Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nuk bëhesh gazetar për të qenë i njohur, por për të qenë i dobishëm

Foto: wcif-bg.org

Gazetaria nuk është vetëm një punë, por është një kauzë dhe nuk është për secilin njeri. Disa kanë talent dhe janë të mirë në këtë punë, të tjerët – jo, ndoshta sepse kanë ndonjë talent tjetër. Studimi në degën e gazetarisë në Universitet nuk mjafton dhe jo secili mund të jetë mbrojtës i së vërtetës. Nisma “Gazetarët në shkollë”, e cila zhvillohet për herë të katërt, u jep mundësi nxënësve të gjimnazit që të bëjnë pyetjet e tyre dhe të mësojnë një pjesë të vogël prej të fshehtave të këtij profesioni. Pyetjeve të tyre u përgjigjen gazetarë të njohur të televizionit, radios apo shtypit. Ideja për këto takime është e Fondacionit “Punishtja për Nisma Civile”.

Më shumë për to na tregon drejtorja ekzekutive e fondacionit Ilijana Nikollova: “Kjo nismë është pjesë e punës së fondit “Valja Krushkina”, i cili u krijua para gjashtë vjetëve pas vdekjes së gazetares së njohur bullgare. Kështu fondi punon në ambientin tonë, për gildë, por edhe përtej saj – me brezin e ardhshëm. Ne kemi gazetarë të mrekullueshëm, mbajtës të shumë çmimeve, dhe ia vlen që të rinjtë të takohen me ta. Prandaj para katër vjetëve filluam organizimin e këtyre takimeve në Sofje. Ne zgjidhnim shkollat dhe ftonim nxënësit. Vitin e kaluar dolëm jashtë kryeqytetit. Ishte shumë mirë, sepse morëm 30 kandidatura nga shkolla të ndryshme dhe vizituan më se 20 prej tyre.”

Gazetarët, të cilët e pranojnë këtë sfidë, duhet të jenë të përgatitur për pyetje jokomode, sepse ka mjaftë të tilla. Gjithnjë e më shumë nxënës interesohen për tema si cilët janë pronarët e mediave, a është i besueshëm informacioni në media. Shpesh pyetjet janë lidhur me sigurinë e profesionit të gazetarit dhe me rreziqet më të shpeshta para tij. Nxënësit kuptojnë se nuk bëhesh gazetar për të qenë i njohur, por për t’i ndihmosh njerëzit, duke u dhënë zë problemeve të tyre.

Fondacioni “Punishtja për Nisma Civile” është iniciatori i çmimeve në kujtim të gazetares së Radios Kombëtare Bullgare dhe të Televizionit Kombëtar Bullgar “Valja Krushkina”. Tani ato tregojnë arritjet e më të vlefshme të gazetarisë bullgare. Përveç kësaj fondacioni punon edhe mbi projekte të tjera të lidhura me fëmijët dhe adoleshentët, që kanë nevojë për përkrahje për të plotësuar ëndrrat e tyre. Ndër to janë projektet “Trashëgimia e gjallë”, “Rrethi i donatorëve”, “Banka e të rinjve” dhe “Dëga”(Ylberi).

“Banka e të Rinjve” është një model, i cili punon për zhvillimin e aftësive dhe diturive të të rinjve në fushën e pjesëmarrjes së tyre civile – tregon Ilijana Nikollova. Ky është një grup, i cili identifikon probleme vendore dhe punon me të rinjtë për zgjidhjen e tyre. Aktualisht në Bullgari përkrahim 15 grupe të tilla nga qytetet Silistra, Lloveç, Veliko Tërnovo, Kystendill dhe Sofja. Të rinjtë e kanë detyrën jo të lehtë që t’i bindin të rriturit në domosdoshmërinë e nismave të tyre. Programi “Dëga” është për punë me organizata që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Në kuadrin e këtij programi për herë të parë filluam të flasim për një fenomen të ri në shoqërinë tonë, të lidhur me fëmijët e emigrantëve (që jetojnë dhe punojnë jashtë shtetit për arsye ekonomike). Posaçërisht në rajonet e Bullgarisë Veriperëndimore pothuaj mungojnë njerëzit e moshës së mesme. Atje jetojnë kryesisht të rinj që janë nxënës dhe njerëz të moshuar.”

Programi “Trashëgjimia e Gjallë” qëllon mbrojtjen dhe popullarizimin e trashëgimisë kulturore, duke rivendosur tradita dhe rrite të harruara. Secili projekt ka si qëllim zgjidhjen e ndonjë problemi konkret të shoqërisë sonë. Nuk duhet të mbetemi indiferentë, kurse duhet të ndihmojnë, sepse ndryshimi varet nga ne. Kuptoni se si mund të bëhet kjo në këtë faqe elektronike.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ndryshimet në legjislacion do ta afrojnë arsimin me kërkesat e shekullit XXI

Që të rinjtë të jenë të aftë të përballen me sfidat moderne – tregun e punës, zhvillimin e teknologjisë dhe kërkesat e botës që na rrethon – arsimi ka nevojë për reforma të mbështetura me ligje të nevojshme. Një prej tyre është ligji për arsimin..

botuar më 25-09-15 6.20.PD
Foto: Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Dubai

Besimi dhe arsimi forcojnë lidhjet mes bullgarëve në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në fillim të shekullit të kaluar Dubai ishte një qytet i vogël me rreth 1200 banorë, me një port të vogël në brigjet e Gjirit Persik. Falë vendndodhjes së tij gjeografike u shndërrua në një port të rëndësishëm për tregtarët e huaj, kryesisht indianë,..

botuar më 25-09-11 8.00.MD

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” bën një donacion të ri për bullgarët në Shqipëri

Fondacioni “Kujtesa Bullgare” i Dr. Milen Vrabevskit po financon një projekt të madh për të ndërtuar dhe zëvendësuar ndriçimin rrugor në fshatrat Zaroshkë, Glloboçeni, Gorica e Madhe dhe Gorica e Mesme në komunën e Pustecit në Shqipëri. Dorëzimi..

botuar më 25-09-11 2.12.MD