tregon Ilijana Nikollova. – Ky është një grup, i cili identifikon probleme vendore dhe punon me të rinjtë për zgjidhjen e tyre. Aktualisht në Bullgari përkrahim 15 grupe të tilla nga qytetet Silistra, Lloveç, Veliko Tërnovo, Kystendill dhe Sofja. Të rinjtë e kanë detyrën jo të lehtë që t’i bindin të rriturit në domosdoshmërinë e nismave të tyre. Programi “Dëga” është për punë me organizata që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Në kuadrin e këtij programi për herë të parë filluam të flasim për një fenomen të ri në shoqërinë tonë, të lidhur me fëmijët e emigrantëve (që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit për arsye ekonomike). Posaçërisht në rajonet e Bullgarisë Veriperëndimore pothuaj mungojnë njerëzit e moshës së mesme. Atje jetojnë kryesisht të rinj që janë nxënës dhe njerëz të moshuar.”
Programi “Trashëgjimia e Gjallë” qëllon mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore, duke rivendosur tradita dhe rrite të harruara. Secili projekt ka si qëllim zgjidhjen e ndonjë problemi konkret të shoqërisë sonë. Nuk duhet të mbetemi indiferentë, kurse duhet të ndihmojnë, sepse ndryshimi varet nga ne. Kuptoni se si mund të bëhet kjo në këtë faqe elektronike.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..
Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë. Ajo..
Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë. Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...
Nënpresidentja e Bullgarisë, Ilijana Jotova, ndodhet për vizitë në qytetin Taraklia, Moldavi, më 19 dhe 20 shtator. Sot, ajo është e ftuar zyrtare në..
Gjatë verës së vitit 2024, një bashki e kryeqytetit dhe banorët e saj treguan se si në mënyrë të thjeshtë mund të jemi të lumtur dhe të bashkuar si një..
Pak persona e dinë se kjo është kafsha e parë autoktone bujqësore bullgare e njohur nga Komisioni për Racat e Kafshëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, që..